Realiteti i “trurit” që emigron/ Nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga vendi, vetëm 28 punojnë në profesion

9 Gusht 2024, 16:21Sociale TEMA

Realiteti i “trurit” që emigron/ Nga 100 shqiptarë të

Emigrimi i shqiptarëve të kualifikuar, ose siç konsiderohen ‘truri’ i vendit, duket se përballen me një realitet tjetër jashtë Shqipërisë.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vetëm 28% e emigrantëve shqiptarë arrijnë të punësohen në profesionet të cilat janë arsimuar, që e bën të renditet ndër të fundit në nivel global. Ekspertët e punësimit ngrenë shqetësimin se numri i madh i diplomave të marra në Shqipëri nuk ju siguron dijet e nevojshme për t’u përshtatur në tregun ndërkombëtar.

“Që do të thotë nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria, vetëm 28 prej tyre punojnë në profesion. Në radhë të parë, ky arsimimi që ne e quajmë këtu, kur shkon dhe ballafaqohet me njohuritë dhe aftësitë që duhen në vende që janë më të zhvilluara se ne, si duket ne nuk kemi të njëjtën gjatësi vale me ta dhe kjo e bën që të arsimuarit tanë të mos konsiderohen si të tillë. Pra, të shihet me kujdes pjesa e trurit tonë është vërtetë truri apo pseudotru?”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.

Si e shpjegojnë studiuesit kompromisin e bërë nga shqiptarët që largohen nga Shqipëria duke lënë pas punë të profileve me pozicione të larta?

‘Pse pranojmë që të shkojmë të bëjmë punë të çfarëdolloj natyre, sado që atje jemi nën statusin social që jemi këtu? Prapë jemi të gatshëm të pranojmë rënien e statusit sepse këtu jemi keq. Nuk është mirë në paga, por edhe në kushte, në stres, në ngarkesën që marrim çdo ditë”, tha Pashaj.

Veç mospërputhjes së arsimimit me aftësitë, një tjetër faktor ndikues, shpjegojnë ekspertët e punësimit është edhe mentaliteti i nënshtrimit të trashëguar nga periudha e komunizmit.

“Kur shkojmë jashtë në pjesën më të madhe në perëndim takojmë në pjesën më të madhe kamarierë, në shërbim shqiptarë që kanë vite që punojnë atje. Nuk kemi ambicien e duhur. Pse? Sepse edhe vetëbesimi është vrarë nga dy faktorë kryesorë, i pari ekonomik që kemi mangësi financiare dhe e dyta ne jemi ndjerë gjithmonë të dorës së dytë në Europën e zhvilluar. Mendojmë se të huajt janë më të zotë se ne, dhe kjo natyrshëm na ndrydh”, tha Pashaj.

Specialistët e mjekësisë të larguar nga Shqipëria drejt Europës, janë ata që e kanë pasur më të lehtë punësimin në profesion, për shkak edhe të kërkesës së lartë në këto pozicione pas pandemisë së Covid-19.

5 Komente

  1. i
    inxhinjeri

    Kur flitet per te arsimuarit shqiptare, ato duhen ndare ne dy kategori: te diplomuarit para 90-tes dhe kategoria e dyte pas 90-tes. Te diplomuarit ne vitet e komunizmit jane nga me te integruarit ne profesionet e tyre ne emigracion. Nga kjo shtrese i gjen kudo neper industri, laboratore apo institucionet shkencore neper boten e zhvilluar. Kjo edhe per faktin se kane patur eksperience pune, por edhe per nivelin e shkolles se kohes se komunizmit qe nuk kishte dallime nga ato te shkollave te tjera. Te vetmit qe nuk jane punesuar ne profesionet e tyre nga kjo shtrese jane ata qe nuk kane besim tek aftesite e tyre dhe ndihen inferiore karshi vendasve. Sa i perket te diplomuarve pas 90-tes, per fat te keq ata i perkasin nje brezi te shkollave medioker, pasi edhe vete profesoret me te mire emigruan dhe lane vende vakante te mbushur kryesisht nga militantet e partive se sa ne saje te aftesive te tyre. Hapja e dhjetera universiteteve private ku diplomat merreshin nepermjet pagesave, shume here edhe pa u paraqitur ne provime apo klasat perkatese beri qe keto diploma te ishin fare te pavlera. Askush ne bote nuk te puneson ne baze te diplomes, por ne baze te njohurive dhe eksperiences. Eshte kjo aresyeja kryesore se perse kemi aq shume te diplomuar qe punojne kamariere apo ne pune te tjera te rendomta. Kush ka pregatitje dhe deshire per te ecur perpara si profesionist, e ka kete mundesine edhe ne vendet dhe industrite me te perparuara te botes.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ke plotesisht te drejte. Edhe nje tjeter faktor qe njerezit edhe pse te shkolluar te pas 90-es ,ikin apo e kane te veshtire te rikthehen edhe pse ne pozicione sociale me te ulta se c'mund te ishin ne Shqiperi eshte fakti se,ne Shqiperi ke te besh me nje politike,qe ben ligje e norma qe te japin pesimizem total per te ardhmen,ka personazhe si Familja Berisha,Muli,Bardhi apo Likja e shume te tjere si keta qe kembengulin me forcen,pikerisht te mushkes, te marrin pushtetin ne menyre kriminale , apo nga qeverria dhe ministra te ndryshem,qe kane rrenje te dyshimta kudo,edhe mbi arsikinn e tyre,e qe reflektojne saktesisht direkt mbi menyren e zgjedhjes dhe llojin e administrates publike qe kemi.Kemi nje shendetesi ne pergjithesi,qe uron te mos te te zere e keqja, aq optimizem te jep per shendetin! Kemi shkolla qe prodhojme injorante me dipllome,nuk prodhojme qytetare me nje edukim bashkekohor te jeteses ne bashkesi,nuk kemi kulturen dhe respekt per ambientin ku jetojme ne bashkesi dhe nuk bejme ashje per ta ndryshuar, e tjera.Siç duket,ka shume arsye qe nje i shkolluar stresohet ne maksimum vetem kur mendon per te ardhmen pesimiste ne Shqiperi,atehere te lind pyetja,po pse nuk angazhohen ata te shkolluarit anembane botes per te marre ne dore fatet e vendit e ta ndryshojne kete trend?? Sepse aktualisht drejtohemi nga shumica qe nuk kane edukaten,kulturen dhe njohurite e duhura per ti dhene vendit prespektive pozitive,dhe nuk i kane njohurite e duhura qe te kuptojne demin gjigant qe po i bejne kombit shqiptar,dhe eshte shume e veshtire per nje person qe edhe pse eshte shkolluar e ka marre tituj ne Shqiperi pas 90 -es,te mund te kete ambicje te luftoje i pa organizuar kunder shumices injorante e te mos tundohet drejt largimit,edhe ne menyre te vetedijeshme drejt nje ulje te forte sociale e profesionale!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doktorri

      Shkrim koti. Edhe thoni që 100% e infermierëve janë të punësuar.... . Po kështu edhe 100% e specialistëve IT janë të punësuar....................... . Po sigurisht që nuk punësohen dot juristët, sociologët, psikologët, shkencat sociale e politike, apo e kanë të vështirë ekonomistët, bile edhe mjekët e kanë të vështirë...... . Po të dish çfarë shkolle të ndjekësh në Shqipëri, nuk e ka të vështirë të gjesh punë jashtë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Pjeserisht e vertete.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Putini

          Ky eksperti qenka idiot komplet. Po pse more i dashur ekspert sa eshte perqindja e atyre me shkolle te larte qe punojne ne profesionin e tyre? Pa he, na e thuaj, perpara se te flasesh per statusin qe humbasin keta qe emigrojne

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje