Ndonëse numri i turistëve është rritur, të marrësh një makinë me qira për të shkuar me pushime në Jug të vendit apo në ndonjë dasëm familjare, çmimet varijojnë nga 30-40 euro dita për prenotime 15 deri në 20 ditë apo nga 300 euro për makinat luksoze.
Saga e famshme e importimit të makinave nga Korea e Jugut vazhdon duke forcuar pozitat e saj.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, përgjatë 7 muajve të parë të vitit janë regjistruar plot 10,611 automjete duke u renditur si vendi i dytë nga janë regjisruar më shumë automjete në Shqipëri.
Përgjatë vitit 2024 janë regjistruar në total 61,081 mjete rrugore të cilat kategorizohen në 529 marka të ndryshme, ku marka e cila ka hasur më shumë regjistrime përgjatë 2024 është kompania Volkswagen.
E pastaj thonë s’ke ku parkon. Po me kaq makina sa ka Shqipëria ku do gjesh vënd për parkim? Ju ndërtuesit s’jeni aspak largpamës! Ndërtoni parkime me kate, me lavazh, dhe vini çmim të arsyeshëm! Edhe njerëzit ndihmoni dhe ambientin, sa ndërtoni pallate që ju rrinë bosh.