Kjo ish-mësuese, tashmë do të ketë punë edhe me drejtësinë, për ushtrim dhune ndaj nxënësve. Nuk ka asnjë arsye që ta justifikojë sjelljen e saj dhe veshjen e përparëses së mësuesit. Nuk kam asnjë qëndrim tjetër për këtë.
E di që mund të duket tepër, por unë nuk ndaj as të njëjtin mendim me lumin e sharjeve, mallkimeve, kërcënimeve e përbetimeve që mbushën rrjetin, për “t’ia këputur kokën, nëse do ia kishte bërë këtë fëmijës tim”, etj etj.
Edhe në këto kushte, unë po tentoj të them, se kjo mësuese është po kaq viktimë sa edhe fëmijët që ajo rreh.
Asnjë nxënës nuk kishte bërë detyrat.
Asnjëri nuk kishte hapur librin. Këdo që pyeste, nuk dinte asgjë.
Ajo, si një e çakërdisur, e lëshuar nga nervat, turret mbi ata që duhet ti mësojë, por që nuk mësojnë, duke u tjetërsuar në një njeri të dhunshëm.
Unë dua të bëj avokatin e djallit, në të cilin ishte shndërruar ajo.
Përse po i qëllonte fëmijët? Që të mësonin, apo jo? Por fëmijët janë “dru” dhe ajo bëhet bishë duke thënë se “ju jeni dru, jeni vetëm për të ngrënë e për të dhj…”. Por në fund, ajo kërkon që ata të mësojnë, jo që ti lajnë makinën asaj, apo jo? Dhuna nuk justifikohet, dhe ajo duhet të dorëzojë përparësen e bardhë. Por ajo është 58 vjeçe. Pret pensionin. Nuk është dorëzuar, që të thotë “në djall vafshi po nuk deshët të mësoni”. Në përpjekjen e saj për të bërë mësuesen, ka dalë nga binarët.
Unë jam i bindur se ka shumë, po shumë mësues që janë në pozicionin e saj. Ata duan ti mësojnë fëmijët, por kur dështojnë, thjeshtë shtrëngojnë dhëmbët. Britma e saj “Ma shpifët” është britma e një arsimtari që iu është shpifur profesioni.
Po prindërit e atyre fëmijëve e dinë se në ç’gjendje i kanë fëmijët e tyre? Sa prindër ka në këtë vend që nuk dinë as në cilën klasë i kanë fëmijët?
Unë nuk e justifikoj në asnjë fjalë e asnjë veprim atë ish mësuese, por e shikoj atë si viktimë të një sistemi arsimor, shoqëror e social që ka ardhur në degradim dhe ku detyra kryesore e mësuesit shpesh është të mbajë qetësi në klasë.
P.S: Për kursim kohe, atë pyetjen “po sikur t’ia bënte fëmijës tënd atë gjë, çfarë do të bëje ti?” -, mos ma bëni se nëse fëmija im do ishte në atë gjendje, unë do isha duke bashkëpunuar me atë mësuese e shpullën e parë ndoshta do ia jepja vetë.
Kjo është një ftesë për diskutim, pasi problemi nuk zgjidhet me përjashtimin apo arrestimin e një mësueseje.
Ata prindër që duan fëmijët e tyre të mësojnë që të bëhen dikush. I cojnë në shkolla private. Fëmijët e atyre Fundërrinave që kanë ngelur në Albanistan,bëjnë sikur i cojnë në shkolla normale. Në kohën tonë,prindërit i jepnin leje mësuesit ti binte me shpullë ,nëse nuk kishte bërë detyrat.
Funderin eshte familja jote qe ta shkerdhejne vendasit aty ku jeton.
Shvejk, je funderine!
Mua me ha ♿ti aty ku e bej.
Je tamam Shvejk. një fundërinë dhe një ndyrësirë që qelb dynjanë. janë prindër si ty që pjellin fëmijë rrugaçë dhe debila. Me një fjalë llum. Brez pas brezi. Ndryshe mësuesja është nxehur kot. I kishte vënë nga një 10 të gjithë nxënësve. Këtu që nga kryeministri dhe deri te i fundit janë për tu pushkatuar. Dhe kjo mësuesja nxehet me ca nxënës të dalë nga llumi. Gjithë Shqipëria është kthyer në llum.
Një grua sheh në supermarket një burrë dhe e pyet: - Më falni,! Mos jeni zoti Spiro ju? - Po, u përgjigj burri...... - Një nga fëmijët që kam unë, është djali juaj, i thotë zonja dhe buzëqeshi....... Zotëria u mendua për ndonjë raport sexual dhe i vetmi rast kishte qenë 10-12 vite më parë...... Buzëqeshi , i zgjati dorën gruas, dhe i tha: - Ou, Vjollca, më fal që nuk jam interesuar. Po pse nuk më ke thënë që mbete shtatzanë...... Çfarë thua, i tha gruaja e çuditur. Unë jam Ermira , jam mësuese dhe në klasën time është edhe djali jot.....
bravo Juli
jul,prindërit tanë nuk "i jepnin leje mësuesit ti binte me shpullë"!ndodhte e kundërta!kur ti i thoshe se (unë nuk e bëja kurrë)"mësuesi më ka qëlluar me shpullë",e para përgjigje që merrje ishte shpulla(ishe i lumtur nëse ishte teke),së dyti të shtrohej pyetja "çfarë mutin ke bërë ti që të të godiste mësuesi?"!mësuesi e kishte lejen nga prindi,sepse mësuesi ishte profesionist dhe në shumicën e tyre,i trajtonte fëmijët si fëmijët e tij!!
Dakord qe shoqeria shqiptare eshte degjeneruar nga mediat sociale qe duan gjak per klikime, jane kanceri i Shqiperise. Edhe ti je pjese e ketij kanceri. Nje mesuse duhet te jete profesionale e jo te sillet si gardiane e mesjetes. Femijet kane aftesi te ndryshme dhe para se te qellosh qe eshte ilegale dhe denohet me ligj mbase ja vlen te therrasesh prinderit ne mbledhje, te diskutosh dhe te mos dorezohesh. Kjo eshte puna e mesusit, nese nuk te pelqen apo nuk te mbajne nervat te gjej nje pune tjeter.
Bie shume dakord me shkrimin i nderuar Z Kikia. Po ashtu kam bindjen qe ne lumin e fyerjeve qe pushton rrjetin ne kesisoj lajmesh, jane pikerisht ata prinder qe nuk kujdesen aspak per edukimin e femijeve te tyre, por thjesht i dorezojne ne shkolle
JE I MADH DHE PIKE,,,,,,TE DREJTAT E NJERIUT???? STE LE SOROSI SE BEHET NAMI,,,,,,DUHEN ANALFABETE PER TI GENJYER ME LEHTE.......
Urime Mentor, kaq njerezor dhe i vertete konstatimi yt!
Keto lloj mesuesesh nuk arrijn te dalin ne pension.
Po emisioni STOP me cte drejte i perdor femijet si vegel per te regjistruar dhe lincuar mesuesen qe ju kerkon detyrat. E gabuar metoda e saj por keta femije po mesohen me metoda te ulta per te fituar te drejtat.
SHUMICA E PRINDERVE QE KANE FEMIJE NE SHKOLLA PUBLIKE NUK DINE SE NE CILEN SHKOLLE SHKON FEMIJA CFARE KLASE ESHTE DHE CFARE DIJESH KA PERFITUAR. ATA VETEM E POROSIS IN KU TA MBAJNETHIKEN DHE SI TE POSHTEROJNE SHOKET DHE MESUESIN. KIKIASI SHKRUANI DENGLA GAZETARESH. GAZETARET. JANE BERE GENJESHTARET ME TE MEDHEJ SOT NE SHQIPERI. KY KIKIASI ME QENE SE È RREF DJALI I TIJ I JEP LEJE QE TA RRADHE MESUESI ME QENE SE VETE NUK KA TAKAT
Nje mesuese shume e mire per te nxjerre femije qe neser te behen kriminele, te frustuar,te pakaraktere te suksesshem
O mentor, nuk eshte shpulla zgjidhja. Ajo mesuese, qe nga menyra si fliste dukej thjesht e vetem si nje rrugaçe. Nese femijet nuk mesojne, apo nese gjithe klasa vjen e papergatitur ne mesim, atehere ketu ka nje problem dhe problemi fillon tek mesuesi dhe shkon edhe deri tek prinderit e femijeve. Mesuesi duhet te gjeje menyrat se si t'i nxise, t'i frymezoje dhe si t'i beje presionin e duhur pozitiv qe femijet te dalin nga situata e ndere ku jane. Prinderi duhet t'i rrije me prane, te asistoje tek problematikat qe ka femija. Nese i rreh çfare edukimi i jep perveçse dhunes? Ai ose ajo do te mesojne prej frikes por nuk do te perthithin asgje dhe me pas kane per te bere me keq. Madje shembulli qe marrin eshte se çdo gje realizohet prej frikes nga dhuna. Kjo eshte absurde!Neser keto femije do te jene shembelltyra e dhunes, dhe frika e tyre do te shnderrohet ne frustrime qe do te shperfaqen ne forma te ndryshme kundrejt njerezve me te dobet, madje fillimisht femijeve te tyre. E keshtu shoqeria zhvillohet ne rrethana absurde ku dhuna, nenshtrimi dhe ulerimat jane te vetmet metoda qe funksionojne. Nderkohe nuk eshte ashtu, duhet te jete e kunderta.
Plotesisht te drejte me llogjiken tuaj! Une do ta falenderoja mesuesen qe kerkon ti fusi gangsterret e vegjel ne binar! Dhe do kerkoja urgjentisht te behej mbledhje kolegjiale per situaten emergjente ne shkolla! Pergjegjesi totale ka familja! Keto do jene kuadrot e ardhshem!
Keto gjera jane kaluar dhe ne USAn e viteve 70 -80-90 Shikoni filmin arome gruaje, dhe flitet per nje kolegj privat super cilesor. Imagjino neper cepat e getove qofte dhe ne shkolle shteterore. Kishte femij te paprekshem sado ishin problematike. Shoqerite kudo te jene, po nuk ka frena do kete shthurje. Me mbas ne usa dhe femij kongresmeni te jesh perjashtohesh nga shkolla Shume femij shqiptar mes New York apo Michigan tentuan te sillnin frymen e rrugacerise ne shkolle, jo vetem denoheshin dhe me burg, po dhe prinderit trajtoheshin si familje problematike. Dhe rane squk 90 per qind e trimave shqiptar. Ketu? Femijet e bllokmeneve pdiste dhe socialiste. Kane bere vrasje, dhe kane dale me qortim, dhe mesuesit jane pushuar nga puna. Eshte me se e qarte. Drejtori I shkolles mik me prinder me pare apo pushtet, drekojne se bashku qe neser te kercenojne mesuesit pse I kerkon nxenesit te jete nje femij normal. Krahasim vulgar. Nje rajon policie, po te kete shef nje tip kozeni apo mitat havari, ti shohesh policet te duken si gjenerale ne kohe te dulles apo police gjerman. Te vesh shefa qe komandohen nga politika! Ca pret nga polic te thjeshte. Kshu dhe drejtoret e shkollave jane. Harrojme qe edukaten apo edukimin nga nje here duhet me ridukim. Ndryshe nje dru I shtrembur shemb stiven. Te vjen zor te degjosh fjalorin e vajzave ne shkolla. Lere djemte. Policia nga nje here krimin e lufton me plumba ne domosdoshmeri, dhe shpulla per popull nga nje here eshte e nevojshme, me kombe si ne dhe I madhi zot ka themi, dajaku ka dale prej xhenetit. Jame kunder cdo dhune, po kur nxenesi godet mesuesin cduhet te beje,ti kthej faqen tjeter. Mendoj as ne suedi nuk ndodh kjo gje. Jo tek ne, qe po ti ngrefet ministries se arsimit per komtroll ne shkolla, gjen me teper thika sa ne gjith dyqanet e mishit mbare ballkanit. Kjo sepse I duhen berishes nxenes molotovi, dhe rames cyryk brez pa vlera shoqerore.
Pa dyshim veprimi dhe fjalet e kesaj, tashme ish mesuese, jane te papranueshme dhe meriton te gjykohet si moralisht dhe profesionalisht. Por perpara kesaj duhen bere disa pyetje. - cili eshte ambienti ku punojne mesuesit sot ? - a ka femije sot, a ka shkollare sot, a ka familje sot, sa jane ata ( perqindja ), pra cila eshte "lenda e pare" me te cilen duhet te punojne mesuesit ( ne rast se edhe nga kjo kategori akoma ka ) ? - mos valle duhet te riprodhojme ate qe thuhet se e ka thene F. Nano kur ishte kryeminister "pse duhet te jem i pergjegjshem me nje popull te papergjegjshem" ?
mësuese unë jam me ty unë jam 70 vjeç edhe ne kemi qenë në shkollë edhe ne na rrihte mësuesi kur nuk mësonim apo bënim gabime,por kot asnjë herë. Në fund të fundit është një shprehje që thotë dajaku ka dalë nga xheneti.dhe dajaku përdoret kur fjala spi ujë.
Saktë , nuk kam ç farë ti shtojë.
Me vjen keq per Mesuesen ajo e ka pasion profesionin e saj , ne kto koh thjesht duhet te dorzoet ti ler kafshet ne renie te lir qe kto shpullat e mesueses kta femij tja kthejn prinderve te tyre kur te rriten , ateher do i japin te drejt ksaj mesuese te perkushtuar ne profesionin e vet , emisionet investikative duan vetem lajm te marin rrogen dhe nuk i plas as per fmit as per msusen , shoqeri e perplasur pertok e shkaterruar totalisht , mesuesi te qorton per nje arsye per nje gabim , nje prind injorant kafsh qe hiqer si modern me shum se detyrat kerkon te drejta dhe kur ato nuk justifikohen , lerini sot femijet te qet o mesues lerini te rrin me telefonin ter kohen siçkan qef kta prinder qe kerkojn hakmarrje ne fund te vitit jepini ate qe meritojn 4 tek e fundit gomeret lerini siç jan rrac gomeresh , i bien bythes me grushta me von mos u beni merak .
E ke gabim Zoti Kikia! Duhet thënë që brezat e rinj janë dryshe nga brezi jot dhe dhuna përvec se dënohet me ligj nuk është produktive. Roli i mësuesit në shoqërinë e sotme nuk është celsi dijes si dikur por një udhërrëfyes drejt dijes që i tregon nxënësit rrugën drejt informacionit të sakte dhe të nxënit. Fëmija nuk ka faj , duhet të jetë mësuesi që ta bëj të interesum për lëndën nxënësin dhe Jo të recitoj për mëndësh mësimin. Dhe e fundit prandaj është vlersimi me nota , nëse nxënësi nuk është përgatitur vlersoje me 4 notë ngelëse dhe ngle, Jo ta rrahësh. Nëse ti e ngel bën detyrën e mësuesit dhe je me të drejtë.
E ngel, por ai fëmijë të vjen të hedh acid, të ngul thikën; prindi i tij paguan rrugaçë, njëjtë me fëmijën e tij dhe t'a bëjnë jetën në shkollë e jashtë saj të pa jetueshme... atëhere? Mësuesi është udhërrëfyesi i dijes, por si, kur nxënësi nuk nxë që ta gjejë atë rrugë... Atëhere kot që i çojmë fëmijët në shkollë kur, ata, nuk duan të nxënë... Pse në shkolla private nuk ndodhka një gjë e tillë, siç thotë dikush?... Se ai nuk i pranon nxënës të tillë, se prindi i thotë se paguan një mal me para për të nxënë, etj... Ndryshe shkolla publike, ku shteti ka obligim ligjor shkollimin e fëmijëve deri në një stad të caktuar. Nuk është çështje dhune e frike këtu, por çështje edukimi shoqëror e familiar. Është çështje e edukimit keq, të kapjes së suksesit lehtë, pa përpjekje ose qyl, nga puna e të tjerëve dhe se mund të bëhesh edhe president i Amerikës pa u shkolluar fare, veç të jesh i "shkathët". Imagjino, të kesh turp të mësosh nga opinioni! A e dini se në shkolla të larta ka studentë që nuk kanë dije as sa një nxënës i 9 vjeçares? Dhuna jo, e jo, nota jo, e po atëhere çfar. Shkolla nuk është vetëm vendi i kalimit të kohës, sa për të bëre pak allatkë në "kafazin shoqëror" "udhërrëfyes të dijes". Ç'tu bëjë mësuesi atyre dy apo tre nxënësve që nuk e lënë të zhvillojë mësim për të tjetët?... tu tregojë një përrallë, tu këndojë një këngë?... ata as atë nuk e duan... ti nxjerrë jashtë?... nuk dalin; për gallatë kanë vajtur në mësim, atëhere çfar?... të durojë dhe me guxim të vazhdojë tu udhërrëfejë rrugën të tjerëve mes një ferri që nuk merr vesh i pari të dytin dhe rruga nuk duket gjëkundi?... të largohet vetë nga detyra?... po familja që ka për të mbajtur?... Të ikën kapaku i kokës! Ti çojë tek drejtori?... po drejtori çfar? Njëlloj; do t'i përjashtojë nga shkolla dhe çfar, nëse prindi, shoqëria, shteti, në fund të fundit nuk reagon për rregullat e disiplinës në shkollë. Shkolla është edhe edukuese e disiplinës morale në një grup shoqëror, ai fëmijë që nuk respekton ambjentin, edukatorin që kanë caktuar si udhërrëfyes të dijes, nesër mund të bëhet biznesmeni më i madh apo qeveritari me i lartë i vendit, por nuk do të jetë kurrë Njeri. Dikur rrolin e udhërrëfyesit e kishte feja dhe nxënësit kishin të paktën frikë nga zoti, por edhe kleriku i ndëshkonte nga pak "të pabindurit" për tu treguar atyre "ferrin" ku po drejtoheshin. Dridhej familja se buka mund tu mallkohej. Kohët kanë ndryshuar, por rolin e klerikut dhe atij që tregon rrugën e "ferrit", kush e ka marrë. E këtu nuk bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve të nënështruar dhe të trysnuar nga frika, por të vetëdijshëm se njeriu është qënje shoqërore e ndërgjëgjëshme. Madje, nga shkolla e "frikës së ferrit" dolën mendimtarët më të guximshëm të mohimit të "frikës së ferrit". Jam kundër dhunës, por edukimi shoqëror duhet bërë ndryshe dhe në bashkëpunim me institucionet arsimore që ka ngritur kjo shoqëri, me një moral që e kërkojmë tek të tjerët.
Jo mor jo. Po të isha unë u vinja 10 të gjithëve. Nuk ke mësuar?! Nuk di asnjë fjalë?! Ik ulu, 10 me yll. Pse mësuesi apo mësuesja do e kthejë kafshën në njeri?! Kjo kohë ka ardhur. Nuk ka më respekt as për mësuesin, as për prindërin, as për shtetin apo të mirën e përgjithshme! Respektohen vetëm të fortët, gangot e lagjeve, të pasurit banditë. Zoti e shuajtë Shqipërinë kështu si përfundoi.
Të nderuar prindër të revoltuar me të drejtë,apo padrejtësisht! Kontrolloni fëmijët tuaj,sepse po i keqedukoni! Keni krijuar një sistem ku fëmijën e keni bërë të sillet si i fortë,si gangster rrugësh me shprehje,gjeste,mjete. I vjen turp fëmijës të mësojë. I vjen turp fëmijës të lexojë. I vjen turp fëmijës të bëjë detyrat. Dhe ç'është më e keqja,prindi e justifikon,e mbështet. Ndërkohë duhet të ishte e kundërta. Nëse prindi nuk mbështet mësuesin dhe bashkëpunimi mësues-prind nuk funksionon para fëmijëve hapen dyert e rrugës dhe më keq ato të burgut. Pra,le të kemi më shumë ndikim mbi fëmijët tanë dhe më shumë mirënjohje për mësuesit tanë.
Mentor dy vjet perpara me ftuan nga jashte te jepja leksione ne universitetin e Tiranes ne lenden e robotikes dhe programimit te avancuar per studentet master te vitit te peste inxhinieri informatike. Kishte rreth 50 studente. Nuk dinin tabelen e shumezimit qe zhvillohet ne fillore. Tape topi. Per te ngelur te gjithe. Nuk kishin idene as per gjerat me elementare te matematikes,elekronikes dhe fizikes. Kush ju ka sjelle deri ketu ju thashe dhe ata mu pergjigjen (disa prej tyre). Paraja ,mesuesit dhe prof. shqiptare. Pra shkollat dhe universitetet ne Shqiperi jane nje turp i papare,jane dyqane domatesh ku shitet nje cope karton. Keshtu pra formohet brezi i pjerdhur i ri,mashtrim dhe genjeshtra. Keshtu jane inxhinieret,doktoret,gazetaret,poltikanet ne Shqiperi. Prandaj Shqiperia nuk behet por do behet nga te tjere per fat te keq.
Kjo është një ftesë për diskutim, pasi problemi nuk zgjidhet me përjashtimin apo arrestimin e një mësueseje. Plotësisht dakord.
ju ka dhene shpulla mesuesja?! eshte tallur mesuesja me keta nxenes qe jane gdhe?! frustrimi i saj, deshtimi i saj me keta nxenes lexohet shume qarte. dhe njerezit reagojne ne menyra te ndryshme. dac prinderit a dac ajo vete. mbase eshte me mire te ta jape mesuesi shpullen e pare, se sa jeta kur te dalesh ne jeta, me besoni ... jeta nuk jep shpulla po grushta. po te shohesh nga afer mesuesja jep me shume shpulla verbale, te cilat ndoshta jo aq te renda sa shpullat fizike, jane nje ulerime se ku arsimi ka ikur e rene ne gjendje te lire, frustrim total i edukatorit (po flasim per nje grua qe e ka kaluar gjithe jeten ne arsim). po u cmend e frustrua mesuesi me besoni ka mare fund gjithe sistemi. mesuesi eshte fundori i cdo traume nxenesi ne perpjekjen e veshtire per edukim. thone ai qe te reh te do. me kujtuan mesuesit e mij qe me hir e pahir me dhane vlera qe dua ti kene dhe femijet e mij. edukimi eshte proces qe nuk vjen embel e natyrshem gjithmone. genjejeni veten prinder shqipetare se po i edukoni femijet duke i cuar e mare nga shkolla vetem. edukimi si cdo sistem i kalbezuar ne shqiperi po ju jep ate sinjal qe. e mer ngado ne shqiperi : po deshtojme! nxenes qe nuk dine te bashkojne e gjejne dy pika?! E rrofsh e te ndritte shpirti o Jorgo Malita qe me ke dhene matematike!
I vetmi gabim i mesueses eshte Se nuk e ka lene punen me mohe....!
Arsimi ka rene prej kohesh ne Shqiperi, qekur u krijuan dyqanet univesitete, ku nje shok i im ne Fier, pse leu me boj ish turizmin (ne vend te lekeve) mori nje diploma dhe master. Ne 2011 shkon e punon ne dogane. Shoqeria (pjesa me e madhe), partite politike keshtu e duan popullin. Nese nje vend humb shpresen per te ardhmen, kjo sepse arsimi ka deshtuar dhe opozita bazohet mbi molotovet dhe dhunen.
Arsimi ka rene prej kohesh ne Shqiperi, qekur u krijuan dyqanet univesitete, ku nje shok i im ne Fier, pse leu me boj ish turizmin (ne vend te lekeve) mori nje diploma dhe master. Ne 2011 shkon e punon ne dogane. Shoqeria (pjesa me e madhe), partite politike keshtu e duan popullin. Nese nje vend humb shpresen per te ardhmen, kjo sepse arsimi ka deshtuar dhe opozita bazohet mbi molotovet dhe dhunen.
mesuesja ka gabuar nga lodhja ,stresi, kerkesa per rezultate, konkurenca ,frika e humbjes vendit te punes per shkak te numrit te nxenesve etjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeer PO sistemi arsimor ,kolektivi,shoqeria,drejtoria ,sherbimi psikologjik ,social KU ISHIN qe e hodhen ne ruge kete mesuese ne moshe ??????????????????????? Akemi ne aq mesuese qe ti denigrojme kur gabojne A nos duhet te ishim kujdesur per TE me pare
Kjo mesuese duket qe ka bere gabim nga pasioni qe ka per te mesuar femijet. Ndoshta veprimet e saj kur shikohen te vecuara te duken shume te renda dhe cdo njeri ben pyetjen, po si vepron keshtu nje mesuese? Po ne fakt ne qe gjykojme jemi larg , e kemi te lehte te themi kjo keshtu dhe ashtu. Po te shkoje njeher stopi ne nje klase dhe te filmoje nxenesit me shkopinj qe rrahin mesusesen, qe e ofendojne me kuc e me mac, nga familja e nga te gjithe robte, me fjale e fjalor te denje per gangsteret e filmave hollivudian. ne klasa nje mesuese nuk rri dot, se femijet jo qe smesojne por tallin njeri tjetrin dhe ne fund tallin dhe mesuesin. Mesuesi me i mire eshte ai qe mban klasen ne qetsi. Asgje tjeter nuk i kerkohet mesuesit thjesht te mos ju bej mesim qe ata te jene ne rregull. kam nje rast> Mesuesja kontrollon detyrat dhe nje nxenes i tha nuk i kam bere, pse i thote mesuesja, sepse nuk doja. Mesuesja gati ta qellonte, e perkedheli ne sup dhe i tha mire te keqen mesuesja mos i bej. Cfar te bente ta kritikonte , ti bertiste, te kerkonte pse nuk i ke bere, etj etj Do ti thonin po perdor dhune verbale. Prandaj Ministria e Arsimit kete mesuesen kurr nuk duhet ta pazulloje, sepse keshtu jep mesazh negativ tek Mesuesit dhe nxenesit ne mbare shkollat, qe te mos mesojne se ndryshe mesuesje qe kerkon llogari e peson. Kaq kisha por ky eshte nje problem madhor, qe edhe stopi duhet ta kuptoje, qe ne kete rast ne vend te vere vetulla, po nxjer syte e kesaj shoqerie.
80% e nxenesve ,stdenteve Jane puka ne dell nuk dine tablet e shumezimit nuk dine shkruajne gjuhen shqipe . A I keni pare kur shkruajne mesazhe midis tyre? Nje djale me gjimnaz me tha nje dite dua te shtroj dyshemene ma parket hajde mate pak sa metro katrore eshte se nuk e mas dot . A e kuptoni ku jemi ? Provimet I marrin me leke t
Problemi qe ngre Z.Kikia eshte nje problem shoqeror qe haset kudo dhe jo vetem ne Shqiperi.Sot nxenesi,i perkrahur nga prindi dhe nga njerezit qe nuk duan shoqeri te afte bejne te "fortin"me mesuesin.Ne jo pak raste edhe me policin.Ligjerisht ne cdo kohe ndeshkimi fizik eshte i ndaluar me ligj dhe te ndeshkon.(edhe ne diktature,ndeshkimet fizike,megjithese ndodhnin,denoheshin.) Mesuesi asnjehere nuk qellon e ndeshkon nje femije qe eshte i interesuar per mesimin.Dashuria per profesionin, qe nxenesi te mesoj dhe te behet i mire mund ta devijoj nga nga qendrimi pa ndeshkim,qe eshte jo normale por njerezore.Dikush nga komentuesit na tregon se ne shkollat private nuk ka qendrime te tilla.Natyrisht,ne ato shkolla prindi i "pasur" e ka blere noten dhe jo dijen.Po ju them se shoqeria nuk fiton me ndeshkimin e asaj mesueseje por,degradon me shume situaten e femijeve dhe shkolles.Te punosh sot ne shkollat shqiptare duhet te jesh nje njeri pa nerva,pa dashuri per profesionin dhe pa dashuri njerezore.Duhet ti lesh te bejne si te duan,te te kercenojne dhe ne fund mundesisht ti vleresosh me 10-ta te pa merituara.Njerez,mesuesi eshte prind si ju qe flisni.(PS:dora e nenes dhe e mesuesit te godet por nuk te vret.)
E kam shtepine after shkolles Vasil Shanto dhe shoeshine rastis qe kaloj kur dating nxenesit nga shkolla .Po ju them me pergjegjesi qe fjalori qe perdorin vajza dhe djem te adoleshences mua me vjen turp ti perdor !!!! Nga ato shkolla edhe kur ka ngelur ndonje mesues I sakte I ndergjegjeshem ne e debojme sepse paska shkulur veshin ketyre lapanjozeve pa edukate Shembull I mire per mesueset .....jashte ata paguen ne baze te performances Prandaj eshte ne kete derexhe aresimi dhe ka per te shkuar me keq!!!!