6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme

9 Dhjetor 2024, 15:26Sociale TEMA

6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur

Gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës. Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira, duke shtuar kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se nga sot, ata që marrin pasaportën shqiptare, do të bëhen edhe pjesë e punëve të qytetit, pasi siç theksoi ai, një qytet i mirë pasurohet nga kontributi i secilit.

6 Komente

  1. S
    Shqiperia europiane

    Shyqyr, qe me ne fund nuk na ze syri, ndonje desant musllim, pasi dalin dhe po teprojne si shume keta qe jane ketej.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali flow

      O kari, na sill uje 24 ore ne shtepi dhe nderto ose riparro rruget e Tiranes se duhet 1,5 ore te shkosh nga nje cep tek tjetri o kopil Sorrosian.

      Përgjigjjuni
      1. u
        ushtari i saliut

        o lali flow po e kishe mire gomarin ,pse e shite dhe bleve makine, tani rri ne trafik dhe thith tym sa te ngopesh

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alfred

        Nuk ka dyshim se kur ti arrin te besh bashke disa njerez, arrin rezultate qe nuk mund t'i imagjinoje mendja e njeriut! Shpenzon taksat pa ndertuar asnje objekt, i vjedh 100 per 100 dhe nderton hotel me 7 yje! Etj,etj ...Mirepo keto mrekullite e tua i ben pluhur SPAK-u i mallkuar!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Ore llafollog nuk na duhet si rritet numri i njërëzve në Tiranë na intereson si rritet mirëqenia nga viti në vit në këtë qytet, jo si rriten të ardhurat e tua dhe të sojit tënd. Çfare të mire i bëhet qytetit dhe qytetarëve nga puna e juaj, çfare politike ekonomike bën bashkia për krijimin e një jete me te kënaqshme për komunitetin në atë qytet, jo përralla me mbret.

          Përgjigjjuni
          1. p
            paemer

            cfare artisti qe je o lali ......hipokrit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje