Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë e bllokimit të një segmenti të autostradës që lidh këto dy zona.
Trafiku është përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një varg i pandërprerë automjetesh që nis nga kryqëzimi i Budullës (pranë Fushë-Krujës) e deri në zonën e Maminasit.
Kolona e automjeteve vlerësohet të jetë mbi 15 kilometra e gjatë. Sakaq, policia i bën thirrje shoferëve të përdorin rrugë alternative.
Njoftimi i Policisë:
Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.
Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.
Perdorni rruget alternative= futjani nga qijelli
Normal po te bej ligjin hajduti i radhes qe ka kap tenderin do rrijne njerezit nga 4-5 ore ne trafik,tregojuni ketyre pune mbaruarve se punohet naten kryesisht,nuk kan pse te paguajne dyfish njerezit edhe per hajdutlliqe edhe te presin neper rruge!Pa le na erdhi per te ber shurren kur degjojme per keto rruget alternative”mesjetare”.
Rruge alternative....ah po rruga e Ndroqit....por per fat te keq edhe ajo eshre lene ne meshire te fatit....me mire te thoni perdorni helikopter ose kuaj e gomere....
O Shtet Bushter shifeni qar smogu Kur shkoni ne Parlamet ju Hajduda bani si Zagar Rrugash Gjysa e mateper e Popullsis marrin nje grusht ilaqe ne Shqipri Po simar nuk doli nje Politikan me punu per Popupullin Krejt Hajduda Kriminela Pill Motre Sala Pill Motre Rama Pill Motre Likja ju qisha far e fis Populli vun kurse ju ju flen Qeni Rat mar Legena
Aaaaa mire tu behet. Kshu eshte kur bytha e shqipos nuk rri dot ne kembe
Perse zvarritet rruga e NDROQIT:Aty nuk punohet.Kjo eshte poshtersi.Mungese vizioni dhe papergjegjeshmeri totale e shtetit dhe Ministres Balluku.Te dale dhe ta shikoje rrugen se ka vend dhe per te bere seks te rehatshem.