
9 dhjetor 2024 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi sot shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.
Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.
Matin Van Der Meij, pasagjeri i 10 miliontë, u shpreh se kjo nuk ishte vizita e tij e pare në Shqipëri, por ishte më surprizuesja sepse prej pritjes kaq të veçantë. Ai tha se me Shqipërinë e lidhte puna por së shpejti planifikon të vijë edhe me familjen për pushime.
Në aktivitetin e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës morën pjesë, zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku, anëtarë të kabinetit qeveritar, perfaqësues të trupit diplomatik, medias, përfaqësues të kompanive ajrore, drejtues nga Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Drejtori operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, ndau me të ftuarit këtë arritje, duke theksuar punën e palodhur që ka sjellë realizimin e këtij objektivi. « Për të arritur këtu, -u shpreh z,Farabbi, - kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapacitetve dhe përmirësimin e cilësisë. Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit. Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; ndriçimi në të gjitha hapësirat e aeroportit është LED, jemi duke shtuar mjetet elektrike për operacionet në pistë, si edhe kemi në plan të instalojmë panele voltaike që do të prodhojnë 49 MWat energji. Kemi shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve, 6 stenda të reja për parkimin e avionëve duke shkuar kështu në 29 në total. Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA. Me mbi 129 destinacione direkte, jemi i vetmi aeroport në rajon me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime të përballueshme. Risitë teknologjike në eGates, skanera të gjeneratës së tretë dhe kioskat e vetëshërbimit, konkurojnë me aeroportet më të zhvilluara në botë.”
Zëvëndës Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të aeroportit dhe ndikimin e tij në ekonominë e vendit. Ajo shtoi se ky rezultat nuk është vetëm një arritje e aeroportit por edhe e Shqipërisë që arrin të mirëpresë 10 milionë pasagjerë pa mbaruar ende viti. “Në rast se nuk investohet ndjeshëm nuk mund të kemi arritjet që patëm. Ndaj duhet njohur e gjithë puna që është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re.11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe të gjithë këta, imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kështu që 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë.”
Në një video mesazh, Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, z.Olivier Jankovec, përshëndeti të pranishmit në ceremoni, në këtë ditë të rëndësishme për aeroportin e Tiranës. “Kjo arritje e bën aeroportin e Tiranës një nga aereoportet më te spikatur për sa i përket rritjes dhe zgjerimit të trafikut në Evropë. Përgëzime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për ndikimin që kjo rritje shënon në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e turizmit”
Gjithashtu, TIA së bashku me WizzAir organizuan një lojë shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët.
Rama sikur than 20 milione turiste! Tani dalkan 10 miliome pasagjere qe meshume se gjysma jane Shqiptare!
Kur e tha rama ate 20 milion? Nuk eshte vetem rinasi pika nga ku hyne tutistet.
Pika qe ste bie more koke qen ( Ben)mire thone qe shqiptarit i ka ardhur e keqia po nga shqiptari .Po nuk paskeni pike truri ju a ka rrafshuar sala se ju mesovi te vidhni , te shkateroni , te vrisni .Shqiperia eshte e shqiptareve te vertete dhe jo e tradhetareve , hajduteve dhe shpifesve .
Nuk kam ndermend te beje debat me ju qe nuk dini se cfare flisni dhe shani kot! Ua fal se aq dini! Nuk jam fare ne Shqiperi por u jap nje keshille. Lexoni me kujdes dhe mos u genjeni kollaj. As nuk me kercet se kush eshte kryeminister i Shqiperise! Dua vetem qe Shqiperia te jete shte demokratik ligjor i zhvilluar. Mbase e mbani mend kur Zoti Rama I quante turiste cdo personi qe hynte ne Rinas? Tani po flasim per udhetare dhe jo turiste. DIsa muaj me pare Z. Rama thoshte se po thyejme recorde me turiste se kete vite do vijne 20 milione apo cfaredo lloj numri qe i tekej te thoshte. Ne te vertete shumica e hyrje daljeve ne Shqiperi eshte nga Shqiptaret!
Po aeroporti Kukesit kur hapet?
O funderonë, ke haporrregjistrat e biletave...po treçereku i këtyre janë udhëtarë shqiptarë që shojnë e shikojnëf ëmijët e tyre ...apo edhe fëmijët e shpërndarë nëpër botë që vijnë këtu sa herë kanë pushime