"Arin po, hebrejtë jo" - Ambasadorja rrëfen përgjigjen e klerikëve shqiptarë në takimin me nazistët në Berlin

27 Janar 2023, 20:00Sociale TEMA

"Arin po, hebrejtë jo" - Ambasadorja rrëfen përgjigjen

Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend ku hebrejtë nuk iu dorëzuan nazistëve. Shqiptarët mbrojtën jetën e qindra hebrejve dhe i ndihmuan ata që ikën nga Gjermania dhe Austria për t’i shpëtuar shfarrosjes.

Jeta e refugjatëve hebrej në Shqipëri arriti të shpëtohej në sajë të një marrëveshjeje të pashkruar të gjithë shqiptarëve: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

“Kur autoritetet më të larta të klerit shqiptar të asaj kohe u thirrën në Berlin nga pushtuesit nazistë ata u kërkua atyre dy gjëra; të drejtën mbi arin e Shqipërisë të depozituar në Itali dhe listën e hebrejve të strehuar në Shqipëri. Përgjigja e përfaqësuesve të klerit shqiptar ishte: Arin po, hebrejtë jo!

Ky vend shumë i vogël në Ballkanin Perëndimor i tregoi pjesës tjetër të botës që nuk duhet të jesh fuqia më e fortë për të mbetur njërëzore. Shqiptarët: katolikë, ortodoksë myslimanë, pavarësist se cilës fé i përkisnin vendosën të ndiqnin vlerat humane dhe kodin e nderit dhe të shpëtonin hebrejtë që ishin në Shqipëri.

Kur pushtuesit nazistë u kërkuan që të gjithë hebrejtë t’i nxirrnin në sheshet e qyteteve, sheshet mbetën bosh. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte më shumë hebrej sesa para luftës. Asnjë hebre  nuk iu dorëzua nazistëve”, thotë për DW Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Tiranë,

Ajo thekson që “antisemitizmi ngre shpesh kokën e tij të shëmtuar në Europë sikur të mos kemi nxjerrë asnjë mësim nga Holokausti. Në Shqipëri, pavarësisht nga diversiteti fetar, nuk egziston antisemitizmi.

Kjo është një zgjedhje e guximshme e shqiptarëve atëhere dhe tani, për të mbrojtur vlerat e tyre dhe përhapur dritë, sepse edhe një qiri i vogël thyen detin e errësirës”, thotë Peleg.

10 Komente

  1. S
    Sara

    e vertete dhe krenare per karakterin e kombit tim, 9pavareisht gjithe te keqijave dhe te metave te tjera...)

    1. R
      Raimond vlonjati

      Para nja 10 vjetesh tek CNN ishte e ftuar Kryetarja e Hebrejve te Amerikes . Ajo tani nuk jeton me. Atehere e pyeti gazetari Amerikan per holokaustin Ajo oasi foli ne fund tha : . Do tregoj nje rast kur isha e ftuar ne nje Kolegj ne Gjermani per te folur per Holokaustin Ajo u tha studenteve keshtu : ne fund te fjales : “ Gjermanua kishte ne are kohe , profesore te medhenj, poete, shkrimtare, artiste , te shquar , por neve nuk na ndihmuan te shoetonim. Ndersa Shqiperia nuk kishte profesore, shkrimtare, artiste , shkencetare te medhenj , por kishte Zemer te madhe dhe ne na shpetuan te gjitheve “ Zonja tha: Auditori heshti , askush nuk foli…. Keshtu u mbyll ai takim tga zonja Por tejsa fliste Zonja e mbante koken ukur dhe ishte e kredhur ne mendime , sic duket perjetonte ato kohe.. Dhe gazetari i tha me buzewshje plot miresi : Pra, Shqiptaret ju ndihmuan Po i tha zonja , ishin shume te mire me ne….

    2. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Lajm i ores se fundit.....sunitopalestinez sulmon (ne emer te allahit)me arm ne nje sinagog te mbushur me besimtare( izraelite,evre a cifute)....mbi dhjete viktima(continue)......

      1. U
        Universi shprsa ime

        Lajmi tjetër .... graqirve po u shkërdhehen grat nga shqipot. Kudo ku shķuan nga mbrapa më ke.

      2. g
        gjini

        Kete Deklarate e ka ba Ish Regjenti i Shqipnise se kohes At Anton Harapi ,te cilin e pushkatuen komunistet sapo erdhen ne pushtet.

        1. S
          SiegHeil

          Hodhakashta eshte mashtrimi me i madh ne histori! I nisur nga BS e i bitisur nga Perendimi, kjo genjeshter e turpshme u eshte future pyke ne tru njerezve injorante.

            1. N
              Nemezi

              Ja dy legena qe i genjen mendja se nazistet nuk do ua fusnin nje plumb ballit sapo t I shifnin se cfare surrati kane. Tipave si ju fati u le ne dere femije gay apo me attesi te kufizuar si ndeshkim.

              1. F
                F.YOU 59

                Ndersa ty i ndricuar te kane futur pyke thelle ne RECTUM !

              2. L
                Loni

                Zonja Ambasador, Dakord për Holokaustin tuaj, por na ndihmoni ju lutem të përmendim e perkujtojme holokaustin. Zonjë, dhe ne kemi netet tona të kristalta: fill pas luftes, bisnesmene të vegjël, të mesem dhe të medhenj u kaluan në shkop sic rrihet një thes mielli duke iu marrë flori dhe pasuri. Thjesht me fjalën Borgjez i felliqur u flaken nga shtepite e tyre familje të mesme dhe intelektualesh dhe në to u rrehatuan fitimtaret e rinj, mbasandaj u plackiten fermeret e suksesshem duke i shpallur kulake, u krijuan kampet e perqendrimit me emrin e bukur: kooperative bujqesore, lista është e gjatë të cilën po e mbyll me tufezimin, praktike e papare dhe e padegjuar qysh se leu robi i parë... Dhe qershia mbi torte: ligji 7501... Ju Zonjë, u kthyhet në tokat tuaja pas 2000 vjetesh, kurse shqiptaret, thjesht pas 45 vjetesh dhe s'kane marrë asgjë... Asnjë media s'e trajton këtë gjëmë që prej 42 vjetesh demokraci... Për juve Zonjë, e drejta e prones vlen dhe pas 2000 vjetesh, gjë që s'mund të thuhet për popullin shqiptar ndonese i ka banuar në vazhdimesi këto troje...

                Lini një Përgjigje