Riparimi i segmentit Vorë-Durrës, bllokohet sot qarkullimi. ARRSH: Përdorni rrugët alternative

13 Tetor 2025, 09:25Sociale TEMA
Riparimi i segmentit Vorë-Durrës, bllokohet sot qarkullimi. ARRSH:

Nga sot bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Vorë- Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se  në kuadër të zbatimit të projektit  “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, segmentet Vorë-Maminas-Sukth-Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit do të jenë të bllokuara për një apo dy ditë.

ARRSH u sugjeroi qytetarëve përdorimin e rrugëve alternative sikurse Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Po ashtu, ARRSH sqaron se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.

Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

 • Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

 • Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment”, thuhet në njoftim.

2 Komente

  1. D
    DR

    ARRSH e Suedisë jan kta??!?!! Po ku ka rrugë alternative më?????

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      Vjedhje e paster gjakdhjeresh ajo rruge duhet te behet e koncipohet nga e para me te pakten 3 korsi nga te dyja anet nga Tirana deri ne Durres. dhe Drejtim per ne Golem nga ajo rruge shpifet gjithashtu. Gjakdhjeri gerrku servi afrikani lan m.... me sh.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje