Rritja e çmimeve të apartamenteve, Veliaj: Është me e ulët se në vendet e BE

29 Janar 2023, 12:52Sociale TEMA

Rritja e çmimeve të apartamenteve, Veliaj: Është me e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sot edhe për rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Ai thotë se kjo ka ndodhur, por nuk duhet trajtuar si diçka e keqe, por si lajm i mirë sepse qytetarëve sot prona e tyre u vlen më shumë se më parë.

“Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por, a është kjo një gjë e keqe? 93% e qytetarëve të Tiranës në fakt, janë pronarë të banesave të tyre. Kjo do të thotë se për këta 93% ky është një lajm shumë, shumë i mirë. Secili prej jush është bërë më i pasur dhe ka përfituar drejtpërdrejtë nga zhvillimi i qytetit, se ka një apartament apo një pronë që i vlen më shumë sot se sa dje,” thotë Veliaj.
Ai shpjegoi se ritmi i rritjes së vlerës së pronës ka ecur paralelisht me rritjen ekonomike në vendin tonë.

“A është rritja e çmimeve në Tiranë e jashtëzakonshme? A ka marrë për kot? A është fryrë nga para të krimit dhe lloj-soj sulmi që bëhet nga këta gjithollogët? Në fakt, shifrat tregojnë se ecuria e rritjes së vlerës të pronës në Tiranë është në përputhje të plotë dhe me ecurinë e rritjes së ekonomisë,” deklaroi kryebashkiaku.


Veliaj thekson faktin se rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet është më e ulët se mesatarja e kësaj rritjeje çmimesh në vendet e Europës: “Në BE, në 10 vitet e fundit çmimi i banesave është rritur mesatarisht me 50%. Për të njëjtën periudhë çmimi mesatar në Tiranë është rritur me 34%. Do të thotë se jemi në një ritëm më të ulët rritjeje se pjesa tjetër e Europës.”

Transformimi dhe urbanizimi i Tiranës, shtoi Veliaj, është në përputhje me planin urbanistik dhe vizionin për të krijuar një qytet që ka ambicie të jetë jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por dhe e të gjithë rajonit, siç ishte viti i Rinisë, Viti i Sportit dhe vitin tjetër Presidenca e B40.

“Tirana sot është kthyer në një qytet që mirëpret mijëra turistë. Vetëm në vitin 2022 që lamë pas, ne pritëm mbi 4 milionë turistë dhe evente të jashtëzakonshme, si finalja e Conference League, koncertet e Rita Orës dhe Dua Lipës, Samiti i 27 vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto nuk do ishin realizuar dot nëse në Tiranë nuk do të kishim një shesh të madh, një stadium serioz, objekte publike, apo dhe ndërtesa të larta moderne, private, si hotelet me pesë yje që po konturojnë Tiranën dhe që mund të akomodojnë numra të tillë turistësh,” argumentoi Veliaj.


Ai tha se ndërtimi është një nga sektorët që kontribuon më shumë në ekonominë kombëtare dhe të Tiranës dhe punëson 100 mijë njerëz. Ndërsa, nuk la pa përmendur edhe taksën 9% të vlerës së investimit në ndërtim që shkon në rritjen e buxhetit të Bashkisë dhe më shumë investime për qytetarët.

10 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Ai Mazniku sikur tha 10 kulla apo nuk rakordoni kur mashtroni? Sikur te kishe thene ndonje fjale per ato ndertimet pa leje ne mes te Tiranes dhe tek Sheratoni or HAJDUT!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk e kuptoj c'do te thot kjo Kaofoni = Eu !

      Si mundet te krahasohet Shqiperia ,cmimet e Apartamenteve e gjithcka tjeter ne Shqiperi me Nivelet Europiane ? Un s'arroj te kuptoj se ku ju con (mushka) e Euforise qe ju mjergullon syte Kryenashkiakut e shume Politikaneve qeverritare . Zoterinjt duhet te dijne se Europa eshte nji Standart ,pra funksionon ne baze Standartesh ne cdo fushe te Ekonomise saj ku gjithcka shkon sipas nji raporti qendrueshmerie te cmimeve me te ardhurat e popullsise , pikerishte per kto Standarte qe flasim me larte . Nderkohe ,qe ne Shqiperi , ne cdo Politike qe ndiqet ,qofte nga Qeverria /Shteti por edhe kjo vendore , Bashkite , nuk vohet aspak ne Diskutim ,se raporti i Cmimeve me te ardhurat e popullit ! Beni njiher raportet e shikoni diferencat qe kemi me vendet Europiane ne gjithcka . Pra , ti si Shqiperi ,jovetem s'arfon kurr ,ate Standart Apartamentesh ,qe afron Europa ,ku gjithcka cedon ne Kualitete ,qe do te thote edhe ne funksionim te gjithckaje perben nji Apartament ne Alb.dhe ne EU . Pra ,nuk jam me ate se s'duhet te shikojme e marrin si Idull Europen ,por duhet te jemi pak Realiste dhe arsyetojme duke ven ne perdorim Llogjiken . Nuk eshte Siperfaqsorja qe dikton gjithcka ne ate shoqeri nji Standart ,nji Kualitet,qe ben funksional e me Vlere nji Apartament e gjithcka Shqiptare ,por te qenit racional ne menyren e te menduari , vepruari ,drejtuari Korrekt Ligjeve te Natyres Njerzore . Se shqiptaret u ben me Vila etj pasuri ,vune Miljona kjo s'duhet te na pjerdhi Trut dhe mendojme se kjo ishte tani .Ne arrotem Boten ne u beme Europiane (!) Aaaaaa nqs ju do hecni sipas nji Sistemi Skllavo -Pronare , ku kjo Kaste e ndyre dhe kriminale Politike instaluar qysh me ndryshimin e sistemeve ,qe vetem vjedh e zhvat popullin dhe pasurite e Shqiperise ,duke mos pasur asnji Objektive te qarte per te ndertuar nji Sisstem ku nuk hani e pasuroheni vetem ( Ju ) por ushqehen edhe populli ,atehere duhet te hecet i kudesshem me raportet qe krijoni ne shoqeri ,me cmimet e gjithcka ,jo pasurim e "zhvillim" me cdo cmim ,ku gjithcka te pahuget me jeten e ktij populli .

      Përgjigjjuni
      1. $
        $antiago-@-Chil€

        A ja vlen ky mafioz të bëhet KM..

        Përgjigjjuni
        1. L
          Li

          O llafazan po rrogat njesoj me vendet e tjera i keni. Po ku do ta dish ti dhe ata të tjerit qe gdhiheni e ngryseni neper vila e ne lluks Sa të peshtire qe jeni

          Përgjigjjuni
          1. S
            Semi

            Ne Europe rritja eshte reale dhe I pershtatet te ardhurave....ne Shqiperi eshte pa asnje lidhje me kte raport

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agroni

              Kalo një herë në mbrëmje te kompleksi i pallateve që janë ndërtu para 2-3 vjetësh te fusha ngjit me spitalin neurologjik. Vetëm te 25-30 perqind e apartamenteve ka drita ndez në darkë. Megjithëse të gjitha apartamentet janë të shitme, vetëm 25-30 përqind banohen. Parkim dhe pastrim i hapët i pareve të drogës dhe korrupsionit. Po ti o plehër këtë zanat ke, të gënjesh e të mashtrosh.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Socialisti

                Nëse një shtetas shqiptar me të ardhura mesatare nuk arrin të blejë një apartment për 25 vjet fjalët e kryebashkiakut shtojnë dyshimin se atij mafia i ka instaluar një çip propogande njësoj si në kohën e Dullës.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shihemi me 14 maj

                  Ate 93% te shqiptareve te lumtur do e shohesh me 14 maj… Rritja e cmimeve te apartamenteve eshte lajm i mire po aq sa rritja e cmimeve te ushqimeve, karburantit…Sa per rrogat, VL Kujdes ‘fllucken’ ore se kshu thoshte dhe Berisha per piramidat “leket e shqiptareve jane me te pastrat ne bote”…

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ina

                    Arsyes tende per rritjen e cmimeve te apartamenteve me krijon idene qe per ty (Erion Veliaj) ne zgjedhjet e ardhshme per kryetar bashkie do te votojne punonjesit e administrates qe blejne apartamente me kredi (tipi i Aldes qe vidhet nga pastruesja) dhe 0 % e emigranteve dhe te huajve qe jetojne jashte Shqiperise. Pergjigje interesante do te marresh ne zgjedhje nga votuesit.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      STOP ndertimeve ne Tirane .Stop blerjes se Shqiper

                      Ndertojme thot , aq sa ka kerkesa per qytetare qe vijne ne Tiron ! Perse pranohen akoma vandale ne Turan kur Tirana mezi merr frym me aty dyndje te paplanifikuara ? Nji Kryeqytet duhet te ket nji Plan zhvillimi e kufizimi ,kur dijme se shqiptaret po braktisin gjithe fshtarat dule lene tokat dhe vijne ne Kryeqyetet i cili jovetem qe s'perballon dot me pune dhe ne kte menyre nxit kriminalitetin ,prostotucionin ,sepse ti si Bashki s'i garanton vende pune te ardhurve , por plasur i keni syt qe Tirana eshte shndruar ne nji Masaker Urbane ? Dhe te cudit kur na thot se vijne Blejne edhe te Huaj ,lol ! Imagjinoni se me cfar Vizionarresh ka te bej ky vend ! Blejne te Huajt ,nderkohe qe shqiptaret lergohen nga Shqiperia (njera ane Shkombetarzimi kjo ) , dhe pikerishte sepse Blejn te Huajt , jane ngritur nga Mafiozet e Ndertimit ne ortakeri me Bashkine edhe Cmimet e apartamenteve e gjithcka-je ne Tiran ,pra ngritje Artificiale e cmimemeve per prfitime Private te Mafiozeve te Ndertimit . _ Pauri me cdo cmim si kan ber Shkerdhatat Politikane .Shitet Shqiperia per t'u pasuruar shkerdhatat e ktij Kombi !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje