1 në 4 familje shqiptare drejtohen nga gratë

11 Gusht 2024, 14:21Sociale TEMA
1 në 4 familje shqiptare drejtohen nga gratë

Një në katër familje shqiptare drejtohen nga gratë. Vendosja e figurës femërore në krye të familjes por dhe marrjes së përgjegjësive vjen si pasojë e jetëgjatësisë më e lartë por dhe diferencës moshore ndërmjet dy gjinive.

Censi 2023 tregon se 24.3% e familjeve shqiptare kanë si referencë gruan. Por për sociologët këta nuk janë shkaktarët e vetëm. Shkollimi por dhe emancipimi i gruas po kthehet në një faktorë kyç në këtë drejtim.

Në 2.4 milionë të popullsisë, femrat zënë përqindjen më të lartë me 50.4% ndjekur nga meshkujt me 49,6%. Përgjithësisht, përqindja e personave të referencës burra është më e lartë krahasuar me gratë. Megjithatë, një strukturë moshore në formën e U-së së theksuar paraqitet në shpërndarjen e NjEF me person reference grua, në grupmoshat përkatëse për të gjithë popullsinë.

Nga ana tjetër, përqindja e personave të referencës gra në grupmosha më të reja është gjithashtu shumë më e lartë se mesatarja, me një përqindje prej 57,6 në popullsinë e grupmoshës nën 20 vjeç.

Në Shqipëri numërohen rreth 755 mijë e 950 njësi ekonomike familjare, ndërsa madhësia mesatare është 3.9 anëtarë për familje. Përqinjda më e lartë e familjeve përbëhet nga 2-4 anëtarë ndërsa më e ulëta 1 anëtarë.

5 Komente

  1. K
    Kritiku

    Jeni ne vete ju me kete shkrim qe keni sjelle? E kuptoni idiotesine qe keni shkruajtur? Nuk di se ku ta fillosh me pare kritike. Drejtohen nga grate eshte ne titull. Mjafton kjo qe tregon nivelin skandaloz te zhvillimit intelektual te atij qe e ka shkruajtur.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      4 ne 4 familje do ishte me e sakte...

      Përgjigjjuni
      1. u
        une muslimoni fitir zi,i pudrosur si evropion.....

        Thene ndrishe Hanomja ka kap prej koqesh Hasonin..... allah uakbar! Ose nje tjeter variant: Hasoni ka fillu tu i ron...sumes hahahaha!

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          ...kurse pjesa tjeter jane me auto-pilot.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Grate jane me te zgjuara, ekonomizojne me mire parate, nuk pijne, as tymosin, dijne me shume cfare do shtepia. Kush ben intervista per punesime di mire cfare diference ka te zgjedhesh njeren apo tjetrin. Pastaj i keni pare si vishen? Si ecin? Si flasin dhe si te drejtohen? Padyshim fiton gruaja ne te gjitha "duelet"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje