Dy turistë humbin në Parkun e Shebenikut, njëri prej tyre i plagosur

11 Tetor 2025, 15:17Sociale TEMA
Dy turistë humbin në Parkun e Shebenikut, njëri prej tyre i

Një çift turistësh nga Zvicra është raportuar i humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Librazhd, pasi dyshohet se ka dalë nga shtegu i shënuar gjatë një ecjeje malore.

Sipas raportimeve në media, njëri prej tyre ka pësuar dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Në terren ndodhen forcat e emergjencës së Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan, në bashkëpunim me policinë e Librazhdit, të cilat po zhvillojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e Hotolishtit, ku terreni paraqitet i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Autoritetet u bëjnë apel vizitorëve që frekuentojnë zonat malore të tregojnë kujdes dhe të respektojnë shtigjet e miratuara, për të shmangur ngjarje të tilla.

Lini një Përgjigje