Nga Alba Malltezi
Kur disa prej nesh rrahin gjoksin si trump-ianë apo si përfaqësues të gjithë atyre që emigrantët i shohin si të keqen e madhe që ka pllakosur planetin, të freskojnë kujtesën me këtë foto të anijes “Vlora” të 33 viteve më parë. Aty sipër ishin 20 mijë prej nesh dhe me siguri do të ishin miliona nëse Anija “Vlora” do të ishte transformuar në një anije gjigande dhe futuriste e globalizmit, që askush nuk e kishte parashikuar se do të mbërrinte pak vite më vonë.
Është e pafalshme që ne të harrojmë kaq shpejt! Historia jonë duhet të jetë pasqyra më e vlefshme që të mos pushtohemi nga mëndjemadhësia, arroganca e më keq, nga adhurimi i politikave përjashtuese e diskriminuese ndaj njerëzve të ndarë në kategori skllavëruese për shkak të ngjyrës, origjinës, fesë, kombësisë, përkatësive gjinore. Shumë prej nesh duhet të jenë pishtarë të zemrës së gjerë, pavarësisht se kemi lindur dhe jemi rritur në vetëm 28 mijë metra katrorë.
Horizonti ynë nuk ishin kurrë ata kufij me ushtarë, tela me gjemba dhe qen të stërvitur për të nuhatur erë njerëzore; kufijtë tanë nuk ishin ujrat territoriale “të minuara” nga vigjilenca e komunistëve të stërvitur me luftë klase e propagandë “armiku të brendshëm e të jashtëm”. Atëherë ne të gjithë i shkelmuam ato kufij, fillimisht me dëshirën dhe ëndrrën tonë, pastaj i hipëm anijeve. Ashtu si sot po bëjnë me miliona që janë akoma të mbërthyer në kurthin e luftrave e skamjes ekstreme në botë.
Prandaj, kur sot shoh të shpalosen trump-istë të ethshëm mes nesh, nuk kam parasysh ata që “vdesin” për mobiljet e arta të Trump Tower në New York, por ajo anë e errët që përbuz njerëzoren me të gjitha format, ngjyrat e larmitë që na pasuron dhe jo varfëron, si të ndryshëm mbi këtë tokë.
Për ata që sot, me 8 gusht 2024, kanë harruar se kush ishim ne, kjo foto, e sidomos, vuajtjet dhe izolimi në stadiumin e Barit që do të vinte më pas, duhet të na kujtojë e të na bëjë më të mirë ndaj gjithë të tjerëve që janë sot, siç ne ishim dje.
Jam dhe une aty arsye e forte qa te mos pranoj asked te me bej moral. Nuk harruam asgje thjesht jam (jemi) krenar per ate qe kemi arritur
Foli gruaja e gjobevenesit Karlo Bolino
O të shkerdheft Bolinon nënë mor shpellar! Kush do flsi vajza e Sllobodankes non grata nga SHBA apo Bana Vokshi. Ku ta ka vene gjoben nje gazetar apo te gopi i gruas
Krimi me i madhe qe ikem atehere pa pastruar vendin ! neve ikem por jua lame te lire duart atyre krimineleve komuniste te 90 ! qe edhe sote tallen e poshterojne nje popull ! neve ikem ata bene baterdine ! shiten te gjithe shqiperine....dhe si te pangopur vodhen cdo qindarke me Firmat Piramidale....pastaj vazhduan me vrasjet vellazerore ..... vete akoma kuvendojne neper male apo Teqeh ! Duke filluar qe nga Ai Egzemplari i pare nga kati i tete ! qe pellete cdo dite ! dhe thote : me lini te vije ne Kuvend te beje akoma gerdine me vrasje dhe vjedhje !
embelsi e hidhur e asaj kohe
Trumpi nuk po mbyll dyert e Amerikes.Po kerkon qe shpija mos te jet han me porta te shqyera.Emigratet kan ardhe e do vijne gjithmon,ashtu si ne,po duhet me dijte kush hyn e kush del,jo si han pa zot.Kaq thjesht