73-vjeçari nga Tirana, kërkon grua në TV: Të jetë e sinqertë dhe t'i ketë mbyllur dashuriçkat që ka, të mos ketë ndonjë lidhje të vjetër

1 Shkurt 2023, 10:37Sociale TEMA

73-vjeçari nga Tirana, kërkon grua në TV: Të jetë e

73-vjeçari nga Tirana Petro Prifti, kërkon një partnere. Ai ka prezantuar veten e tij dhe ka treguar historinë e jetës së tij, e cila ka qenë tepër e vështirë, ku i ka humbur të gjithë njerëzit e dashur. 

Tani ka vetëm një vajzë e cila jeton prej vitesh në Itali.  Petro kërkon një partnere që të jetë e sinqertë dhe të ketë mbyllur historitë e vjetra që mund të ketë pasur.

"Quhem Petro Prifti, jam i datëlindjes 50, jam 73 vjeç . Jeta nuk më ka shkuar vaj sepse kam pasur fatkeqësi të ndryshme. Vdiq babai, vdiq gruaja, vdiq nëna, e fundit ishte vajza që vdiq në moshën 35 vjeç. 

Gjatë gjithë kësaj kohe kam ndenjur kështu i vetmuar, të dashurit e mi më lanë vetëm, kështu e përballova vetë gjithë atë siklet aq të madh. Unë jam martuar në ’78-ën, edhe deri në ’97-ën ishim në rregull. Në ’97-ën sëmuret derisa vdiq në 2003.

Unë fillimisht kam punuar në ofiçinën e Ministrisë së Brendshme, mekanik. Pastaj mora një drejtim tjetër, drejtor i Postës Post Tranzit i Tiranës, një nga Kuçi i Vlorës, një burrë i mirë, Bajram Peçi më njihte, njihte aftësitë e mia dhe më bëri shef të shpërndarjes së gazetave, deri në fund të ’92-’93-shit. 

Para se të më vdiste gruaja, unë vazhdoja punën. Vdiq gruaja, mori fund dhe puna, më hoqën nga puna. Ngelëm pastaj rrugëve duke shitur gazeta dhe me siklete të mëdha, i nxora të dyja vajzat me shkollë të lartë. Njërës i dhashë shkollën e infermierisë, tjetrës i dhashë teknologe ushqimesh në Institutin Bujqësor. Kësaj teknologes nuk i eci fare, e hëngri sëmundja, kurse tjetra vazhdon në Itali 20 vite.

Vajza thotë baba ti ke nevojë për një njeri, por mendoje mirë se kushedi se si është kjo grua. Unë për moshën që kam, dua që të jetë e sinqertë, ti ketë mbyllur dashuriçkat që ka, të mos ketë ndonjë lidhje të vjetër që vazhdon ta ketë dhe e ruan atë dhe e nxjerr nga xhepi si në domino kur nxirret guri i fundit.

Dua që je me mua, je me mua. Dalim bashkë, dalim. Gatuajmë bashkë, s’gatuajmë. Unë kam nevojë për një njeri që të bashkëjetoj me të. Po s’na u puq, detyrimisht do shkëputemi, po shkoi pas avazit, unë jam i urtë, por mosha nuk më lejon të bëj gabime sepse nuk më lejon koha t’i korrigjoj", thotë ai.

12 Komente

  1. E
    Eshte dicka krejt normale sot

    Larg cdo keqkuptimi apo me mir te themi keqintepretimi ,si ndodh me ne shqiptaret ,qe asnjiher s'e marrim jeten seriozishte , e keqintepretojme Tema te tilla ,qe jane pjes e ksaj shoqerie do thoshja se ; _______Eshte mjaft Njerzore nji kerkese e tille .___________Kudo ne Bote ka qe ndermjetesojne te tille njerez qe kerkojne Partner ,te mbetur te Veh . Ne Shqiperi ka jopak te tille ,qe per arsye nga me te ndryshmet ,ne mosha te tilla te jen Vetem dhe natyrishte qe kerkojne nji grua ne krah ,per te bashkjetuar . Jeta s'kalohet vetem dhe kerkesa e 73 vjecarit ,e cila eshte shume e sinqert eshte me se e drejte e kuptimplote . Kti jane probleme te cdo shoqerie ne kte Bote , prandaj kerkojne vemendje si shoqeri por edhe si shtet .Duhet te ket institucione qe kujdesen per problemet e moshave te ndryshme ,pra shoqerine ne ate vend .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Uroj zotërinë të gjejë atë që deshiron.

      Përgjigjjuni
      1. a
        aaaaa

        Ej dreq,nga foto me duke si Faruk Sejdini,por jo...nejse me sa shof ky kerkon nje sherbetore.Nga kerkesat qe ka duket mentaliteti otomano turk i ketij personi ne trajtimin e femres.

        Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Me pelqen sinqeriteti i ketij njeriu.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zot na fal !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        E mbyll Ajo por nuk e lene Ata ta mbylle. !!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko ( jo ai pe leshi )

          paske pjerdhur ne pleqeri bre Petro

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            ..jo po të jetë e pa prishur.., gjejë një çtë japin e lëri temenat, ne i kemi e sna i varë njeri teneqen ..!!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enea

              Mos beni tituj ironik sepse eshte gjynah. Burre i vjeter i mbetur vetem. Mos ngelte njeri vetem.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "Rrefenja dashurie"

                TV austriak, ORF, transmeton prej vitesh nje format te perjavshem televiziv te suksesshem me emrin "Liebesg´schichten und Heiratssachen" (Rrefenja Dashurie dhe Ceshtje Martese) ku beqare e beqare, apo njerez te vetmuar, qe kane humbur partnerin/partneren, si z. Petro, dalin ne tv dhe kerkojne shokun/shoqen e jetes. Emision i transmetuar ne "prime time" me kuota te larta teleshikuesish. Nje emision i tille do te ishte shoqerisht i dobishem edhe ne Shqiperi. Do te shikoni pastaj se sa njerez si z. Petro do te mesynin ekranin.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILIR

                  Njeri krejt normal dhe kerkon nje gje krejt normale.Nga pamja duket njeri mjaft irregullt.Uroj qe Petro te gjeje njeriun e duhur.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Eshte normale qe te mos duam te jemi vetem, jemi krijesa sociale, Dhe seriozisht uroj qe zoteria te gjej nje njeri qe i pershtatet por nga ana tjeter kerkesat e tij me trishtojne disi, kur thua ti kete lene dashurickat i bie te kerkosh nej grua te re sepse shumica e grave shqiptare mbi 60 vjec kane pasur nje tjeter standart e model per jeten dhe nuk jane marre me dashuricka, besoje ose jo edhe nje pjese e mire e atyre nen 60, por gjithsesi mua ky kushti me duket se eshte tregues se zoteria do nje grua te re. Gjeja tjeter qe me trishton mesa kuptova nga mesazhi eshte qe zoteria do dike qe ti gatuaje dhe te kujdeset per te, me vjen keq zoteri por ndoshta eshte me mire qe te punesosh nje kuzhiniere per te te gatuar ose ha jashte, nje pastruese per te pastruar dhe kalo kohe me shoket, komshinjte te njohurit qe ke. Menyra se si foli per gruan, me fakte te ftohta pa ndonje lloj ndjenje nostalgjie e dashurie me trishtoi gjithashtu. Gjyshi im jetoi plot 20 vite vetem pasi gjyshja ime vdiq dhe as nuk guxoje tia permendje idene e rimarteses sepse te merzitej keq, imaxhi i gjyshes ishte gjithnje i gdhendur ne zemren e tij, ne shkonim e vizitonim kur mundnim te gjithe femijet e tij qe ishin larg e ftuan te shkonte te jetonte me ta por asnjehere nuk deshi te largohej nga shtepia e tij, kujdesej vete per veten ne cdo detaj, madje gatuante edhe per ne kur e dinte qe do shkonim ta vizitonim deri ne vitet e fundit te jetes ku per dy tre vite femijet e tij u desh te kujdeseshin per te dhe te sakrifikonin punen sepse ai nuk donte te levizte nga shtepia e tij, nuk them se kembengulja per te qendruar ne shtepine e tij ishte gje e mire se per kete iu desh femijeve te sakrifikonin punen dhe kohen me familjen e tyre aty ku kishin ndertuar jeten por te pakten ishte dicka jo shume afatgjate. Ajo qe dua ti meshoj eshte se me duket paksa si shume e llogaritur dhe pas shume kohe kjo kerkesa e zoterise. Une do thoja qe nese nuk po shikon per nje shoqe jete te kalosh pleqerine, ti beni te gjitha gjerat bashke, te toleroni dhe ndihmoni njeri-tjetrin mos kerko per grua. Puneso dike te te ndohmoje me pjesen praktike, pastrim e gatim dhe gjej ngrohtesi tek mardheniet familjare qe ke me vajzen dhe te aferm te tjere qe mund te kesh rrotull. Gjithsesi gjeja qe te uroj deri ne fund te jetes eshte shendet i mire fizik e mendor qe te mund te kujdesesh per veten, te tjerat ose vijne ose jo, dhe nese nuk vijne nuk eshte fundi i botes.

                    Përgjigjjuni
                    1. ´´

                      Ana , e ke kaluar ne Scaner , cdo fjali te 73 - vjecarit ! Nuk jam kunder anlizes qe i ben kerkesave te tij ,por ne qe jemi shume me te rinje ne moshe duhet te kuptojme se ai breze i prinderve tane ,nuk kan qen kaq te afte , ne shprehje qe kan te bejne me Tematika te tilla , nji lidhje te re , e ndoshta edhe nga nxitimi ,pa menduar se do i merrer deklarata kaq nen Lupe nga Opinioni , por pse jo edhe emocional , pak nga trupi mbase _ e nganjiher dua te them se nuk gjejn te shkretet Fjalet e Duhura per t'u shprehur qarte . Un do mendoja ndryshe pershembull ,jo kaq analitik ,kur 73 -vjecari thot se dua nji grua -qe "ti ket len dashurickat " - ndoshta nuk ka menduar ate qe mendoni Ju Ana ,se kerkon patajter nji Grua te re ne moshe , por ndoshta merakun qe mos ta tradhetoj plakun , mos ta zhgenjeje , kur dijme se cfar ndodhin sot e si jan ber njerzit . Nji 60 -vjecare do ishte ne rregull per ate 73 -vjecare . Uroj qe te gjej nji grua ,qe t'i pershtatet 73-vjecarit dhe te shijojne jeten duke bere gjithcka bashke natyrishte ,qe nga gatimi e deri ke patrimi . Njeriu plaket ,semuret ,nuk eshte ne form kur ai nuk levize ,kur dijme mire qe Trupi i Njeriut eshte ber per te qen gjithmone ne Levizje . Sidoqofte jane probleme sociale qe perballen te gjithe sot dhe Tema eshte teper interesante per ate shoqeri ,ku ka jopak ne kte moshe qe vuajn vetmine e cila eshte e pasuportueshme . I uroj shume fat 73 -vjecarit

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje