26-vjeçarja i mori jetën të atit, moderatorja: Familja shqiptare ka degraduar, kemi arritur në pikën më të ulët

25 Korrik 2025, 17:18Sociale TEMA
26-vjeçarja i mori jetën të atit, moderatorja: Familja

Moderatorja Neda Balluku ka reaguar lidhur me ngjarjen monstruoze të regjistruar në fshatin Frashër të Fierit ku një 26-vjeçare e identifikuar si Ermalinda Rama i mori jetën babait të saj, për faktin se ky i fundit nuk e lejonte të vishej ekstravagante dhe e kishte ndaluar që ajo të bënte jetën që dëshironte.

E tronditur nga ky lajm, Balluku ka ngritur shqetësimin dhe alarmin në të njëjtën kohë se si po degradon familja shqiptare.

Sipas saj ka ardhur momenti që të pranojmë faktin se familjet janë të “sëmura” me qëllim për ta shëruar dhe për ta rikthyer ashtu sikurse dhe ka qenë, në parimet e të cilës ka qenë respekti për njëri-tjetrin, kujdesi, vlerat, dashuria dhe të qenurit gjithmonë bashkë.

Reagimi i plotë i Neda Ballukut:

A eshte kjo familja e shendetshme shqiptare?!

Familja, për ne shqiptarët, është thelbi i identitetit tonë social. Është pashaporta jonë më e rëndësishme. Qëllimi ynë më i madh dhe vlera më e shtrenjtë. Familja është suksesi më i rëndësishëm që i konsiderojmë vetes dhe dështimi më i frikshëm kur nuk ja dalim ta krijojmë, apo ta mbajmë në këmbë dhe të bashkuar. 

Këto parime i kemi në gen, në botëkuptim, në sjellje. I kemi trashëguar dhe do t'i trashëgojmë në jetë të jetëve. Për ne shqiptarët, mbi prindërit dhe fëmijët tanë, qëndron veç Perëndia. Megjithatë, familjet tona, janë sëmurë. Dhe duhet sa më parë ta pranojmë. Në mënyrë që të mundemi ta shërojmë.

Besoj plotësisht, si një njeri që e gjej veten tek rreshtat më lart, se familjen shqiptare sot nuk e kërcënon as personat homoseksualë, as aborti, as gratë që duan të bëjnë karrierë, as liria e "tepruar" e tyre, as divorci dhe asgjë tjetër si këto. Këto janë akuza absurde pas të cilave fshihen të vërtetat. Dhe të shkosh tek e vërteta, nuk është e vështirë.

E vërteta "është ndryshimi mes asaj që dikush thotë, dhe asaj që dikush bën". Dhe të gjithë ne, kemi sy për t'i parë, veshë për t'i dëgjuar dhe tru mjaftueshëm për t'i kuptuar.

E vërteta është që kemi arritur në pikën më të ulët, që familja shqiptare ka qenë ndonjëherë më parë dhe po humbasim identitetin tonë. Me baballarë që abuzojnë me bijat dhe bijat që vrasin baballarë. Me djem që vjedhin pensionet e pleqve dhe fëmijë që organizojnë bashkë, vrasjen e prindit.

Në familjen shqiptare sot ka dhunë, ka abuzim, ka gënjeshtra. Familja shqiptare po ndryshon sepse kohët po ndryshojnë dhe familja është organizëm i gjallë dhe fluid, nuk është mur betoni që qëndron i palëvizshëm përjetë. 

Edhe shkëmb të ishte, do e gërryente deti nga pak. Por familja shqiptare në emër të parimeve më lart, vendos që përballë ndryshimeve të kohës të qëndrojë stoike dhe kokëfortë, me forcë. Me dhunë.

8 Komente

  1. H
    Hajde bozë meli

    tjua kini per nder televizioneve, instagramit, facebook dhe tik tokut qe promovojne vetem antivleren dhe vulgaritet. Shqiptaret nga ana tjeter jane popull i prapambetur e injorant, kujtojne se cfluturon edhe haet

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ka vite që ju them se jeni shoqëri e degraduar,por më akuzojnë per antishqiptar dhe antinacionalist.E keni kuptuar pak si vonë.Më mirë vonë se kurrë.

      Përgjigjjuni
    2. b
      ben

      Kur ka mbetur vleresimi i familjeve shqiptare ne doren e kesaj bibes me cica perjashta, mjere populli yne sa poshte ka rene.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llumi

        Edukohen nga filmat!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shumë e veshtirë

          Tani e more vesh ti o Balluku? Në një vend me 2 milon banor, prindit pordhunonë fëmit e vet, komshiu vret dhe pordhunonë femiun e komshiut dhe shumë të tjer të vrasin pse më shikonë shtrembët. Shqiptaret që psë shekullit të 17, që jemi tjetersue nga Shqiptar në Turq dhe psë vet pushtimit komunist ku vllai spiunonte vllanë për Enver Hoxhë, ne nukë bëhemi më njerze, ështe tepër e veshtirë.

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            O koqe, keto gjera ndodhin ne cdo vend te botes dhe jo vetem ne Shqiperi. Keta njerez qe bejne keto krime jane te semure nga trute e kokes dhe ka vetem nje ilac qe i sheron pergjithmone. Litarin ne qafe ... dhe leri te valviten ne paje te ndonje peme. Pse nuk ishte te tilla maskaralleqe ne kohen e xhaxhit? Nuk behej shaka me te se te bente synet me thua ai.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Niku

            Nuk behen analizat pas pilafit. E keni bere zakon ne Shqiperi qe flisni te gjithe pasi ka ndodhur dicka, flisni per 1 jave a 2 dhe pastaj shkoni pas ne rutinen tuaj te perditshme. E njejta gje kur vriten femije, kur vriten femrat nga partneret, kur vriten prinderit nga femijet ose e kunderta. Nuk mund te rregullohet shoqeria pas pilafit, duhen promovuar vlera pozitive ne shoqeri, dhe duhen promovuar shpesh.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizotiy

              Bravo muteratorja! Na thuaj ndonjë gjë për moderatoret eskorta, se ndoshta pikërisht për të mos marrë atë rrugë e ka penguar babai, por ajo duke parë luksin e eskortave do vriste edhe babain për t'u bërë e atillë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje