Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit janë ndërprerë pas kaosit që u krijua ditën e djeshme me trafikun, ku mjetet mbetën të bllokuar dhe në radhë kilometrike për orë të tëra.
Burime bëjnë me dije për Report Tv se ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks, për shkak se punimet krijuan bllokim të qarkullimit.
Kontrata e punimeve për këtë aks është 1 muaj, por parashikimet janë që të përfundojë brenda 2 javëve, pra 1 javë punime për njërën korsi dhe 1 javë për korsinë tjetër.
Sipas raportimeve po mendohet që ndërhyrjet për riparimin e asfaltit të bëhen me fasha orare, ose gjatë natës. Por, kjo do të vendoset përfundimisht me policinë rrugore dhe ARRSH, me qëllim që të ketë lehtësim të trafikut.
Punimet nisën ditë e djeshme, por u ndërprerën. Drejtuesve të mjeteve u ishte bërë thirrje që të përdoronin rrugën dytësore: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës, por gjithsesi bllokimi i një prej akseve më kryesore të vendit solli kaos dhe trafik që zgjati me orë.
Akset që preken nga punimet:
Vorë-Maminas
Maminas-Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit
O piktoooor...merru me perparesi me kte rruge edhe leri rruget e fshatrave te laberise! Merru se kjo rruge do na e beje gropen si parti...
Duan ta mbarojne per dy jave dhe kursinin qe ata bejne, duan ta bejne ne kurriz te njerezve Ta mbarojne per njeuaj dhe te punojne naten, cdo dite te muajit.
Hapni njeren karrexhate me dy kahe dhe mbyllni karrexhaten tjeter per punime. Pastaj hapni karrexhaten e riparuar ne dy kahe dhe mbyllni karrexhaten tjeter per punime. Kaq e thjeshte eshte puna. Keshtu i ben bota
10 sufllaqe kush e gjen zgjidhjen. Ndryshe nuk motivohen patronazhistat
Po ju "byreku pa gjize" te PeDes, do lepini gje apo ju mjaftojne koqet e Saliut?
Mos punonin naten 24- 6 se mjeksia thote qe Denton shendetin
Eshte e cuditeshme me Shqiptaret , ore bota mbyll nje rruge per cfar do lloj arsye , e te drejton ne rrugen dytsore , keta Sgqiptare idiota nuk kalojne nga rruga e Ndroqit qe te eleminojne sa me shume trafik , por rine me ore te tera ne trafik e thone e kete rruge o zdua tjeter , edhe duan rruge e pellasin kot .