Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës. I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje.
"Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. I lodhur jam, me fjet s’kam, kurrgjë. Një batanijë m’a kanë falë njerëzit për sevap. Çfarë më falin ndonjë copë bukë që ma falin njerëzit aty, dal e lypi prej hallit” – tha ai.
Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike.
”Kërkoj ndihmë prej shtetit me më dhanë ato paret e burgut që më takojnë. Është e vështirë jetesa ime, duke vdekur jam se dhe i sëmur jam. Ja i kam dhe duart e ënjtura prej operacionit”- vijoi ai.
Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”. Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.
Kontaktuar nga Report TV zyrtarë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë thanë se “çdo person i dënuar në komunizëm për terror është përjashtuar nga Ligji i Dëmshpërblimit pavarësisht se mban statusin “I burgosur politik”.
Ndue Murçaj tregon se nuk ka asnjë të ardhur!
Edhe pse ka mbushur moshën, nuk ka përfituar as pensionin e pleqërisë.
“Dua me më dhanë pensionin se kam 6 muaj që kam dalë në pension dhe nuk më kanë dhënë asnjë lek se nuk kam asnjë të ardhur.’-vijoi ai.
Pas sinjalizimit nga mediat Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.
Ndimoni more Shtet .More Juve te Bashkise se Lezhes...vereni doren ne Zemer ,,se mund te te ishit njeri nga Juve ne kete raste .. Ho Zote dhimbje ,por keshtu eshte kure dikush flen neper Vilat e ndertuara nga gjaku i Popullit ,dhe ky fatekeqeziu nuk ka asnje ndime. . Ngelesh pa fjale ,gjaku te valon,, Nje Jete e kemi ho njerez me bisher milionere ,,qe nuk late gje pahua vjedhur Popullit..
Ndimoni more Shtet .More Juve te Bashkise se Lezhes...vereni doren ne Zemer ,,se mund te te ishit njeri nga Juve ne kete raste .. Ho Zote dhimbje ,por keshtu eshte kure dikush flen neper Vilat e ndertuara nga gjaku i Popullit ,dhe ky fatekeqeziu nuk ka asnje ndime. . Ngelesh pa fjale ,gjaku te valon,, Nje Jete e kemi ho njerez me bisht milionere ,,qe nuk late gje pahua vjedhur Popullit..