Izolimi i juglindjes për shkak të shembjes dhe zhvendosjes së rrugëve ka sjellë pikëpyetje mbi sigurinë në zonë.
Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të kontratave në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gëzim Noni, ishte këtë të enjte, 26 shkurt, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku dhe dha disa përgjigje mbi shqetësimet lidhur me këtë problematikë.
Fillimisht, Noni shprehet se në vetvete nuk përbën lajm shkarja, por bllokimi i qarkullimit rrugor. I pyetur përse ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur dikur, duke marrë si shembull kohën e ish-diktatorit të vendit, Enver Hoxhës, përgjegjësi i ARRSH-së shprehet se ndryshimi në këtë rast është fluksi.
“Shkarje të tilla i shohim se i kemi dhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria. Në të njëjtën situatë është Turqia, ka qenë Italia, vendet e rajonit, etj., etj. Ajo që bën bujë është ndërprerja e trafikut. Kjo është…
Pastaj, ka dhe një gjë. Fluksin që kishim në kohën e Enverit nuk ka lidhje me fluksin e sotëm. Fluksi avancon me vite”, tha Noni.
Fakti që këto shkarje kanë ndodhur në të njëjtën kohë, si në Librazhd-Përrenjas, si në Boboshticë-Dardhë, a justifikohen për shkak të motit? Për këtë, Noni tha se për aksin Boboshticë-Dardhë shembja është e vjetër dhe se nuk ka pasur fonde tek ARRSH-ja që të zhvillohen projekte në këtë rrugë.
“Sa i përket Boboshticë-Dardhë, është një shembje e vjetër, e evidentuar. Ka vite që funksionon ashtu. Janë bërë projektet herë pas here, presim në çdo moment një financim, që deri më tani nuk është bërë i mundur. Kështu ka funksionuar, por sillet në vëmendje qëllimisht dhe sillet sikur është bërë nami gjithandej. Madje, na faturojnë rrugë që s’janë aspak të institucionit tonë. Na faturojnë rrugë lagjesh, fshatrash…”, tha ai.
Pyetja më e madhe që shtrohet është se çfarë ndikon më së shumti në degradimin e rrugëve? Faktorët janë të shumtë, duke nisur nga ata të shkaktuar nga natyra, por diçka që veçohet nga Noni është kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Këto të fundit, janë shpesh mbi norma, çka pasojnë dhe në prishjen e rrugëve.
“Kanë rol të jashtëzakonshëm. Përveçse që kemi dhe një gjë tjetër që duhet ta themi, madje duhet ta themi me zë të lartë. Të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë janë mbi normat e lejuara. Të gjitha! Nuk kontrollohen, nuk menaxhohen, sot që flasim kjo gjë nuk ndodh. Kjo vërehet gjithandej. Shkaku kryesor i degradimit të rrugëve janë këto mjete të transportit të rëndë, me ngarkim mbi normat e lejuara”, tha ai.
amon mre sa i gjut qeke ? pash zotin e ke natyrale zgjuarsine ??
O Ximo ka I gje kto qyfyre kooperativiste mor. Lol. Rruge e tallkaristanit mbi 98% nuk kane asnje raport per rriskun e sigurimit (safety risk ratio) sepse nje nga parametrat kryesore qe eshte studimi gjeologo-inxhinierik mungon ose eshte i fallsifikuar. Amon mer se na lodhet me karlliqe dhe leri specialistet te bejne punen e tyre. Pse nuk ka shembje ke rruga e Kuksit o drru me pre? Shiko studimet dhe pre feasibility qe eshte bere dhe raport progress I supervizimit. Asnje nga keto qe te permenda nuk eshte albanez. Mjaft mor se jeni bo te bezdishem
PO KUSH DUHET TI NDALOJE KETO MJETE TE MEDHA POR EDHE TE MBINGARKUARA??????
Pse keto shkarje nuk ndodhin ne rruget qe ka bere nongrata, or byrazer.
Zoti "cc"! Me vjen keq, por detyrohem qe te ritheksoj per te disaten here se: Pr Dr Sali Berishes, damken "NON GRATA" ja vune ARMIQTE E SHQIPERISE, e theksoj, ARMIQTE E SHQIPERISE, sepse tek figura me permasa boterore e Dr Berishes ata (armiqte) shihnin barrierat universale kunder planeve te tyre ne dem te vendit tone, ata ne bashkepunim me linjen majtiste qe ishte ne pushtet duke filluar nga Amerika me president Joe Biden, vazhdonte me nje Europe edhe kjo majtiste siç eshte edhe sot me perjashtim te Hungarise dhe Italise, nen urdherat direkte te George Sorrosit, moren vendim me unanimitet qe ta hiqnin nga skena politike LEGJENDARIN Sali Berisha duke perdorur politiken e jashteme te plakut te rrjedhur Joe Biden. Por i dashur "cc", ne jemi bijte e te PAMPOSHTURIT Sali Berisha dhe nuk DOREZOHEMI KURRE, PO KURRE deri sa te risjellim demokracine ne Shqiperi e me gjere. Shume respekte nga ana ime per komentin ne forme pyetje te siperm.
Eshte ky plehre ketu qe shkruan ne emrin tim. Nuk ia mban te kete emrin e tij. Por duket nga gjuha qe nuk jane fjalet e mia. Une nuk i lepij kembet as Saliut e as Rames !!!!!
Ti po, ti je trim me flet, nuk lepin kembet e askujt, por behesh nevrikar i madh kur te shajne Salmutin.
Po cfar rruge ka bere nongrata o i uruar , ai vetem shkateroj gjithecka dhe zbrazi Shqiperine futi korupsioni , krimin mbolli drogen , qe pas 90-tes vetem DEGJNERIM ? Ai do plumbin kokes pastaj te tjeret o i biri kriminelit qe nuk e shofim dot se na vjen per te vjelle , as emrin nuk duam tja degjojme ?
Pse nuk gjobiten pse nuk konfiskohen për shkatërrimin e infrastrukturës,pse na i thoni ne këto? Nuk asgjë në dorë në populli çfarë të bëjmë,ju jeni institucionet pse nuk i gjobisni? Pse nuk ju konfiskoni mjetet??
Jo mor djale jo. Kur behen rruget duhet te kalkulohen per pesha extra dhe jo per bicikleta. A i shpenzoni dhe perdorni fondet korrekt apo gjysmat ikin per lesh????.
dakord mor zotëri po ato që ikanë prodhuar këto mjete?! apo për këto mjete ka rrugë të tjera?.Atëhere mos i lejoni të hyjnë në shqipëri dhe mos i lejoni të qarkullojnë. Se ata që i kanë blerë këto mjete i kanë blerë për të punuar , jo për muzeum