Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e ndërtimi, ku bien në sy projektet e shumta për hotele e resorte kryesisht në zonën e Durrësit dhe në Jug të vendit.
Pas rritjes së turizmit vitet e fundit ka interes nga zhvilluesit për projekte jo vetëm në bregdet por edhe për turizëm mjekësor.
Ky i fundit po nxit edhe ndërtimin e hoteleve në funksion të personave që vijnë në vend për kryerjen e shërbimeve dentare, estetike, mjekësore.
KKT ka dhënë leje ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale spitalore dhe hotelerie 16 kate mbi tokë me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terra Construction” sh.p.k.
Një tjetër leje zhvillimi është dhënë për objektin: “Strukturë polifunksionale, shërbime, turizëm mjeksor dhe hoteleri”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “UPTC” sh.p.k.
Në jug pritet që të vazhdojë ndërtimi i resorteve. Është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie 4 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Globus Konstruksion” sh.p.k.
Një tjetër leje është për “Kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime”, me vendndodhje në Gjilek, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k. Një “Strukturë hotelerie 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, ka subjekt zhvillues Z. Aristidh Goro.
Krahas resorteve në Jug do të vijojë dhe ndërtimi i strukturave rezidenciale. Është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Dyeus Residence dhe Suits 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Artech Group” sh.p.k.
Leje janë dhënë dhe në bregdetin e Durrësit, si “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën“Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.
Disa leje të tjera janë dhënë për agroturizëm.
ZOTI MERO..KERKOINI INFORMACION KKT SE SA KERKESA PER LEJE JANE NE ZONEN E JUGUT DHE SHIKONI THEMBREN E AKILIT KORRUPSIONIN E HESHTUR ...NE DHENIEN E TYRE DHE KUJT I ESHTE DHENE ...KKT KA KERKESA PER RRETH 6000 LEJE NDERTIMI DHE KA RRETH 5 VJET QE NUK JEPE AS EDHE NJE LEJE TE VETME...PER HERE TE PARE PAS 5 VJETEVE JEPEN 4...5 LEJE DHE SHIKOJINI KUJT JANE DHENE JORGO GOROS....PSIKOLOGJI KINEZE EKONOMIKE EDHE NE NDERTIM....CENTRALIZIM I HABITSHEM QE NJE LEJE PER SHPI NE JUG DUHET TE FIRMOSI KRYEMIISTRI....QE FIZIKISHT I DUHET 6 MUAJ QE TI FIRMOSI....MADJE GOJET E LIGA THONE SE PERIMETRI I DHENIEVE TE LEJEVE TE NDERTIMIT NGA DORA E KRYEMINISTRIT DO TE SHKOJ NE 150 METRA VIJE AJERORE NGA BUZA E DETIT QE PERKTHEHET...SE AI FSHATARI I BABICES PER TE NDERTUAR SHPINE E TIJ I DUHET LEJE NGA EDI RAMA...I CILI ME TE DREJTEN E ZOTIT NUK KA MUNDESI FIZIKE TE FIRMOSI ....POR KUSH ESHTE AI BIR KURVE DHE NE CFARE TE ARUSHES E KA BERE UNIVERSITETIN QE I FLET NE VESH KRYEMINISTRIT DHE PSE....QE UNE SI HALLEXHI TE VIJ NE TIRANE PER TE MARE LEJE PER TE NDERTUAR ....IMAGJINONI NE GJERMANI PER 1 LEJE MAKSIMUMI ESHTE 15 DITE ..TEK NE ...KA 5 VJET HESHTJE...NE FILLIM EDHE UNE MENDOVA ME POZIVITET PER QELLIMIN E KESAJ PRAKTIKE ..PER TE FRENUAR ABUZUSIT NE BASHKI....POR PRAKTIKISHT TY DUHET TE VESH NE TIRANE E TE TAKOSH NONEN E LEJEVE DHE PAS NJE BAKSHISHI QE ESHTE SA GJYSMA E INVESTIMIT TY MUND TE MARRESH LEJE NE TE KUNDERT PO VAJTE SI LENINIST E TE KERKOSH TE DREJTEN MUND TE TE QUAJNE EDHE TE MARRE....
Lujini fene. Lerojani nenen tere jugut. Tani qe fituat zgjedhjet, sa eshte hekuri i nxehte, jepni sa me shume leje ndertimi. Rilindja ta ndryshoj emrin ne Monarki se i beri mbret per nga pasuria anetaret dhe lepiresit e saj. Rama eshte krye mbreti dhe populli ta gezoj te gjatin/Ramen.