Prej fillimit të vitit 2025, çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri, një strukturë e re që synon të përbëjë 20% të forcës aktive të ushtrisë në vitet e ardhshme.
Ligji për krijimin e kësaj force u votua më 19 dhjetor 2024 dhe tashmë ka hyrë në fuqi, duke parashikuar një personel prej rreth 2.100 rezervistësh.
Në një intervistë për RTSH 24, kolonel Dritor Papa theksoi rëndësinë e kësaj nisme për fleksibilitetin operacional të Forcave të Armatosura.
“Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional, duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave. Gjatë vitit 2025, është planifikuar që 125 ushtarakë të parë të shërbimit rezervist të integrohen në strukturën aktive të FA, ndërsa në vitin pasardhës numri pritet të rritet në 250, me tendencë rritjeje të vazhdueshme. Sipas planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA është parashikuar që numri i personelit rezervistë do të jetë rreth 2100 vetë ” u shpreh Papa.
Duke reflektuar mbi ndryshimet mes realitetit të viteve ’90 dhe sot, Kolonel Papa tha: “Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një nga shoqëritë më të militarizuara në botë. Promovohej ushtria e popullit-ushtar, ku popullsia ishte e përgatitur për mbrojtjen e vendit nga agresionet. Sot mbrojtja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me NATO-n.”
Ai theksoi se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk ka si qëllim thjesht shtimin e numrit të trupave, por ndërtimin e një force moderne dhe teknologjikisht të zhvilluar.
“Qëllimi është kompletimi i strukturës së shërbimit ushtarak në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar nivelin e gatishmërisë dhe duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes për të përmbushur me sukses operacionet në të cilat kjo forcë përfshihet, si dhe të rregullojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për rekrutimin dhe shërbimin në forcën rezerviste.Qasja është që duhet të kemi forca të modernizuara dhe të zhvilluara nga ana teknologjike për të bërë të mundur realizimin e misionit pa pasur nevojë për kapacitet të madh forcash.”
Papa shtoi se vendimi për rikthimin e shërbimit ushtarak aktiv do të paraprihet nga një analizë e thellë dhe gjithëpërfshirëse, duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike dhe inovacionin.
Në lidhje me ndikimin tek të rinjtë, ai tha se “Kjo do të ketë aspekte pozitive tek rinia, tek forcimi i karakterit dhe të rritjes së ndjenjës së atdhedashurisë.”
Ai theksoi se rezervistët do të luajnë një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave të çdo natyre.
“Forcat e shërbimit ushtarak në rezervë duhet të konsiderohen si një pjesë e vlefshme dhe e çmuar e Forcave tona të Armatosura. Do të luajnë një rol të rëndësishëm, praktik e konkret në përballimin e sfidave të çdo natyre e lloji.”
Pra, Enveri paska pasur të drejtë, apo jo ?!
Ke te drejte
brAvo ushtria e fshesaxhinjve,asnje gje nuk na the o konel
SHERBIMI I DETYRUESHEM USHTARAK I TE RINJEVE ESHTE NJE DOMODOSHEMERI JETIKE PER VENDIN TONE.JO VETEM SE SHTOHEHEN SI KAPACITETE,POR EDHE PER KALITJEN FIZIKO-USHTARAKE TE TE RIJEVE TE BEHEN TE AFTE TE DINE TE PERDORIN ARMET LUFTARAK DHE EDUKIMI ME ATDHEDASHURI PER SHQIPERINE.DJALI BURREROHET NE USHTRI.
Do marrim. Xenin dhe Zahon ushtar te rrujne pasurite e baballareve hajna. Keta e kan vendin ne te tjeret lesht e cures kena....
Sherbim i detyrueshem ushtarak? Kurren e kurres, as mos t ju shkoje mendja per nje gje te tille. E kishim ushtrine e forte, ju palacot qe moret pushtetin ne 1992 e shkatrruat, e vodhet dhe kontrbanduat paisje shume te shtrenjta e te nje niveli te larte, ju ngritet avionet ne 1997 per te bombarduar popullin e Vlores, Sali terroristi i ruso serbeve, u shkatrruan 240 avione krejt te rinj apo u shiten, shkatrruat floten detare, hapet depot e armeve dhe furnizuat Milloshevicin dhe i kontrabanduat neper Bote, sypeshkaqeni i Berishes me Fatmir Mediun vrane 26 burra, gra e femije gjate kontrabandimit te municioneve luftarake, etj etj shkatrruat e vodhet 500 e ca uzina e fabrika dhe ne nuk u arketua asnje qindarke ne arken e Shtetit, u shkatrruan e u dogjen plantacionet gjigande te agrumeve sipas udhezimeve te serbeve e grekeve etj etj, shkatrruat bujqesi, kanalet vaditese, shkolla, spitale, etj dhe me parate e vjedhura, me miliarda, hajdutet qeveritare ndertuan vila ne Tirane, resorte ne bregdet dhe nga 10 vila ne vende te ndryshme neper Europe e deri ne Amerike, hapen biznese te fuqishme, ndertuan kulla te larta shume te shtrenjta dhe lane popullsine si mos me keq. Bregdeti apo kullat e larta, apo zona te rendesishme turistike i ka blere mafia serbe, greke, mafia nga te gjitha vendet ku qarkullon droga. Dhe tani qe ketyre familjeve antishqiptare u jane rritur femijet tani kerkojne te ngrejne ushtrine? Perse? Cfar do mbrojne keta ushtare? Tokat e resortet e Saliut, Lirise, Argites, te Shkelzenit, Mallzit, te Fatmir Mediut, pallatet e resortet e Ilir Mutit e baxhelles e femijeve obeze me hajdute se prinderit, kullat e Mul Nokes, puset e naftes se Albana Vokshit, kullat e Rames e te Olsit, Ballukes etj? Jo, mos guxoni ti hyni kesaj llogarie se atehere do shkoje gjaku deri tek gjuri. Na e vrate disa here rinine, na e late pa pune, pa shtepi, pa buke e tani i di femijet tane si roje per tu ruajtur juve gjene e vjedhur? Jo kurre. Provojeni po guxuat. Ju e vodhet dhe e shitet Shqiperine pikerisht armiqeve tane shekullore. Nuk ka me Shqiperi. Ne se doni te ruani gjene e vjedhur, merrni armet e i mbroni, Ne nuk kemi cfar te mbrojme. Ne e mbrojtem Atdheun kur ishte i yni.
E vertete dhe e dhembshme kjo qe thua o Besnik.
Komenti jot Besniku , eshte per tu vene ne qytet apo fshat te Shqiperise, bravo te qofte per komentin qe ke bere. Respekt
Po mor po ju, do beni namin me 2 mije vete. Ktheni sherbimin e detyruar ate beni. Nese jo dy vjet te pakten fillojeni nga 6 muaj, edhe djemte edhe vajzat se po dergjen rrugeve kot. Te pakten te mesojne se si mbrohet atdheu.
Te kthehet me patjeter. I hengri djemte droga e dembelizmi.
Te shkojne politikanet, femijet, te afermit e te dashurit e te dashurat e tyre ne radhe te pare, se ata e si pune e tyre neper bote sollen kete situate!
Aty mbahu ti Papà , se do influencoje per mire tek formimi i rinise kur ju kete rini e keni shpartalluar duke e bere droge ? Mos u mundo te krahasosh ate ushtri te dale nga lufta e dyte dhe u zhvillua gjate regjimit te Enver Hoxhes me nje disipline te repte dhe pregatitje te larte , sali krimineli me banden e vet ja ariti qellimit e shpartalloj ? Keta reservists qe doni te grumbulloni I keni mish per TOP ne NATO me mire krijoni nje ushtri me intelegjence artificiale se ja u thot Diella me mire ?
Shikoni cfare behet ne ukraine, dronet masakrojne te gjithe ushtaret ne beteje, kane ndryshuar koherat. Rusise iu mbaruan tanket. Investoni ne ushtri me drone, raketa etj.
Komentuesi Besniku tregon nje realitet te hidhur, qe shkaterroje FA. Ajo kohe nuk kthehet me por duhen pare disa element ekonomik e psikologjike te ringrihen FA ne nivelin e lejuar . . Kryesorja eshte se brezat e rinje e kane fshire nga mendja te shkojne te kryejne sherbimin ushtarak vullnetar .Ne keto kushte do te ishte gabim ti detyrojme me ligj . Te mbetet e hapur por me disa kushte qe stimulojne pjesemarrjen ne FA. Do ishte me me interes per te organizuar forcat vullnetare si fillim . Ku koha e qendrimit ne trajnim te paguhet si kategori e veshtire . Me pas te synohet tek te rinjte me nje trajtim te vecant. Ndoshta gradualishte FA do thithin kontigjente ,qe pas mbarimit te sherbimit ushtarak te qendrojne prane reparteve . Tu priten pagat e medhaja qe marrin niprit ,mbesat ,kusherinjte ,krushqinjte dhe simpatizantet e tyre, te politikanve ,shtetarve e organeve te tjera e te stimulohen keto vende te FA. Vetem keshtu do te filloje rritja dhe moderrnizimi i tyre .