Tirana mirëpret kryetarët e bashkive të Ballkanit në Forumin Urban të B-40, Veliaj: Puna jonë e fokusuar te fëmijët, sot Tirana një qytet i hapur”

7 Dhjetor 2024, 14:20Sociale TEMA

Tirana mirëpret kryetarët e bashkive të Ballkanit në Forumin

Tirana u kthye këtë të shtunë në kryeqytetin e bashkëpunimit mes qyteteve të Ballkanit, duke mirëpritur kryetarë bashkish nga rajoni në kuadër të rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, B-40. Në Forumin Urban të Tiranës, me temë “Lidershipi për qytete të jetueshme”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik dhe social në Shekullin XXI.

Ai nënvizoi se Tirana i ka kushtuar një vëmendje të posaçme të rinjve dhe fëmijëve në politikat e saj. “Ne jemi fokusuar te fëmijët sepse ata janë 100% e ardhmja”, tha Veliaj. Sipas tij, Tirana është sot një qytet i hapur, mikpritës dhe dinamik. “Unë jam rritur në këtë qytet, kur kishte vetëm 200 mijë banorë dhe të gjithë ishin shqiptarë. Sot është një qytet ku vijnë me mijëra turistë çdo muaj. Vendet mund të ndryshojnë, qytetet mund të ndryshojnë, dhe nga një vend i izoluar, me një regjim që i shkatërroi të gjitha, sot jemi një vend i hapur, ku na vizitojnë kaq shumë miq nga e gjithë bota”, shtoi ai.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për lidershipin dhe mikpritjen, duke e cilësuar Tiranën si një shembull të bashkëpunimit rajonal. 

“Jam tej mase i lumtur që jam këtu sot me ju, teksa mbyllim mandatin e suksesshëm të Tiranës si Presidente e rrjetit tonë të qyteteve ballkanike B-40. Nën lidershipin e kryetarit të bashkisë, vëllait tim, Erion Veliaj, i cili mori frerët e drejtimit në fillim të vitit 2024, B-40 është bërë pikërisht një shembull ndriçues i bashkëpunimit në Ballkan dhe më tej. Falë lidershipit të tij vizionar, Tirana është rritur në mënyrë të qendrueshme, duke çimentuar pozicionin e saj si një hub ndërkombëtar i kulturës dhe inovacionit, dhe një fuqi prodhuese për rrjetin B-40 dhe rajonin. Forumi Urban i Tiranës është një dëshmi e këtij vizioni”, tha Imamoglu.

Në një atmosferë miqësore, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të qeverive lokale ndanë përvojat e tyre për sfidat dhe inovacionet që lidhen me zhvillimin urban. Ky forum shënon një moment të rëndësishëm për Tiranën, e cila mbajti përgjatë 2024 presidencën e saj në rrjetin B-40, duke treguar se bashkëpunimi rajonal është çelësi për të ardhmen e qëndrueshme të qyteteve të Ballkanit.

4 Komente

  1. O
    Oni

    Akoma nuk po arrestohet, apo nuk i lë tutori i tij Dabulla ?!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

      Babo natale do na sjelle lajmin e arrestimit te ketij bq.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        Fryj tollumbace propagande, fryj! Do kesh kohe me bollek ne hapsane te besh video-klipe, mor hajdut monster!!!

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari

          Shikoni se cfare ndodh ne Shqiperi.. Veliaj si nje kryebashkiak i diskretituar si hajdut na paraqitet si hero, Berisha nje rast i rralle i njerezimit per veset e tij te kriminel it, mashtruesit dhe hajdut profesionist dhe antikombetare bejne premtime per te ardhme me te mire nen ta, ndersa kumbari Rama qetesohet ne haremin e tij qeveritar e partiak duke qene bashkefajtor me te tjeret… Kjo eshte panorama e Shqiperise se sotme..!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje