Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave

12 Tetor 2025, 18:40Sociale TEMA
Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e

Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.

Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.


“Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine.

Këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”, shkruan Dardha.

2 Komente

  1. T
    T

    Mos ka kene shkemb pa leje dhe e ka shembur ikmt me urdher te rames. Allah allah keshtu do ta pesojne edhe shkembijte e tjere nese nuk votojne rilindjen

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Mesohuni me rregulla o malok, nuk ka më toka te xanuna as karnun, shteti ka rregulla dhe ligje. Te fala Leke Gruaqimit!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje