CEOWORLD ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore të vendeve më të mira për femrat, bazuar në një anketë të kryer me gati 280,000 gra nga e gjithë bota. Studimi vlerësoi 156 vende në nëntë atribute të ndryshme, duke përfshirë barazinë gjinore, përqindjen e vendeve legjislative të mbajtura nga gratë, ndjenjën e sigurisë midis femrave të moshës 15 vjeç e lart ndërsa ecin vetëm natën, barazinë e të ardhurave, shqetësimin për të drejtat e njeriut, fuqizimin e grave, nivelin mesatar të arsimit të grave si dhe përqindjen e grave të moshës 25 vjeç e lart që janë të angazhuara në punë të paguar dhe nivelin e përfshirjes së tyre në shoqëri.
Mirëpo, cilat janë shtetet më të sigurta për të jetuar nëse je femër? Nëse marrim në shqyrtim të dhënat për Shqipërinë, rezulton se vendi ynë është ndër vendet më të mira për gratë. Shqipëria renditet e 44-ta nga 156 vende të marra në analizë. Ndërkohë, edhe në rajon, ajo renditet e dyta, duke ruajtur një rezultat mjaft pozitiv dhe duke u vlerësuar me 82.87 pikë.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, rezulton se Serbia qëndron në krye të klasifikimit rajonal, e pasuar nga Shqipëria. Pas tyre renditen menjëherë Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, përkatësisht me 82.8, 82.6 dhe 82.4 pikë.
Holanda renditet si vendi më i mirë në botë për gratë. Norvegjia dhe Suedia pasuan në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht, ndërsa Danimarka u rendit e katërta. Tetë nga dhjetë vendet më të mira për gratë janë në Evropë, duke përfshirë Finlandën (Nr. 5), Zvicrën (Nr. 7), Francën (Nr. 9) dhe Gjermaninë (Nr. 10). Kanadaja (Nr. 6) dhe Zelanda e Re (Nr. 8) gjithashtu u renditën në listë.
Nga ana tjetër, vendet ku jeta e grave paraqitet më e pasigurt dhe problematike janë Siria, e vlerësuar me 21.9 pikë, ndërsa pas saj renditen Çadi dhe Somalia me 19.3 dhe 14.6 pikë. Në fund të listës gjendet Republika Qendrore Afrikane, ku, për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit dhe ekonomisë, jeta për gratë paraqitet veçanërisht e vështirë.
Eshte e vertete, Na u desh te iknim ne emigracion per ta kuptuar qe gruaja ne perendim te Europes rri ne shtepi, sbene karriere. Po beri karriere e kane inat. Mbahet me pensionin e burrit. Shih Gjermnine qe gjithe grate punojne me 20%-30% dhe jo me rroga te plota, sepse duhet te marrin e te cojne femijet neper shkolla.
Nese je me shami e pa profesion po.
Nuk ju vjen turp qe publikoni te tille idiotlliqe a zgjatim i zorres se trashe te Edi Rames????
Shume e sakte, ne shqiperi grate per nje vend pune gojoren e kane profesionin e pare , i lejohet me ligj te shkerdhehen me pronarin apo shefin, apo dhe me profesorin dhe ne fund ankohen se nuk gjejne dot cuna te mire per tu martuar
Vendi me i mire per te jetuar nese je grua.???!!! Mbase e mbasin me statistika grave te haremit te sulltanit te Surrelit. Se kuptim tjeter ska.