Jeton në kabinë elektrike, mesazhi i ish-mësueses: Kush u dëshpërua dhe s’u shëmtua

28 Janar 2023, 18:55Sociale TEMA

Jeton në kabinë elektrike, mesazhi i ish-mësueses: Kush u

Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë.

Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.

“23 metra, kaq. Me tim zot. Këtu e kisha edhe djalin student. Shkojnë te mamaja e nuses. Nuk ka problem, mjafton që të vijnë dhe të marr aromën e tyre. Nuk e marr vesh edhe vetë natyrën time. Shyqyr, faleminderit Zotit”, theksoi ajo.

Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?

Violeta: Shumë!

Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?

Violeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!

Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.

Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.

Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!

Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!

5 Komente

  1. N
    Nacionalisti

    Fjale qe te godaain... RESPEKT

    1. M
      Mesuese qe jeton ne Kabine Elektrike !!!!!!!!!!

      Eshte skandaloze per ate shte e ate Bashki qe gjithcka ben e ben thjeshte per Kredo Politike aspak per te miren e popullit . Ndahen shtepi ,apartamente ,soj e sorrollop dhe Bashkia e Kryetari i saj pordhac ,qe ngeli duke u mburru rrugeve e banesave ,nuk paska ni Apatament per nji Zonje ,nji Mesuese ?????????? Kjo eshte Marrezia e ksaj Klase te ndyre politike . Beji shtepi bathorexhijve ardhur nga fundi botes ,si kontigjent votash i saleh hamutit dhe mos me i dhen nji Aparatament pra nji banes spaska kaq Fond Bashkia ,nji qytetareje nji mesuese duke e len te jetoj per Turp ne nji kabine Elektrike !!!!!!!!!!!!!!! Kjo eshte Marrezi .Turp te keni

      1. T
        Tony E

        E njoh zonjen eahte njeri I prekryer dhe i shoqe saj Rahmet paste rane preh e firmave piramidale dhe shyqyr qe ne ate kohe ne Kesh ishte nje drejtor me zemer te madhe qe ngushtoi gabinen Elektrike dhe sajoi nje dhome te vogel Ku keta njerez te mrekullushem futen koken eshte vertet per te ardhur keq

        1. D
          Dhimbia e madhe Popull

          Me siguri qe sa te lexoje kete artikull sa komente kryetari Erion Veliaj,do i siguroje shteoi kesaj MESUESE te nderuar qw vepet biseda me te e gazetares na imponon rrespekt. Ai pushteti i POPULLIT para ..90tes- strehoi nje popull te tere...* e ke INAT jepi HAKUN*! Dhimbie e madhe POPULL! qe koha po na le pa ATDHE...ruget e botes marre!

          1. B
            Bureto

            Histori e njohur. E kam ndjekur, si shumë besoj, në një emision të ngjajshëm në një TV, tash e sa vjet më parë, ku tregohej dhe 'banesa'. Nga ai emision mësohej se kjo banesë ndodhet në rrugën Mihal Grameno. Zonja bile, sikur po i bënte publicitet, tregonte se si jetonte aty, po siç m'u duk mua, jo dhe aq e shqetësuar për gjëndhen e saj. Ndër të tjera, tregonte se prodhonte dhe ishte koleksionuese e kapeleve për gra, një prej të cilave shihet dhe në foton që shoqëron shkrimin. Tani sa i takon problemit të saj social, sipas mendimit tim, ka një gjë gjë nuk shkon këtu. Të kesh një djalë të rritur, edhe pse e vė, të jetosh prej 25 vjetësh në një dhomë 23 m2, dhe të mos kesh trokitur në donjë apo asnjë derë për të përfituar shtëpi si e pastrehë, aq sa të takon me ligj, nuk e gjej dot shpjegimin. Njoh shumë që kanë përfituar në këtë rrugë, nëpërmjet fondit të banesave sociale, për të pastrehët, që i siguron Bashkia. Në ish Uzinën "Traktori" është ndërtuar një bllok i tërë me pallate 5-6 katshe, ku janë strehuar me dhjetra familje të tilla. E di këtë mirë se në këtë mënyrë është strehuar një njeri i afërm i imi, gjithashtu i pastreh. Po zonja pse nuk bën përpjekje? Për këtë as gazetarja nuk e pyeti, por dhe zonja nuk ka dhënë ndonjë shpjegim. Duket sikur është e "kënaqur", me zgjedhjen e vet, më shumë se sa për fatin e saj!!

            Lini një Përgjigje