Aksi rrugor Maliq-Lozhan në Korçë përmirëson ndërlidhjen mes komuniteteve lokale dhe qendrave urbane, duke ofruar një mundësi të re për zhvillimin e turizmit natyror në këtë qark.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i rikonstruktuar plotësisht, me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt.
“Aksi rrugor Maliq-Lozhan, Korçë, tanimë me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt për banorët e zonës, por edhe vizitorët të cilët do të mund të shijojnë natyrën e pasur të zonës”, shkruan Rama.
Rruga e re ka ka një gjatësi prej 20 km e një gjerësi 8 metrash. Rikonstruksioni i rrugës u realizua me financim të qeverisë në vlerën rreth 1.4 milionë lekë me TVSH. Aksi rrugor Maliq-Lozhanë nxjerr në pah një itinerar të ri rrugor, i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në qark.
Qe nga burgu i Fierit direkt e ne Lozhan Salianusi,rrugen xham ja kan bo,ngrini nje stan me Dudumen atje,te blidhni mendjen,se deri tani tu fluturu me presh ne sume keni qene!!
1.4 milion lekë 20 km?... 14 mijë euro 20 km...... . Dmth 700 euro për një km........ . Këta që haxhojnë 20 milion euro për 1 km rrugë, këtë 1 km e bëjnë edhe me 700 euro.
E kam bere kete rrugen kete vere, dy makina pashe gjithsej e nja 10 njerez pashe ne nje kafe. Perse investohet ne zona ku banoret jane larguar e nuk investohet ne ultesiren perendimore te shqiperise ku jane mese 2/3 e shqiptareve qe banojne ne Shqiperi.
Investohet se eshte rruge strategjike, lidh Korçen me Gramshin dhe Elbasanin, dhe me tej me Tiranen, pa kaluar nga Qafe Thana. Ate rruge e nisi xhaxhi kur u prish me Jugosllavin, ne rast sulmi dhe pushtimi te Qafe Thanes-Pogradecit Korça me Tiranen do lidhej andej. Ishte rruge ushtarake, shume e keqe, qe ka ngrene shume koka. Nuk i dihet asnjehere si vjen puna, me mire te jete. Ka nje hidrocentral ne mes dhe rrugen deri ne hidrocentral e beri firma ndertuese. Po ashtu ka vende shume te bukura, qe me perpara nuk shkoje dot. Do ishte çmenduri qe te mbetej ne mes per 10-15 km.Njerezit kane ikur se s'kishte rruge. Kur behet rruga vijne edhe njerezit, natyrisht duhen edhe politika mbeshtetese nga shteti. Po me vjen çudi qe kushtoka kaq lire, ne krahasim me rruget e tjera qe kane bere.