Zbulim premtues, një ilaç i ri mund të ndalojë Alzheimerin para shfaqjes së simptomave

26 Dhjetor 2025, 17:51Shëndeti TEMA
Zbulim premtues, një ilaç i ri mund të ndalojë Alzheimerin

Një ilaç i ri eksperimental, i quajtur NU-9, ka treguar se mund të neutralizojë vatrat e para toksike në tru që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit, duke vepruar përpara shfaqjes së simptomave. Ilaçi synon të përdoret me të njëjtën logjikë si statinat, të cilat merren për të ulur kolesterolin dhe për të parandaluar infarktin.

Sipas studimit, NU-9 ka rezultuar efektiv në testimet e kryera te minjtë, çka hap rrugën për faza të mëtejshme eksperimentimi edhe te njerëzit. Kërkimi është realizuar nga një ekip shkencëtarësh i Universitetit Northwestern.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Alzheimer’s & Dementia, duke shtuar shpresat për zhvillimin e trajtimeve parandaluese kundër sëmundjes së Alzheimerit./LaRepublicca

1 Komente

  1. M
    Meti

    Edor Kabashi po merret intensivisht me studimin e alzheimer, pse nuk evidentoni studimet e grupit te tij dhe te njihen rezultatet e shkelqyera qe ka arrit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje