“800 euro për një biletë Romë-Tiranë”. Gazetari i ANSA-s i shqetësuar për rendin: Policia shqiptare të bëjë kujdes!

18 Maj 2022, 11:34Sociale TEMA

“800 euro për një biletë Romë-Tiranë”.

Dita e finales në Tiranë duhet të menaxhohet me kujdes. Në kryeqytetin shqiptar do të vijnë dhjetra-mijëra tifozë edhe pse nuk kanë siguruar një biletë për në stadium dhe policia duhet të jetë e përgatitur për këtë ngjarje.

Alarmin e jep gazetari italian i ANSA-s, Alessandro Castellani, i cili flet gjithashtu edhe për çmimet e biletave të avionëve që sipas tij janë 8 apo 9-fishuar, ndërsa shton se kjo është një praktikë e njohur në gjithë botën:

“Pavarësisht deklarartës së trajnerit të Feyenoord sipas të cilit, skuadra e tij është më e fortë se Roma, unë nuk e mendoj kështu sepse mendoj që verdhekuqtë janë të avantazhuar edhe pse në një finale nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh.

Jam pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në Tiranë sepse shumë shumë njerëz nga Roma dhe Rotterdami do të shkojnë aty pa biletë dhe edhe pse ambasadori italian në Tiranë tha që do të ngrihen dy zona fansash, nuk dihet asnjëherë. Besoj dhe shpresoj që policia e Tiranës të jetë gati për një gjë të tillë.

Unë mund të marr një shembull. Kompanitë ajrore që zakonisht presin bileta Romë-Tiranë me 100 euro, këtë herë e di që kompania ku unë punoj, ka paguar 800 euro.

Edhe hotelet i kanë rritur shumë çmimet por kjo ndodh përherë në raste të tilla kur ka ndeshje finale. Unë në vitin 2010 në Botëror pagova për një hotel në Afrikën e Jugut 4-fishin e asaj që paguhej zakonisht për atë vend. Dua të them që kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri”.

9 Komente

  1. s
    shqip

    O lale ke paguar 4 fish ok. Po kjo që po shohim është 30 fish. Nga 30 € në 900 €është 30 fish. Kështu që nuk ndodh në gjithë botën. Por ndodh në botën shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tetovari2

      Një herë kalon miu rreth mustaqeve! shfrytzojeni shqiptarë rastin,tregohuni nikoqirë të denjë që të kemi dhe raste të tjera!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gert Myler

        Që do të ketë rrëmujë, është 100% e sigurtë. Dhe e sigurtë që Shqipëria të bëhet gati të paguajë një gjobë të majme. Kjo ndeshje do t'ja uli shumë reputacionin Shqipërisë..... Dhe kjo do të bëjë që Rama më së fundi të thotë: --- Ah ç'bëra që prisha Qemal Stafin. Nuk dëgjova kur më thanë, ndërtoje stadiumin e ri afër kthesës së Kasharit për Aeroport......

        Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      Problemi eshte qe stadiumi eshte i vogel 22.500 vende. Duhet te ishte te pakten 30mije . Megjithate organizimi i Finales ne Tirane eshte nje arritje e madhe per Shqiperin. Persa i perket biletave te avioneve ato jane kompani private qe kane te drejte te caktojn cmimet e biletave qe shesin. Edhe Hotelet e njejta gje. Edhe ne Evrope shteti ne kete sektor nuk nderhyn sepse jane gjera qejfi . Po nuk pate lek nuk shkon te shikosh Finalen shume e thjeshte.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tetovari2

        Sa për mua,unë,do ta ndiqja në tv dhe ulësen në stadium ta merte mysafyri.Është levërdi e dyanshme!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Ka shume te drejte Gazetari Italian

        Shteti duhet te jet ose si me then ,te behet me Aktive dhe ruaj Kendveshtrimin ne Aeroporte me cmimet e Ticketa-ve te fluturimit ,duke ndaluar te tilla Affera Abuzie ne raste te tilla . Nji rritje e tille e Ticketes eshte vertet e pavend Roma -Tirana .Njerzit vijne me kenaqsi te shikojne Finalen por edhe vizitojne Tiranen Shqiperine ,qe shume prej tyre pse jo vijne per her te pare dhe duan ta festojne ,prandaj nuk i duhet zbehur gezimi me Cmimet qe ngrihen Artificialishte kudo . Prandaj eshte Shteti ne fund te fundit qe te percaktoje qarte Kufijte sado te ket luhajtje ulje ngritje , sepse s'mundet te lejohet nji Art Anarshie pse na dhane mundesine ta gezojme Finalen ne Tirane ! Shtet zgjohu leviz duku mos u fshih rrespektohe vetvehten para miqve trego qytetarimin tend te mikepritesit . Se fundmi Roma Fiton *******

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora.vlora

          Shteti eshte i korruptuar nga koka te kembet me ne krye karaputanen qe shetit me brekushe

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Ti nuk je Vlonjat dhe absolutisht nuk je nga ata qe therrisnin dikur Vlora-Vlora. Duhet ti nxjeresh kuptimin fjales se ketij gazetari qe nuk eshte gazetar i rendomte por eshte gazetar i agjensise me te madhe te lajmeve ne Itali sic eshte ANSA. Po citoj ate qe gazetari tha: .... ne raste te tilla cmimet rriten sidomos kur ka ndeshje finale dhe kjo gje nuk ndodh vetem ne Shqiperi.......

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje