Protestat për vrasjen e Martin Canit, Artan Fuga: Lërini makabritetet me gjak nëpër mure, nuk mblidhni dot as 50 prindër

7 Dhjetor 2024, 16:08Sociale TEMA
Protestat për vrasjen e Martin Canit, Artan Fuga: Lërini makabritetet

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me protestat e organizuara për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Në një postim në rrjete sociale, Fuga shkruan se duhen lënë pas makabritetet dhe shkrimet me gjak nëpër mure, dhe se shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet.

Petagogu thotë se prindërit nuk dinë se çfarë duan apo kërkojnë, teksa shton se nuk mund të vihet policë për çdo fëmijë në shkollë e as nuk është normale që të survejohen me kamera dhe në tualet.

“Shkolla ka nevojë për ide të reja, kush i ka t'i japë,

jo për gjak në mure institucionesh,

makabritete!

Shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet, të mos jetë autoritare as e centralizuar,

jo të mbyllet në mënyrë policeske!

Arsimi, edukimi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalë kyçet e një shkolle të re!

Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën?

Si nuk del dikush?

Cfarë kërkoni që pas cdo vogëlushi të venë një polic:, që mësuesit të shëtisin me pranga në duar në shkollë, që teknologjia të bllokohet si në Mesjetën e inkuizicionit, që me kamera nxënësit të survejohen në wc, që rojet te dera të kontrollojnë xhepat e nxënësve, që ministria të kontrollojë çfarë bëhet në cdo shkollë, që shkolla të bëhet kazermë, burg, shkollë vagabondash, në mënyrë që prindërit të bëjnë sehir, që shoqëria të flejë, çfarë janë mësuesit gardianë burgjesh?

Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshureshme, nuk keni asnjë ide të re!

Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve '60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes.

Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parrulla abstrakte etike!

Nuk jeni në gjendje të mblidhni pesë intelektualë, tre sindikata, pesëdhjetë prindër!

Jo, kërkohet tjetër gjë. Politizime ka bllokuar shoqërinë dhe u shërben vetëm politikanëve në lojën e tyre për karrike,” shkruan Artan Fuga.

6 Komente

  1. N
    Nora

    Ik o trap

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Fuga ne gegnisht dmth hodha, flaka tej, se di de cdo te thote ne gjuhen e ktij derdimenit hebre

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        Profesor, postimi tuaj që është edhe një thirrje është shumë aktuale. Arsyja që prindërit janë larguar nga demostrimi është ajo që e kanë kuptuar se për çdo problem që ndodh me fëmijët e tyre nuk është fajtore shkolla e mësuesi por janë ata vija e parë që duhet të merren me fëmijët e tyre. Nuk duhet të thellohet largesa prindër, shkollë, mësues por ajo duhet të forcohet e të shtohet bashkpunimi, kjo është detyra numur një. Sa për ata "korbat" partiak është turpi i tyre që për interesat meskine me një grup laraskash me bisht e pa bisht, kanë javë të tëra që merren me atë lulen e bukur që sa po kishte çelur e do të rritesh. Ata me të vërtet, kanë trazuar e trazojnë rëndë shpirtin e prindërve, por po tentojnë të shkëpusin bashkëpunimin shkollë prindër e të nxijnë këta të sterrosur punën e trupës mësimore. Prindërit dhe mësuesit duhet t'i marrin frymën njëri tjetrit, por sejcili të dijë mirë se cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit. Dyertë e shkollave për kontrollin e "klasës puntore" duhet të mbyllen.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Mos ja vini re me nder akademikut shokut Artan, eshte duke i rene me dore si dikur ne rinine e tij vete e ka thene dhe nuk di se cfare llap..... Vazhdo Tani i Partise Komuniste, mos e nderprit leksionin.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Më pëlqeu shkrimi juaj Z Fuga. Analizë korrekte dhe e drejtë. Fajtore është dhe familja e djalit të ndjerë, që po shfrytëzohet nga media dhe njerëz të hardallosur dhe të papunë, që janë gadi me një të fryrë të bilbilit të dalin rrugëve si zagarë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martini

              Shume sakte

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje