Parku i Besimit në Petrelë/ Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi! Të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi

11 Tetor 2025, 10:30Sociale TEMA
Parku i Besimit në Petrelë/ Rama: Nuk është simbol i

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. 

Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare. 

“Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti. Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim, kuptim plotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama gjatë fjalës së tij. 

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

    Park besimi per te.....pabeset tourkalvanoi!? Madje u dashkan edhe "arkitekte prestigjoze" nga London, Lisbon, Paris, Roma etj!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site...... gezuar ramazonin! Imagjinoni kur te ndertohet bourdhelo bektosh state!? Do te shkoi shurra e Arabi m'gju.... gezuar Novruzin!

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Park besimi o hajdut i rilindjes ,besimi dhe harmonia e feve ne shqiperi ka qene prej kohesh,per cfare nevojitet parku per te vjedhur,ne vend te rregullosh mireqenien e popullit ti japesh per nje cerdhe a shkolle meresh me show evropes ,pu race muti

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zalo

        Mjaft harxhuat leket e shqiptareve per budallalliqe , Shteti te investoje direct si aksioner ne ekonomi ose ketu ose ne Bote, boll i hodhet lekt per kumbulla, Leku te investohet dhe te ktheje lek mbrapsht per xhepat e shqiptareve te varfer.Cdo gje per ekonomine .Se po iken ekonomia per lesh

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje