Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare Belle Air

10 Gusht 2024, 09:09Sociale TEMA
Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e

Avioni i tipit ATR72-500 që u rrëzua mbrëmjen e djeshme pranë Sao Paolos në Brazil duke shkaktuar 62 të vdekur, ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare “Belle Air”!

Gazetari Emirjon Senja shkruan se nga verifikimi i historisë se pronësisë së avionit rezulton se është marrë nën përdorim nga Belle Air në  qershor të vitit 2010 dhe disa muaj më pas i është kaluar nën përdorim kompanisë Belle Air Europe për t’u rimarrë në përdorim në korrik 2012 deri në fillim 2014.

"Avioni i tipit #ATR72-500 qe ra prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Nga verifikimi i historise se leasingut te avionit rezulton se eshte marre nen perdorim nga Belle Air ne qershor 2010 dhe disa muaj me pas i eshte kaluar nen perdorim kompanise Belle Air Europe per tu rimarre ne perdorim ne korrik 2012 deri ne fund 2013, fillim 2014.

Deri ne vitin 2022 avioni eshte perdorur nga Pelita Air ne Indonezi dhe me pas u perdor nga kompania braziliane #voepass deri ne tragjedine e djeshme.

Avioni kishte nje konfigurim per 68 pasagjere dhe perdoret per fluturime rajonale", shkruan ai.

 

6 Komente

  1. T
    Tom

    I ktheu Bell Air biletat e parashitura? Po borxhet ndaj tatimeve?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Ore, ky aksident, çfare lidhje ka me BelleAir? Per shoqerite e fluturimeve, avionët janë si puna e makinave për ne. Nje makinë bën aksident, dhe ne duhet te shikojmë se kush e ka patur kete makinë para dhjete vjetësh? Per ç'aresye? Është shumë më domethënës komenti më siper qe flet per borxhet e papaguara te BelleAir, se sa vetë artikulli. E vetmja gjë që tregon ky aksident ajrir eshte se kompania braziliane paska nje kontraktor teper të dobët dhe te pabesueshëm per kolaudimin e avionëve. Kaq. Ata inxhinjeret dhe mekanikët që kanë bërë kontrollin teknik kanë thënë: "Hajt mo, se mirë eshte. Nuk e gjen gjë". Dhe e hengren te shkretet pasagjerë. Se çfarë lidhje ka kjo me BelleAir e di vetëm gazetari. Ky nuk ka pyetur as gruan se sa vete ka patur më perpara. Ndersa me borxhet e BelleAir që akoma i ka te papaguara nuk merret njeri. Unë nuk kisha shumë. Nje bilete per nje udhetim qe nuk u be kurrë, dhe atehere fluturimet per ne Tiranë ishin me të shtrenjta se tani. Opo lere. Nuk ka patur temë tjeter Tema më duket.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niku

      E gjetet lidhjen me Shqiperine edhe per nje avion qe ra ne Brazil? Ja qifsha jeten, cdo gje ne Shqiperi e ka zanafillen. Para Shqiperise ku ka qene ky avioni?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haha sa negativë

        Po mirë o milet idiot e çfarë do të thotë ka qënë në flotën e belle air në Shqipëri?? Sa qejf keni që të gjitha gjërat e këqia të kenë lidhje me Shqipërin. Për inatin tuaj Shqipëria po përparon! Plasni dhe lehni gjithë ditën Shqipëria shkon përpara me gjithë shkopinjtë e rrugacëve. Plasni.

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Mbarap BellAir me duket se qendron Lulezim Basha i cili ka dhe nje hotel andej nga Rinasi ku flinin pilotet dhe stuardeset e BellAir.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teo

            Ne fakt punonjesit e Bell air sot I ke ne pozita jo te uleta ne administrate.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje