Gati aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë

11 Tetor 2025, 16:43Sociale TEMA
Gati aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë

Policia Rrugore pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.

Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.

Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

1 Komente

  1. s
    sam

    Nqs do zbatohet do jete shume mire. Duhen rregulluar dhe korsite e bicikletave. Po degradojne cdo dite. Dhe ligji duhet ashpersuar. gjoba e makinave ne korsite e bicikletave duhet te jete te pakten 100 eu. Po ashtu dhe motorrat. te cilet parkojne ne korsite e bicikletave e zene gjithe korsine. Eshte nje cmenduri e vertete qe rregullohet vetem me super gjoba. Tabelat e ndalim qendrimit te hiqen. Te kete vetem tabele lejim qendrimi. Kudo ku parkojne e nuk ka tabele lejimi gjobe mbi 100e. Ndryshe po tallemi. nuk behet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje