
Në Shqipëri ka 208 makina për 1000 banorë, një numër ky shumë i ulët në krahasim me Europën ku numërohen 530 makina për 1000 banorë. Të dhënat tregojnë se “Benz-i” dhe “Volkswagen-i” mbeten markat më të preferuara të shqiptarëve.
Në Shqipëri qarkullojnë 740 mijë automjete, nga të cilat 80 përqind janë makina të vogla private. Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, tregojnë se Mercedez Benz prej vitesh është marka e parapëlqyer, e ndjekur nga Volkswagen dhe “Daimler Chrysler” (10,9%). Edhe në markat e regjistruara në vitin 2022, këto marka kryesuan listën, por shumica e tyre, në masën 52% janë prodhime të vjetra të viteve 2005-2009.
Në trafikun që krijohet në zonat urbane dhe në rrugët kombëtare, Shqipëria duket sikur ka mbingarkesë të makinave. Por, në krahasim me rajonin dhe Bashkimin Europian, vendi ynë, përfshi Kosovën ka numrin më të ulët të makinave për 1000 banorë. Në vitin 2021, vendi kishte 208 automjete për 1 mijë banorë, nga 530 automjete që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Sipas qarqeve, Durrësi ka numrin më të madh të makinave për banorë, ndjekur nga Lezha e Gjirokastra, ndërkohë që më pak mjete në pronësi kanë banorët në Dibër e Korçë. Në kryeqytet, shkalla e motorizimit arrin në 230 automjete për 1000 banorë.
Shifra te vjetra ose te gabuara. Ne Shqiperi levizin 800,000 makina me targa AL ose te huaja, pra gati 290 makina/ 1000 banore. Me rritmin qe shtohen mbi 5000 makina neto ne muaj (sa te varfer qe jemi !!!!) per pak vite e kapim Europen por kjo nuk eshte ndonje gje per tu gezuar. Do te duhen miliarda Euro shtese ne infrastrukture rrugesh dhe parkingjesh qe te evitohet kaosi.