Vijon fluksi i lëvizjeve në Qafë-Thanë, hynë mbi 11 mijë shtetas në 2 ditë

8 Gusht 2024, 13:31Sociale TEMA
Vijon fluksi i lëvizjeve në Qafë-Thanë, hynë mbi 11

Vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës duke sjellë radhë të gjata në hyrje nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë.

Vetëm gjatë 2 ditëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë me shumë se 11 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje në hyrje punohet me 5 sportele, 4 prej të cilëve për automjete të vogla.


Burime pranë policisë kufitare thane se për të shmangur radhët e gjata policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë punuar në kontrolle të përbashkëta, punojnë me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që të dy policitë kufitare punojnë me orare të zgjatura kontrolli.

Lini një Përgjigje