Arjeta Tashi ka një lidhje të fortë me nipin 3 vjeçar Ragnarin.Edhe pse me karrierë në arsim, e në 10 vitet e fundit para daljes në pension ka punuar si drejtoreshë kopshti ajo sërish i ka orientuar fëmijët e fëmijëve drejt institucioneve parashkollore dhe nuk ka mbështetur qëndrimin në shtëpi me gjyshërit.
“E kemi dërguar që 7 muajsh. Qante vajza ime, o ma ku po e lë? Do bëhesh e fortë se ju them gjithmonë emri edukator, mësues është shumë herë më i madh se gjyshër. Ata ju japin dashuri por në çerdhe e kopsht marrin kujdesin e duhur, mirërriten, mësojnë disiplinën, atë rregullin dalëngadalë që kanë detyrime, çohen me prindërit siç ikin ata në punë; se fëmija po ndenji në shtëpi i duken të gjitha ditët njësoj, llastohen!”, shprehet Tashi.
Por të dhënat e censit 2023 treguan se vetëm 36.8% e fëmijëve të moshës deri në 3 vjeç frekuentojnë çerdhet, e 52% e fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç shkojnë në kopsht; ndërsa të tjerët zgjedhin të qëndrojnë me gjyshërit.
Është një botëkuptim i vjetër kur e justifikojnë me virozat. Si brenda si jashtë shtëpisë fëmija do sëmuret, do i kalojë, kështu do i forcohet imuniteti.
“Unë jam në punë, e çoj në çerdhe se skam me kë ta lë. Prindërit e mi nuk i kam afër. Por edhe fëmija integrohet me fëmijët e tjerë, bëhet më social…”
“Unë mendoj se më mirë kujdesen gjyshërit se ju kushtojnë më vëmendje se një fëmijë kanë, ndërsa në cerdhe janë shumë fëmijë”….
Shifrat e censit nxjerr në pah gjithashtu se gjinia me përqindjen më të lartë që ndjekin çerdhet dhe kopshtet janë djemtë, në raport me vajzat deri në 5% më shumë.
Ti çosh ne disa kopshte me nga 20 femje ne dhome vetem do semuren nga virozat dhe do shtrohen ne spital! Sidomos ketu ne Tirane qe eahte vend inkubacioni virozash. Me mire ne shtepi se ne spital.
Linza sa frikë i paske virozat moj çupë. A ke shkuar ti vet në kopësht apo ke ndenjur në shtëpi me gjyshërit? Vajza ime 3,5 vjeçe sa kohë rrinte me gjyshen, kur pyeste njeri gjyshen si jeni ajo përgjigjej e para dhe thoshte: mirë, përderisa pijmë për ditë kafe, fliste krejt si gjyshja e saj. Çoje fëmijën në kopësht sepse virozat do ti kaloj, por kur të jetë në shkollë do të mungoj në mësim, ndryshe nuk i forçohet imuniteti.