Një e re ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë ditë e djeshme. Sipas policisë, vajza 28-vjeçar ka vdekur pas operacionit në këtë spital, ndërkohë prokuroria ka nisur edhe hetimet.
Në njoftimin zyrtar, blutë e kryeqytetit sqarojnë se është ngritur një grup hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion”, sqaron policia.
Ndërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tek cili spital privat? Thuajeni emrin
Nuk e thone, se u prishin punë. Pastaj nuk marrin reklama. Por kjo puna e prokurorise eshte e çuditshme. Me vdekjet qe ndodhin ne spital nuk merret direkt prokuroria. Prokuroria hyn ne veprim Kur dyshohet per diçka kriminale, ose kur ka veprime apo mosveprime administrative te qellimshme qe kane çuar ne vdekje. Prandaj ka mjek ligjor qe bën autopsine, dhe nje ekip mjekesor qe shqyrton rastin dhe jep verdiktin. Edhe sikur te jetë paaftesi e kirurgut, nuk hyn prokuroria, por i hiqet licenca e mjekut dhe ndalohet te ushtroje profesionin. Une nuk jam kirurg, por kam asistuar ne operacione, dhe kam pare qe nje prerje e arteries se shpretkes ka çuar ne hemorragji vdekjeprurese. Por, nuk kishte asgje kriminale në të. Ndodh, shumë rralle, por ndodh. Komisioni qe shqyrtoi rastin, konkludoi qe ishte nje fatkeqesi qe ndodhi ne operacione e siper. Nje pacient tjeter pati pushim zemre ne mes te operacionit dhe nuk e sollen dot ne jetë. Ndodh. Prokuroria thirret kur jane shkelur rregullat me pasoje vdekjen. Jo, o burrat, vdiq njeri, dhe doktori ne burg. Keto jane te rregulluara me ligj.
Po thoni në cilin spital ka ndodhur kjo.
Te spitali Amerikan
Besoj parate ia kane marre paradhenie pacientes , i kane dhene edhe te nenshkruaje ate letren e famshme ku spitali heq nga vetja cdo pergjegjesi , dhe e merr pacienti pergjegjesine per cdo gje qe ndodh. Keshtu qe as spitali as doktoret nuk pesojne gje. Mjere ai qe iken.