Nisin punimet për poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, Rama: Do të shërbejë edhe për programe Edukative

29 Janar 2023, 14:04Sociale TEMA

Nisin punimet për poligonin e parë publik të testimit praktik

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për lejen drejtimit të makinës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa bën me dije se kjo është njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë.

Sipas Ramës kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

‘Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë. Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.’- shkruan Rama.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Leku leter. Hajdut!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dajti

      Te lumte Z. Rama po tregon kulture Evropiane.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shefi 55

        Eshte me se i domosdoshem. Mbi te gjitha eshte kulture. Urime!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje