Rebelohen "mësueset e fshatit": Po nuk na paguan transportin, nis greva e madhe!

30 Janar 2023, 16:50Sociale TEMA

Rebelohen "mësueset e fshatit": Po nuk na paguan transportin, nis

Mësuesit e Roskovecit që vijnë në shkollë më automjet që prej muajit shtator nuk kanë marrë paratë e transportit rrugor.

174 mësues të kësaj zyre arsimore, çdo vijnë nga qyteti i Fierit për të dhënë mësim në shkollën e Roskovecit dhe fshatrave përreth. Prej 5 muajsh mësuesit e kësaj zone kërkojnë të marrin një përgjigje se përse ende nuk kanë parë pagesën e transportit, pas shkresa të shumta që mësuesit kanë dërguar në Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë Arsimit, në vend të përgjigjes kanë marrë heshtjen.  Duke parë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse mësuesit e Roskovecit kanë vënë në dijeni edhe kryeministrinë, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet.

“Nga 230 mësues që janë në ZA Roskovec, 174 vijnë nga Fieri të cilët kanë  pesë muaj që u është mohuar transporti rrugor. Që do të thotë në këto pesë muaj një mësuesi i është mohuar një rrogë shtesë, që merr për një muaj. Një mësues që të shkoj në Roskovec do 100 mijë lekë për t’i marrë”, u shpreh Festim Meta kryetar i sindikatës të mësuesve, Roskovec.

Pritja e gjatë mësuesve u ka sosur durimin, pas protestave ata paralajmërojnë grevë urie.

“Presim përgjigjen, dhe pse çështja jonë ka rënë në vesh të shurdhët, tani dhe nuk e dimë arsye përse duhet të mbahen këto lekë. Jemi ankuar dhe kemi bërë dhe peticion duke e çuar situatën deri në grevë urie. Do të pezullojmë mësimin duke marrë leje në draft ZVA në greva njëorëshe-dy orëshe por do ta kalojmë edhe në greva ditorëshe nëse nuk na kthehen lekët e rrugëve”, tha Dezdemona Karafili , nënkryetare e sindikatës të mësuesve Roskovec.

E njëjta situata paraqitet edhe në zyrën arsimore të Patosit, por ndryshe nga Roskovecit  ata janë kanë vetëm dy muaj pa marrë paratë e transportit.

2 Komente

  1. b
    blushi

    Shume mire,ju takon biles eshte pak sepse duhen llogaritur edhe humbjet nga borxhet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kane shume te drejte ti paguhet jovetem kjo gje

      Mesueseve te fshatit duhet ti paguhet jovetem transporti i tyre ,por edhe i femijeve qe shkojne ne shkolle . Shteti i maskarenjeve qe ropen e shkaterruan gjithcka ne kte vend ,duhet ti therrsin mendjes se po investojne aty ku nuk duhet dhe jo aty ku eshte e radhmja e ktij vendi femijet ,shkolla ,mesuesit . ___ T'ju hiqen te gjitha Dietat /favoret qe padrejtesishte ju jepen Politikaneve Hajdute e Kriminele te atij Parlamenti qe nuk perfaqson shqiptaret dhe kjo pjes e Buxhetit ti shkoje Kerkesave te Mesueseve nxenesve dhe shkollave te fshatit e malesise ,ose Mesueset te Bllokojne Parlamentin . Boll me duke vjedhur kte Shtet me Kriminelet Fakeolitikane qe shkaterruan vodhen degraduan gjithcka ne ate vend

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje