Përkujtimi i Holokaustit, Autoriteti hap arkivat e ish-Sigurimit mbi hebrenjtë

27 Janar 2023, 20:15Sociale TEMA

Përkujtimi i Holokaustit, Autoriteti hap arkivat e ish-Sigurimit mbi

Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi sot një konferencë në përkujtim të Holokaustit.

Konferenca e titulluar “Sfidat e mësimdhënies së historisë dhe roli i shqiptarëve në shmangien e ndikimit të Holokaustit në Shqipëri dhe Kosovë” u zhvillua në praninë e trupit diplomatik, partnerëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, mësuesve të historisë dhe edukimit qytetarë, kërkuesve shkencorë dhe medias.

Në këtë aktivitet u ekspozuan dhe një sërë dokumentesh të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit për hebrenjtë.

Marrëdhënia me të vërtetën historike, rëndësia e të njohurit me dokumentet arkivore në mësimdhënien e historisë; Kontributi i shqiptarëve etnikë për shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti; si dhe Qëndrimi i shtetit shqiptar, nën dritën e dokumenteve arkivore mbi riatdhesimin e hebrenjve në fillim të viteve 90-të, në dosjet që ish-Sigurimi i Shtetit ishin temat qendrore për të cilat u diskutua.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula vendosi theksin në programet e kujtesës në kurrikulat mësimore.

“Ne shohim shumë paralele me historinë tragjike të hebrenjve me mënyrën se si u trajtuan njerëzit gjatë periudhës jo tolerante, me ideologji ekstreme gjatë periudhës së komunizmit. Ajo që ne mësojmë nga holokausti, është se si disa institucione mundet me gjithë qëllimet e mira të degradojnë duke sulmuar qytetarët e vet. Kjo në fakt është një ngjarje që ne na tingëllon familjare”, u shpreh Sula.

“Indiferentizmi shkakton dehumanizimin. Vihet re se shume njerëz gjejnë zgjidhje të vogla të thjeshta. Sot ajo që ne mësojmë nga Holokausti, nga e kaluara është se njerëzimi mbarë adoptoi standarde të reja, me miratimin e Konventës Kundër Gjenocidit, ngritjen e Tribunalit për Krimeve Kundër Njerëzimit. Vetë përkujtimi i Holokaustit si datë historike buroi nga kjo tragjedi e madhe”, tha Sula.

Ajo tha se, “ne besojmë se në punën tonë të përditshme, ato viktima, ato dhimbje, ato sakrifica që ne i nderojmë dhe i respektojmë duhet të sjellin një gjë më të mirë që shoqërinë tonë ta ngremë në një standard më të lartë drejt humanizmit, mosdiskriminimit dhe vendosjes së drejtësisë”.

Në përfundim, kryetarja falënderoi mësuesit e historisë dhe pedagogët dhe e konsideroi këtë konferencë si një hap i parë me punën edukative me të rinjtë.

Në këtë takim, ligjërata kryesore u mbajt nga ish-kreu i OSBE-së, në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili ka studiuar nga pikëpamja historike dhe dokumentare se si shqiptarët historikisht dhe kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën, strehuan dhe nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët.

“Në Shqipëri, hebrenjtë kurrë nuk e kanë fshehur identitetin e tyre. Historianët kanë arritur në përfundimin se gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri nuk janë evidentuar akte viktimizimi, dëbimi dhe as bashkëpunimi me nazistët kundra hebrenjve. Në atë kohë vetë Shqipëria ishte pushtuar nga nazistët dhe qeverisej nga administrata shqiptare e ngritur gjatë luftës, e cila refuzoi të jepte listat e hebrenjve në vend. Shqiptarët, myslimanë, të krishterë nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritetet e pushtimit dhe shpesh i mbrojtën ata duke rrezikuar dhe jetën e tyre”, tha ai.

Gazetari Ilir Vata, i cili është njohur me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit tha se, “përndjekja, survejimi, detyrimi për bashkëpunim i izraelitëve në Shqipëri, ishte karakteristikë e regjimit komunist. Metodat që ndiqte Sigurimi i Shteti ishin praktika të zakonshme, si dhe për të tjerë të huaj në Shqipëri, apo vetë shqiptarët. Një politikë që sheh kudo armiq, që është paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit. Duke hedhur dritë mbi të shkuarën, ne mund të ndërtojmë të ardhmen të sigurtë për brezat që vijë pas, që regjimet të tilla despotike si diktatura komuniste të mos përsëriten më”.

Shkrimtari Marçel Hila zgjodhi të flasë nëpërmjet dëshmive të mbledhura dhe të publikuara në librin e tij “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, ku në qendër është familja me origjinë hebreje Rabinovitz e strehuar në Shqipëri. Sot, pas kaq vitesh, histori të tilla me mesazhe mirënjohje ndaj shqiptarëve rrëfehen ende nga familjet hebreje, të cilat gjetën shpresë dhe mbijetesë në një kohë kur fati ishte kundër tyre.

Gazetarja Monika Stafa, autore e librit “Hebrenjtë në Shqipëri”, e cila moderoi aktivitetin u shpreh se “Lufta e Dytë Botërore ishte një kapitull i turpshëm jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë Europën që heshti dhe u kujtua të vepronte kur ishte tepër vonë. Dhe ende sot politikanët evropianë nuk kanë mësuar asgjë nga shkatërrimet e mëparshme të kontinentit”.

Më tej ajo shtoi se “para edukatorëve, shtrohet çështja se si t’ia shpjegojmë sot të rinjve se në kohë të tilla rreziku se dashuria vjen njësh me mbijetesën? Që miqtë dhe vëllezërit kthehen në armiq kur nuk ka vend për të gjithë? Që gratë spiunojnë burrat dhe anasjelltas? Që prindërit tradhtojnë fëmijët?” Për t’i shpjeguar auditorit, se si dashuria vjen njësh me mbijetesën, Felicita Jakoel, një dëshmitare hebreje e së kaluarës së errët, tregon se si mbijetoi në një vend që nuk kishte shumë për të ofruar veçse mikpritjes dhe shpresës. Kujtimet e treguara në vetën e parë, të pasuruara me detaje dhe që përcjellin emocione personale, janë një burim unik njohurish për ato kohë, si dhe material i jashtëzakonshëm edukativ”.

Simon Mirakaj, ish-i përndjekur politik dhe ish-anëtar i Autoritetit, vuri në dukje aktet pozitive dhe shumë domethënëse që administrata e kohës së luftës kreu për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët.

“Kjo date të vë përpara kujtesës dhe ideologjive te çmendura që shkaktuan këtë plage tek hebrenjtë dhe mbarë njerëzimi. Ne akoma na ka zënë era e rëndë e qymyrit të komunizmit. Shtrojmë pyetjen: Kush janë këta njerëz që i shpëtuan? Ne akoma kemi frikë nga të vdekurit, përderisa nuk i përmendim. Kemi frikë nga madhështia e të vdekurit. Përmend këtu aktin e Kadri Cakranit, që strehoi 200 hebrenj gjatë luftës në pronat e tij, Kole Bibë Mirakën, Mustafa Krujën, Eqerem Bej Libohovën, Zef Kadaren që nuk i dorëzuan hebrenjtë tek pushtuesi, i strehuan dhe iu dhanë pasaporta vendase”, tha ai.

Prof. Ajula Jubani, foli për vendin që zë trajtimi i temës së komunizmit në orët mësimore të lëndës së historisë dhe edukimit qytetar si dhe për projektet e reja që Autoriteti po planifikon të zhvillojë me ta në drejtim pasurimit me tekste mësimore për periudhën historike 1944-1991.

“Ne nuk mund ta lëmë mësuesin pa e ndihmuar. Së pari duhen ndryshime ligjore për arsimin parauniversitar, të cilat më pas duhet të transmetohen në kornizën kurrikulare dhe në gjykimin tim çdo program lëndor duhet të ketë një objektiv të veçantë, dedikuar edukimit të krimeve të komunizmit specifik. Vetëm atëherë mund të diskutojmë si punohet me nxënësin”, tha ai.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë, si dhe shoqatën e mësuesve të historisë, “Rinia dhe Historia”, aktiviteti u ndoq nga mësues të historisë dhe edukimit qytetar, studentë të historisë, shkencave sociale e juridike.

Trajtimi i Holokaustit vazhdon të mbetet sfidë e shoqërisë së sotme kudo në botë, po për Shqipërinë ky rast merr një ngjyrim të veçantë. Shqipëria dhe shqiptarët me qëndrimin e tyre të vendosur për t’i fshehur hebrenjtë e rrezikuar prej shfarosjes së madhe tregoi shumë. Një popull i vogël, i kërcënuar nga ambiciet e fqinjëve për territore, nuk qëndroi indiferent, i mbrojti hebrenjtë, ndaj dhe këtë tregim Autoriteti, historianët, edukatorët synojnë t’ia përcjellin brezave nëpërmjet teksteve shkollore, aktiviteteve përkujtuese, dëshmive dhe formave të tjera, njohëse dhe edukative.

Historik

Më 1 nëntor 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 60/7 të titulluar Përkujtimi i Holokaustit. Ky dokument ripohon njohjen e Holokaustit si një ngjarje historike dhe angazhon të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të ruajtur dhe transmetuar kujtimin e Holokaustit të hebrenjve evropianë. gjatë Luftës së Dytë Botërore. Data vjetore për “Ditën Ndërkombëtare në Kujtimin e Viktimave të Holokaustit” u caktua si 27 janar – dita kur kampi Aushvic-Birkenau u çlirua nga Ushtria e Kuqe në 1945.
Gjashtë milionë hebrenj, mes tyre edhe një milion e gjysmë të mitur, përfunduan në dhomat e gazit, nën plumbat e skuadrave speciale apo edhe të varur, të mbytur e të shkelur me këmbë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Evropës, por këto nuk ndodhën në Shqipëri, vend i cili dha një kontribut të madh në mbrojtje të hebrenjve gjatë kësaj periudhe të errët.

Në mbarim të luftës, Shqipëria numëronte disa herë më shumë hebrenj në territorin e saj, se sa në fillim të saj , duke u konsideruar si vendi i vetëm në Evropë me këtë rekord. Sipas statistikave zyrtare 3750 hebrenj janë strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri gjatë përparimit nazist. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u pa si një atdhe i mundshëm për hebrenjtë e rrezikuar të Evropës. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur.

Në shumë mënyra, Shqipëria është lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të Posaçme për të nderuar viktimat hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mes të tjerash, përveç përmendjes së sakrificave që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, u deklarua dhe ngritja e një muzeu hebraik në Berat, Vlorë, si edhe një Qendër Kulturore në Tiranë, si monumente historike të tregimit të kësaj historie ndër breza. /j.p/

5 Komente

  1. M
    Mesojuniu femijeve tane historine e Shqiperise

    Nuk na duhet fare ne historia e ketyre grupeve qe nuk banojne fare ne Shqiperi. Ne shkollat tona ne duhet te mesojme historine tone femijeve. Historia e Shqiperise eshte bere corbe. Ne duhet te shkruajme librat tona te historise. Shqiptaret nuk njohin historine e vendit te tyre. Historite e ketyre grupeve minoritare qe nuk ekzistojne me ne Shqiperi as qe duhet ti diskutojme dhe as t'ia u mesojme femijve tane. Lerini keto lepirjet ndajn atyre qe nuk njohin as Kosoven.

    1. L
      Lidheni gomarin.

      E kemi në gjak or tej. Jemi gjithmonë me më të fortin. Megjithëse jemi në shumicë myslimanë i lëpijmë bythën Izraelit, siç kemi bërë përpara me Turqinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe sot me Amerikën.

      1. L
        Lexoni rreth Mareveshjes se Tranferimit (Haavara)

        Holokausti nuk ka ndoshur. Eshte krijim i cifuteve qe mbas luftes se II boterore te paraqiteshin si komb i vuajtur. Ne fakt cifuteet bene nje marreveshje te fshehte me Hitlerin qe ti lejonte te shkonin ne Palestine. Hitleri i lejojn dhe ju dha edhe pasutite qe ti merrnin me vete. Kjo njihet si Marreveshja e Transferimit ose Marreveshja Haavara qe ne gjuhen hebre do te thote "Mareeveshja e Transferimit. Hitleri ju dha cifuteve mundesine qe te transferojne jo vetem veten e tyre por edhe pasurine e tyre. Ja ku eshte linkun ne Wikipedia qe flet per kete marreveshje: https://wikiless.org/wiki/Haavara_Agreement?lang=en. Sasia a parave qe u transferuan ishte rreth 53 milion dollare amerikane. Tani kesaj shume te asaj kohe mund ti shtosh nja dy zero me dollaret e sotem. Ja ku e keni linkun qe vete Libraria Cifute e deklaron kete marreveshje: https://www.jewishvirtuallibrary.org/haavara. Qindra mijera cifute emigruan gjate luftes se dyte boterore ne Spanje, Amerike dhe vende te Amerikes latine. Si eshte e mundur qe cifutet bene marreveshje me Hitlerin dhe sot deklarojne qe Hitleri i vrau dhe dogji? Lexoni me shume vete per ter mesuar te verteten.

      2. R
        Raimond vlonjati

        Femijeve tane duhet tu mesojme patjeter historine tone, vuajtjet qe na kane shkaktuar fqinjet tane armiqesore dhe historine tone qe nga lashtesia e deri tani Dhe natyrisht duhet tu mesojme edhe historite e ketyre kombeve te cilet ne i kemi ndihmuar ne kohen e tyre me te veshtire, megjithate akoma me shume ne kemi ndihmuar italianet, te cilet kur kapitulluan po i kerkonte ushtria gjermane qe te ekezkeutonte Dhe shqiptaret strehuan ne shtepite e tyre mbi 72 mije ushtare italiane . Edhe gjyshi im strehoi nje ushtar italian per nja 3 vjet Dhe ka me mijera familje shqiptare qe strehuan atere italianet , dhe italianet nuk e zene ne goje ate ndihme te jashtezakoneshme q eju beri populli Shqiptar Ndaj edhe keto hsitori te fisnikerise se Kombit tone ju duhen mesuar femijeve, por keto do jene ne periferi , por qe edhe keto duhen mesuar aptjeter Por qe Kryesore per femijet Shqiptare eshte se duhet te mesojne historine tone qe nga Iliret, Lufterat e Skenderbeut dhe te princave te tjere Shqiptare, Pastaj tu mesohen lufta e panderprere per 500 vjet Kombit Shqiptar kunde rPerandorise Otomane , e cila ishte gjakatare dhe armiqesore vetem ndaj Shqiptareve Ne ato 500 vjet Shqiptaret ishin te vetmit ne Ballkan qe nuk u pajtuan me pushtimin Osman sic u pajtuan gjithe kombet Ballkanike Kryengritjet e armatosura kunder Osmaneve beheshin vit per vit, nga Veriu ne Jug, nga Lindja ne Peremndim, pa pushim Po ashtu tu mesohet femijeve se Perandoria Ottomane vetem shqiptareve nuk ju lejonte SHkolla, gjithe popullsive te tjera ne Ballkan ju lejonte shkollat dhe prifterinjte e tyre ishin bashkepunetore te Sulltanit ne cdo aktivitet kriminal qe Sulltani bente ne Ballkan kunder nesh apo edhe vendet e tjera Arabe, ne Anadoll etj Po ashtu femijeve tu mesohen krimet e perbindeshme qe kane bere me vone Serbet dhe greket , Femijet duhet ti dijne keto maredhenie kriminale qe fqinjet ushtronin ndaj popullit tone te pambrojtur E me radhe pastaj, periudha e lavdishme Ismail Qemalit ,e periudha e lavdishme e Luftes se Vlores ne 1920 qe shpetori Shqiperine nga copetimi bashke me punen e Leninit dhe me vone te Willsonit pastaj periudha e lavdishme e Luftes Nacional Clirmitare, e Enver Hoxhes qe krijoi shtetin e vertete modern te Shqiperise, dhe qe vuri bazat e Shqiperise moderne qe gezojme sot me industri moderne, bujqesi moderne, me art , Arsim e kulture moderne, me shendetsi moderne , me ushtri mdoerne qe mbrojti Atdheun tone nga armiqte tane shekullore , dhe qe e shpetoi Shqiperine nga thonjte e Greqise , E me radhe kjo Demokracia mavria, qe na shkateroi jetet tona

        1. a
          astrit

          Mikpritja e besa e shqiptareve! Mit apo realitet. Gjate luftes se dyte boterore çifutet fale tolerances e mirekuptimit te autoriteteve te kohes shqiptare ( kolobaracionistet!!) shqiptaret qe i strehuan ne shtepite e tyre nuk u perballen me dhunen shteterore. Kur shqiptaret u perballen me dhunen shteterore komuniste mikpritja e besa ishin pothuaj inegzistent ne shoqerine shqiptare. Keshtu qe bejme ma mire te meremi me fenomenin e dyte se sa me te parin. Teme ma interesante historike, psikologjike etj do ishte dhuna komuniste ne raport me besen e mikpritjen shqiptare.

          Lini një Përgjigje