10 diplomat më të padobishme sot në tregun e punës

12 Korrik 2025, 22:03Sociale TEMA
10 diplomat më të padobishme sot në tregun e punës

Teknologjia nuk po drejton vetëm tregun  e punës, çfarë duhet të prodhohet dhe çfarë jo. Në fakt ajo po dikton dëshirat tona. Pavarësisht pasioneve e prirjeve që mund të kemi, nëse synojmë të jemi pjesë e dinamizmit të zhvillimeve, s’na mbetet tjetër veçse të ndjekim trendet.

Kështu që para se të studioni në një degë, në fillim duhet të studioni çfarë kërkon tregu. Shumë prej profesioneve po mënjanohen nga Inteligjenca Artificiale.

Nëse synimi juaj nuk është që të nesërmen të jeni një i papunë, hidhini një sy listës me disa prej diplomave që nuk janë më të dobishme.

10. Filozofia

Mund të jetë një nga veprimtaritë më të lashta të njeriut, të menduarit, të zbuluarit e botës, gjetja e mënyrave për organizimin e jetës dhe shoqërisë etj. Por tashmë, këto interesa janë kufizuar. Njerëzit mendojnë se i dinë të gjithë. Po, sepse ata tashmë kanë ChatGPT.

9. Artet interpretuese

Ideja është e bukur, të zotërosh gamën emocionale, të hysh thellë në karaktere njerëzore. Por vetëm kaq. Nuk do të kësh kurrë një punë të qëndrueshme dhe gjithë kohës do të jesh në kërkim për një të tillë.

8. Piktura

Mund të të mjaftojë për t’i vërtetuar vetes se ke talent. Në realitet, arti yt do të shitet për 30 dollarë në Etsy. Ose veprat e tua mund të mbushin bodrumin e prindërve.

7. Letërsia angleze

Lexon 100  romane dhe shkruan 300 ese për t'u larguar nga çdo punëdhënës që donte përvojë në Excel. Askush nuk do të pyesë për larmishmërinë e personazheve apo autorëve që njeh.

6. Dizajni i modës

Nëse ke qëndruar shumë në blogjet e modës, është koha të largohesh prej tyre. Bota e modës duket tunduese dhe e bukur nga sfilatat dhe modelet, por nuk është e tillë për ata që punojnë pas. Pavarësisht njohurive, do të duhet të bësh praktikë falas për disa vjet. Në të kundërt duhet të hapësh markën tënde, për të luftuar edhe disa vjet për klientelën tënde.

5. Antropologji

Mund të jesh kureshtar të dish më shumë për qytetërimet e lashta, si jetonin, si ushqeheshin, luftonin. Në rregull, lexo më shumë në kohën tënde të lirë. Tani duhet të punosh!

4. Histori

Data, ngjarje, beteja të përbotshme, perandori, revolucione, gjithçka prej të cilës ne thuhet se mbijetuam dhe jemi këtu. Çështja është ku do të shkosh me këto njohuri në revolucionin e katërt, atë digjital?

3. Teologji

Shkëlqyeshëm për shpirtin, jo aq shumë për llogarinë e kursimeve. Nëse nuk ndjek shërbesën fetare, nuk ka shumë punësime për konsulentë shpirtërorë.

2. Studime të përgjithshme

Kjo është diploma "nuk e di çfarë po bëj ende". Ke ndjekur kurse gjithandej dhe tani kualifikohesh për asgjë tjetër përveç kuizeve që vlerësojnë njohuritë e përgjithshme. Të paktën, zgjidh ndonjë që paguan.

1. Studime gjinore

Shumë e dobishme për mendimin kritik, për të kuptuar identitetin dhe lojën e pushtetit. Problemi i vërtetë? Punëdhënësit ende nuk e dinë se ku t'ju punësojnë, kështu që nuk e bëjnë.

2 Komente

  1. Z
    Zanat ose profesion. Jo diplomë.

    Të vjetrit kanë pasë thënë me kohë që " vetëm zanati nuk të lë pa bukë" Që do të thotë se nëse je hidraulik, mekanik, elektriçist, ose edhe mjek, avokat, programator në informatikë etj e ke bukën të siguruar. Edhe kuletën! E mira është të gjesh një profesion ku shoqëria, njerëzit, shteti të kenë nevojë për ty. Dhe jo ti për ta. Vetëm kështu je i siguruar.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Sakte. E vetmja gje qe eshte gabim ne kete liste te profesioneve te kota eshte "historia". Mungesa e njohurive historike e ben njeriun te besoje cdo lloj marrezie te improvizuar qe i tregohet. Manipulimi i historise ne 200 vitet e fundit, e bere per interesa thjeshte politike, ka krijuar probleme te medha te konceptimit te kombeve e vendeve te ndryshme. Te mos shkojme larg territorit Ballkanik dhe te shikojme se cfare ndodh midis Greqise, Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise. Te paret pretendojne se Maqedonia ka qene Greqi, kur ka fakte te pamohueshme qe maqedonet quheshin "barbare" prej grekeve te lashte, term i perdorur per popullsite jo greqisht-folese. Nga ana tjeter, maqedonet e sotem, kane zero lidhje me maqedonet e lashte, pasi keta te sotmit jane bullgare te ardhur ne Ballkan shekuj pasi maqedonasi i fundit i vertete kishte vdekur. Historia eshte e nevojshme qe te mesohet edhe ne shkolla, per te mos patur neser idjote qe nuk e dine se nga vijne; kush jane te paret e tyre dhe cila eshte historia e popullit dhe vendit te tyre. Keto njohuri jane pjese e domosdoshme e edukates se pergjithshme te cdo individi dhe duhet ruajtur e kultivuar pergjithmone.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje