Sa na kushton një natë hoteli në jug? Saranda e Ksamili, 20-40% ulje të çmimeve

9 Gusht 2024, 21:30Sociale TEMA
Sa na kushton një natë hoteli në jug? Saranda e Ksamili, 20-40%

Ndonëse në Shqipëri pushohet lirë për të huajt, për vendasit “bumi” turistik u bë i papërballushëm me rritjen e çmimeve të strukturave akomoduese, shezlongët e deri në baret e restorantet. Kjo rritje u prit me injdinjatë nga pushuesit vendas, pasi çmimet nuk justifikonin shërbimin, cilësinë etj.

Por, aktualisht në pikun e sezonit, si po variojnë çmimet e strukturave akomoduese?

Scan TV ka kryer një vëzhgim në platformën Booking.com ku listohen strukturat akomoduese baret dhe restorantet. Në vëzhgimin e realizuar vihet re që çmimet kanë një tendencë ulje në Sarandë e Ksamil.

Për ta konkretizuar, në një strukturë akomoduese në Sarandë, për dy dhe tre persona aktualisht paraqitet me ulje 20%, për shembull nga 8.800 lekë dhe 11.300 lekë çmimet kanë arritur përkatësisht në 7.000 lekë dhe 9.000 lekë. Gjithashtu, edhe në apartamente të tjera ku më parë mund të paguaje 12.000 lekë për një natë, tashmë e paguan me ulje deri në 30%.

Edhe Ksamili po ndjek të njëjtën praktikë përsa i përket uljes së çmimeve. Nëse më parë në një strukturë akomoduese 30 metër katror do të paguaje rreth 15 mijë lekë, tashmë ka arritur ulje në 40% dhe e rezervon me çmimin rreth 9.000 lekë.

Por ndryshe nga Saranda e Ksamili, Himara nuk po praktikon ulje çmimesh. Nga vëzhgimi i realizuar në Booking, çmimet e listuara variojnë nga 5.000 lekë deri në 13 mijë lekë për një natë.

Por, sa i vlerësojnë turistët këto struktura akomoduese?

Në shtetet e tjera të cilët kanë në fokus turizmin, vlerësimet e turistëve i kanë të rëndësishme pasi është një reagim, i cili ndikon zinxhir në turistët e rinj. Kjo praktikë po fillon të implementohet konsiderueshëm dhe në Shqipëri. Po në të njëjtën platformë, kryesisht strukturat akomoduese kanë një vlerësim nga 8 deri në 9,8.

9 Komente

  1. S
    SSokrat

    sidomos te hoteli i Meros ne Ksamil, ulje pa fund

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Ata nga jugu ta mbajne brenda kete vit qe te zene mend per vitin tjeter dhe mos fluturojne me pras sepse nuk eshte vetem Shqiperia destinacion turistik por keta nuk e kuptojne dhe i bejne gropen vetes se tyre. Mbani cmime te mira,mos abuzoni,kerkoni sherbim dhe mos mbani kalamaj ne pune. duhet personel i kualifikuar se po lene nam ne sherbim. Ata pertej detit kane pare me shume se ne dhe nuk jane budallenj prandaj nese shqiptaret do vazhdojne t'ja fusin atyre ne te gjitha sherbimet turisti vjen njehere dhe pastaj nuk shkel me per here te dyte dhe ju o PRONARE TE MEDHENJ do hani nje M te madh. Thirrini mendjes perpara se te jete vone.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ti mbajne aty se nuk do shkojë me njeri ne ate vend te degjeneruar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arta

          Vajta per 7 dite e ika diten e 3.Rremuje,pis,cmime jashte realitetit per cilezine e sherbimit dhe ushqimit. Nuk do kthehwm me ne Sarande ku cmimi i shezlongut 20 mij lek.skandal,shezlonge te vjeter e piset. Shteti te vej tavan per cadrat e shezlonget se po humbasin turistet shqiptare. Ika ne Parga ku cmimet e sherbimi i pakrahasuar.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Besniku

            Ku shikon qe ka shtet ketu?

            Përgjigjjuni
          2. d
            drini

            Nuk zhvillohet dot nje popull qe nuk bashkendan

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhejms

              Arta po mirrje nje çader dhe rrije ne Spile ku eshte plazh publik. Po ju doni dhe pi… e doni dhe te rruarr.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lali.

                Keni plotesisht te drejte, me nje ndryshim jane deshur 30 vjet per te arritur nivelin e 2023 tashme duhen 10 vjet per tu rikthyer ne kete nivel. Mos na ndodhte si Bullgarise qe beri te njejten gje si ne me cmimet dhe aktualisht e fshire nga faqja e agjensive turistike. Turqia eshte e katerta ne bote ka paketa fantastike 1 person perfshi edhe nje femije deri 12 vjec per nje jave 1300 Euro ku perfshihet Avioni vajtje ardhje transportin nga aeroporti i Antalias deri tek resorti ushqimi 3 vaktet futu dhe merr c,te duash, kafe uje embelsira perfshi pakete, ushqim ndermjet vakteve, me nje sherbim prefekt. Me thuaj nje resort ketu tek ne qe e ka. Eshte fjala jote se mendojme qe jemi vetem ne, ku ne fakt nuk krahasohemi asgjekundi. Cdo dite Tirane Antalya fluturojne vajtje ardhje 3 avion me nga 200 veta, 99% Shqipetare e Kosovare.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Jam nga Saranda vete dhe kam shume vite qe frekuentoj ishujt grek per pushime. Eshte e vertete qe greku etj kane pasterti me shume , sherb disi me cilesor por sa i perkst cmimeve mos ja fusni kot se jane shume hete me shtrenjte se ne. Plazhet ne Lefkadha, Zakynthos e gjetkes i kane shezlonat 20 euro e siper me plazhet e mira dhe duhet te besh shume rruge per te arritur. Sa i takon ushqimit tek ne ne Shqiperi ushqimi eshte superior. Cmimet ne supermarkete i kemi shume me te uleta per produkte cilesore. Dhe se fundmi me 170 euro me Sarande gjem hotele super te mira kurse ne Greqi vec nje dhome modeste stil viti 80. Kam pershtypjem se ata qe skane bredj shume neper bote vec qahen dhe shajne po shifni, dilni, krahasoni dhe pastaj vleresoni drejt.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje