Punimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton për oraret kur bllokohet rruga

14 Tetor 2025, 20:11Sociale TEMA
Punimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, Ministria e

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dalë me një njoftim lidhur me menaxhimin e trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit.

"Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

• Vorë-Maminas,

• Maminas-Sukth,

• Sukth-Fllakë,

• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment", lexohet në njoftim.

Ministria shton se "të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas - Katër rrugët e Shijakut - Durrës".

"Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit - Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi", lexohet më tej në njoftim. 

Lini një Përgjigje