Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminel nga hiçi”

15 Tetor 2025, 08:39Sociale TEMA
Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në

Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, lëshoi një alarm të fortë social dhe kritikoi ashpër gjendjen aktuale të shoqërisë dhe të sistemit të drejtësisë. Vangjeli e cilësoi shoqërinë shqiptare si “tërësisht të topitur”, duke deklaruar se po krijon “breza të tërë kriminelësh nga hiçi”.

Në një metaforë shokuese, ai theksoi se shoqëria është shndërruar në një “mitër që pjell kriminel”.

Vangjeli e lidhi këtë degradim social edhe me keqfunksionimin e sistemit penal, duke mbështetur shqetësimin e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me Kodit të ri Penal, të cilin e konsideroi si “represiv”.

“Masat e sigurisë me burg po përdoren në formë joproporcionale. Ka mijëra drama familjare,” tha Vangjeli, duke mbështetur kështu shqetësimin se burgu si masë sigurie po jepet pa kriter.

Analisti ngriti shqetësimin edhe për zvarritjen e hetimeve të dosjeve me ndjeshmëri të lartë publike, të cilat, sipas tij, prodhojnë thashetheme dhe dëme që i paguajnë qytetarët shqiptarë.

Ai komentoi gjithashtu spekulimet rreth së ardhmes së kreut të SPAK, Altin Dumani. Vangjeli u shpreh se Dumani “e përjashtoi veten nga kandidimi” (për një mandat të dytë), duke dhënë mesazhin se: “unë po tërhiqem por trupa të vazhdojë”.

4 Komente

  1. B
    Bio intelligence

    Jo shoqeria shqiptare, por vellazeria greke, vllehe, serbe, rome etj jane shenderruar ne mitren e tradhtise, krimit e hajnise o Vangjel cobani shkerdhat.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, derisa ne pushtet eshte nje sekt qe ka dale nga mitra e pergjakur qe ka sjelle diktaturen ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Ky Vangjeli është në kontradiktë me veten. Këndej ka hall krimin, këndej citon masat ndaj krimit janë represive... Demek më shumë të drejta për kriminelët. Rrotë me patentë dmth.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji

          Eshte mantaliteti i jone ky.Kushdo qofte,bile per cdo gje kush eshte kunder mendimit apo kundershton njeri,shoqri,parti pernjehere baltoset.Fjalet e para te baltosjes jane : hajdut,mashtrues ...........fundi ta rregulloj un ty qejfin.Duhen breza te largohen kto fjale qe kryesisht Saliu e grupi injorant partiak PD i perdor cdo dite.Shqiperia nuk mendoj se ka kriminela por me teper ka shakllabana e mashtues e manipulator qe smadhojne gjanet per perfitime personale e kryesisht politike.Saluku e rrethi tij ne vecanti jane qendra e ketyre manipulimeve e mashtrimeve.Te rezishem jane budaller qe nuk mendojne qofte edhe per pasojatj,se te mencurit mendojne per veprimin e pasojat.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje