Nis ndërtimi i korsive të dedikuara për autobusët në Njësinë 7, Veliaj: Zgjidhje për transportin qytetës

9 Gusht 2024, 12:31Sociale TEMA

Nis ndërtimi i korsive të dedikuara për autobusët në

Bashkia e Tiranës e ka nisur nga Njësia 7 projektin për korsitë e dedikuara për autobusët, duke u përqendruar fillimisht në segmentet: “Rrethrrotullimi Zogu i Zi - 21 Dhjetori”, “21 Dhjetori - Vasil Shanto”, “Vasil Shanto” - kryqëzimi i Brrylit dhe “rruga e Kavajës - kryqëzimi 21 Dhjetori”. Projekti i realizuar me ndihmën e GIZ dhe KfW gjermane, synon krijimin e infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Tiranës, optimizimin e stacioneve të autobusëve dhe informatizimin e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjatë mbrëmjes nisjen e punës, duke e vënë theksin te rëndësia e projektit, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të autobusëve dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët. “Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. E gjetëm Tiranën me 1% të qytetarëve që përdornin biçikleta, kurse sot jemi në 10%. Sa më shumë inkurajojmë këto korsi, aq më shumë ngarkesë heqim nga rruga. Çdo njeri që zgjedh një mënyrë alternative - në këmbë, me biçikletë apo monopatinë - praktikisht, i ka ikur trafikut dhe ka ndihmuar edhe ata që lëvizin me autobus, edhe shoferët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se prioritet i kësaj ndërhyrje janë korsitë e dedikuara të autobusëve, ku do të aplikohet e njëjta eksperiencë e suksesshme, si në Rrugën e Durrësit apo Rr. “Dritan Hoxha”. Projekti i korsive të dedikuara dhe i rinovimit të shërbimit të autobusëve quhet “Urbani” dhe parashikon vendosjen e stacioneve në Google Maps, pajisjen e tyre me tabela informuese, numrin e itinerarit, etj.

“Ne kemi parë disa eksperimente shumë të suksesshme te ‘Rruga e Durrësit’, te Rr. ’Dritan Hoxha’, ku korsia e autobusëve është ekspres dhe komode. Autobusi ngadalësohet kur futet në trafik me makinat e tjera, prandaj projektin pilot që kemi zbatuar te ‘Dritan Hoxha’ dhe ‘Rruga e Durrësit’, ta vazhdojmë edhe përgjatë ‘Unazës’. Në këtë fazë të parë do të kemi disa ndërhyrje. është pjesë e një studimi që kemi bërë me qeverinë gjermane, GIZ-in dhe KfW, por përpara se të blejmë autobusët e rinj, do duhet të ndërtojmë infrastrukturën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te zgjidhja e problemit te vendi i njohur si nyja e “Kastriotëve”. Veliaj u shpreh se aty do të ndërhyhet duke krijuar një rrethrrotullim, si nyje lidhëse e rëndësishme për qytetarët e Kodër-Kamzës, për të lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë.

“Një nga ndërhyrjet kryesore ka të bëjë me nyjen e ‘Kastriotëve’. Aty do të punojmë për një rrethrrotullim të madh, që do të jetë një shpëtim për të gjithë ata qytetarë që shkojnë e vijnë nga Tirana. Lidhet një lagje shumë e rëndësishme e Tiranës, që është pjesa e Njësisë 11 përtej lumit, si Kodër-Kamza, dhe sigurisht është lehtësim për të gjithë qytetarët fantastikë të Kamzës, një krah pune i jashtëzakonshëm që vjen çdo ditë në Tiranë, por edhe për studentët e mrekullueshëm të Kamzës, që vijnë për të studiuar në Universitet e Tiranës”, tha ai.

Veliaj u shprehur mirënjohjen qytetarëve për durimin, gjatë punimeve në zonë. “Mirënjohje qytetarëve që na kanë mirëkuptuar, që kanë zhvendosur makinat teksa ne punojmë. Mbarojmë 3-4 ditë këtu, zhvendosemi në një stacion tjetër, që pastaj shtatori të na gjejë me një Tiranë të sistemuar, me korsi biçikletash për të gjithë Unazën, korsi të dedikuar autobusësh dhe një hartë moderne të ‘Urbanit’”, përfundoi ai.

Prioritet i këtij projekti infrastrukturor në Njësinë 7 janë korsitë e dedikuara të autobusëve, si edhe tabelat informuese, që do të vendosen në çdo pikë stacion autobusi. Tabelat do kenë një rëndësi të veçantë, pasi do të kenë një informacion më të detajuar për vendndodhjen dhe kodin unik të zonës, itinerarin dhe numrin e itinerareve, si edhe një diagramë horizontale, ku do të shpjegohen edhe gjithë ndalesat, por edhe shpeshtësia e autobusëve, jo vetëm në ditët e javës, por edhe në ditë festash kombëtare dhe në ditë pushimi.

10 Komente

  1. N
    Nënkalimi unazës ( sheshi Shqiponja)

    U pastrua nënkalimi ish sheshi Shqiponja nga plehrat ?

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari Tiranes

      Ne kemi parë disa eksperimente shumë të suksesshme te ‘Rruga e Durrësit’, te Rr. ’Dritan Hoxha’, ku korsia e autobusëve është ekspres dhe komode. Autobusi ngadalësohet kur futet në trafik me makinat e tjera, prandaj projektin pilot që kemi zbatuar te ‘Dritan Hoxha’ dhe ‘Rruga e Durrësit’, ta vazhdojmë edhe përgjatë ‘Unazës’. - shkruan Eri Ky ja fut kot me kot per zotin. Eshte bere si Deshmitaret e Jehovait Duket qe nuk ka dale asnjehere ti shikoje korsite e rruges Durresit dhe Dritan Hoxha. Jane gjithmone te zena me makina te parkuara o Erion. Rruga e Durresit eshte bere vetem me 1 korsi dhe gjithe rruges ke makina te parkuara qe pengojne trafikun. Qe inspektoret e tu e marrin rrogen kot merret vesh(pervec atyre te firmes 5D qe vjedhin) por ti qe flet sikur vjen nga Hena.. Qe ti je pa konkurrence politike, merret vesh gjithashtu. Por te pakten mos u bej qesharak me qytetaret..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turisti nga Tirana

        O ‘puntori nr 1’ i Tiranës,si do i bëni këto korsi,do prishni nga e para dhe një her rruget që keni bërë!? Me qep e shqep e keni dhi Tiranën që vetëm qytetarit nuk i shërben,por sigurisht ca xhepave po. Ti nuk ke hapesire per korsi bicikletash ,prandaj boll me show,po prishi ato dhe hapi vend autobuzave e ambulancave . Ne radhë të parë silli ujë Tiranës për 24 orë,se na vjen uji me orare dhe duhet te vej prap depozite ,pasi u gënjeva vetëm nga fjalët e tua dhe e hoqa. Keni 34 vjet dhe Tirana akoma uje me orar. A nuk është një turp, doni dhe të zhvilloni turizmin ju ..!!!? Veni kosha plenash dhe ndertoni banjo publike o ‘z.Filimon’ krye*ar i bashkise tonë,se vij i shoqeruar me vizitorë dhe mbajne mbeturinat nëpër duar dhe shohin nga unë dhe qeshin..Eh duhet korigju ,i them unë,se çfar tu them. Dhe pasi te mbarosh këto,bëj korsi autobuzësh me mend e jo futja kot,se hapesirat ia keni marre qytetarit të gjitha dhe s’di se çfar do ti marresh akoma..!!Mendo per qytetaret dhe boll me show,se të kam dhënë dhe votën more se po me dukesh si ato matrapazet e batkçijte e qëmoti. ( se dija se do talleshe keshtu me ne) Dhe projekto të ardhmen o ditzi,fut tramin përgjatë lanës,nga te dy krahet e saj,apo gjej alternativa te tjera,se edhe ne buldvardin ‘Dëshmoret e Kombit’ qe mund te kalonte shume mire nje tram dhe deri pergjate bulevardit te ri ,deri tek stacioni i ri i trenit ku do behet,e keni humb shansin se keni bëre Sheshin ‘Skenderbej’ ne shërbim të xhamisë. I bie të bëni vetëm metro,por metroja do këllqe dhe jo broçkulla me lajle lule që dini të bēni ju.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një banor i Tiranës .

          Të gjitha këto që kërkon ti turisti , duan miliarda dhe ndërtimi i tyre , duhej të kishte filluar që kur u ndertuan ndërtesat e para të Tiranës si vendbanim nga Sulejman Beu . Që të japësh sugjerime , është fare-fare e lehtë , merre përpara kompiuterin dhe , sipas tifozllikut politik që ke , fillo e shkruaj . Kur e morri Tiranën Veliaj , të gjitha rrugët e qytetit ishin ngushtuar me ndërtime pa lejë , në shumicën e rasteve ndërtesa banimi , që nuk mund të prisheshin , se duheshin strehuar abuzuesit , për të mos kujtuar kohën kur Tiranën e morri Rama , një Kandahar i vërtetë . Pastaj ti sugjeron tramvaja , WC publike ( që nuk gjënden e nuk ndërtohen në asnjë qytet të Evropës) . Që të bësh tramvajë elektrike në Tiranë , me gjithe atë sipërfaqe që ka qyteti , nga kombinati te fresku , duhet të përdorësh gjithë buxhetin e shtetit për një vit dhe ta lesh gjithë Shqipërinë pa buxhet . Sa për ujin e pijshëm , ke të drejtë , por askush nuk e parashikonte që , tre çereku i Shqipërisë do të dyndej drejt Tiranës dhe qyteti u pesëfishua si popullsi , kështuqë këtij shtimi popullsie , nuk iu përgjigj dot investimi për ujin e pijshëm dhe , mendoj unë , do të jetë e vështirë edhe për disa vite të ardhëshme të zgjidhet ky problem . Megjithatë , ndërtesat e pallatet e reja , kanë ujë 24 orë , pa depozita mbi çati , por me depozitë të përbashkët nën tokësore . Unë e kam shitur apartamentin e vjetër parafabrikat dhe tek apartamenti i ri , nuk di të më ketë ikur uji ndonjëherë natë apo ditë qoftë . Si përfundim , gjithsesi Tirana ka ndryshime kolosale në krahësim me fillimin e demokracisë dhe pa dyshim , meritë ka edhe Erion Veliaj .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një banor i Tiranës .

            Të gjitha këto që kërkon ti turisti , duan miliarda dhe ndërtimi i tyre , duhej të kishte filluar që kur u ndertuan ndërtesat e para të Tiranës si vendbanim nga Sulejman Beu . Që të japësh sugjerime , është fare-fare e lehtë , merre përpara kompiuterin dhe , sipas tifozllikut politik që ke , fillo e shkruaj . Kur e morri Tiranën Veliaj , të gjitha rrugët e qytetit ishin ngushtuar me ndërtime pa lejë , në shumicën e rasteve ndërtesa banimi , që nuk mund të prisheshin , se duheshin strehuar abuzuesit , për të mos kujtuar kohën kur Tiranën e morri Rama , një Kandahar i vërtetë . Pastaj ti sugjeron tramvaja , WC publike ( që nuk gjënden e nuk ndërtohen në asnjë qytet të Evropës) . Që të bësh tramvajë elektrike në Tiranë , me gjithe atë sipërfaqe që ka qyteti , nga kombinati te fresku , duhet të përdorësh gjithë buxhetin e shtetit për një vit dhe ta lesh gjithë Shqipërinë pa buxhet . Sa për ujin e pijshëm , ke të drejtë , por askush nuk e parashikonte që , tre çereku i Shqipërisë do të dyndej drejt Tiranës dhe qyteti u pesëfishua si popullsi , kështuqë këtij shtimi popullsie , nuk iu përgjigj dot investimi për ujin e pijshëm dhe , mendoj unë , do të jetë e vështirë edhe për disa vite të ardhëshme të zgjidhet ky problem . Megjithatë , ndërtesat e pallatet e reja , kanë ujë 24 orë , pa depozita mbi çati , por me depozitë të përbashkët nën tokësore . Unë e kam shitur apartamentin e vjetër parafabrikat dhe tek apartamenti i ri , nuk di të më ketë ikur uji ndonjëherë natë apo ditë qoftë . Si përfundim , gjithsesi Tirana ka ndryshime kolosale në krahësim me fillimin e demokracisë dhe pa dyshim , meritë ka edhe Erion Veliaj .

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hasoni

            Leri llogjet o Lali! Pa uje te rrjedhshem 24 ore, Tirana a nuk mund te quhet qytet modern sic ke deshire ta quash zoterote. Vetem ne Afriken Subsahariane dhe Indi gjen ende qytete me uje qe sigurohet nga bidonat! Kthe kujtesen 2000 vjet para dhe lexo cfare bente Perandoria Romake si veper te pare urbane! Ende sot sistemet e saj hidraulike te mahnisin jo vetem ne Rome, por dhe kudo ku romaket shkelen!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Po ça suksesi ka rr"Durrësit" o mashtrues??? Përveç se falimentoi bizneset dhe uli vlerën e qerave në atë segment??? Kështu do ti falimentosh të gjith ato biznese familjare që punojnë në kto akse ku do të bësh korsi të dedikuara!!! Qyteti nuk është vetëm rruge kalimi që të vij shpejt ai nga Kamza për të shkuar në Sauk psh!! Trafikun nuk e zgjidh aspak kjo shpikja juaj! Kjo thjesht i drejton qytetarët drejt periferive dhe vdes ekonomikisht zemrën e qytetit! ( kuptohet përveç kullave të oligarkëve që ti përkrah e për të cilët punon e i ve qytetin në dispozicion!!!)

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turisti nga Tirana

                O @Një banor i Tiranës,paske qenë 'i sukseshëm' dhe paske ardh nga prafabrikatet e Varri Bamit në 'bllok'.. Ore babam,po sa 'bukur' e mbronkërke 'bosin' tënd o 'i lumturi i ditëve të sotme'..!! Për ju jeta është mjaft që je materialisht vet mirë dhe 'këndon si gjeli në maj të plehut',pa ditur e kuptuar që jeta është përtej hundës suaj. Ore babam,nuk kerkova lek shtese,por hajt ti bejme llogarite sa here jane qep e jane shqep rrugët kryesore..,bëj pak llogarinë. E pra me kalamaj që dinë kompjuterin por s'dinë të menaxhojnë,sepse nuk ka plane rregulluese dhe projekte afatgjata për të zgjidh problemet e qytetit në perspektivë,por projekte të shpejta për fasadë dhe për pērfitime personale,domosdo nuk zgjidhen problemet Pse na duhen korsi biçolletash në Tiranë,kur qyteti nuk e ka këtë hapësirë..!? Atje ku jetoj në Amerikë,ështē një qytet i bukur turistik dhe rruget jane te gjera sa te rruga e Kavajes,por nuk ka korsi biçikletash,por parkingje makinash me orar,por dhe ato për rezidentët ka hapesire te veçantë nëse nuk kanë parkime nëntoksore( sidomos pallatet 3-4 katshe100/150 vjeçare.) A nuk është shpenzim kot ky investim,pra korsia e biçikletave!? Po ti mbledhesh qepje shqepjet dhe po të kishe një projekt që ti sherbente qytetareve edhe ne perspektive,me parate qe jane shpenzuar deri tani ,do të ishte zgjidh problemi i trafikut. Dhe sa për metro ,ne skemi kellqe të bëjmë 'punë të mëdhaja' ,por edhe mundesite që kemi ,nuk i komandon truri,sepse nuk bëjmë projekte rentabël dhe afatgjatë,por i bijmë shkurt t'kapim çfar të kapim me projekte 'bixhozi'..ku kemi vet interes e leverdi.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Ke të drejtë i mik! Këtu punët bëhen mbrapsh, sa për vota të momentit( ose vjedhje të rastit)! Bëhet eksperiment me qytetin dhe qytetarët, se ka vdekur fatkeqësisht shpirti i protestës!!!! I teket lali fikut( ose bashkiakut të rradhës) dhe vendos si ti teket për banorët e qytetit!!! Korsitë për biçikleta ose korsitë e dedikuara për autobuza veçse kan shtuar trafikun e makinave dhe kan falimentuar bizneset që punojnë në ato akse rrugore!!! Tiranës i ka ardhur koha të mendojë për metron e saj! Nuk është e lehtë, POR as e pamundur Këta që drejtojnë qytetin sot, nuk e bëjnë, sepse normalisht ndërtimi i metros shkon deri në 10-20 vite, e këta duan të marrin suksese elektorale më të shpejta!!! Çurçilli ka thënë:"Burrë shteti është ai që mendon për brezat e ardhshëm, jo për zgjedhjet e ardhshme" E fatkeqsisht kêtu BURRAT E SHTETIT kan humb me kohë! ...e qyteti mbetet në dorë të ca të pa aftëve në rastin më të mirë, ose mafiozëve e hajdutëve në rast tjetër!!! -gjithsesi, fajtorë jemi vetë, që shkruajmë këtu, e nuk zejm derën e bashkisë për të kundërshtuar projekte që bien ndesh me interesat e qytetarëve!

                  Përgjigjjuni
                2. b
                  b

                  Kryebashkiaku shtoi se prioritet i kësaj ndërhyrje janë korsitë e dedikuara të autobusëve, ku do të aplikohet e njëjta eksperiencë e suksesshme, si në Rrugën e Durrësit apo Rr. “Dritan Hoxha”??????????????? Po, e njëjta eksperiencë e suksesshme: makinat e parkuara ne rrugen e Durresit, "Dritan Hoxha", rrugen e Kavajes, Fortuzi, rrugen e Dibres, "Hoxha Tahsim"!!!!!!!!!!!!!!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje