Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri

26 Shkurt 2026, 17:50Sociale TEMA
Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri

Qytetarët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar po vijnë në rritje.

Në fund të vitit 2025, shifra totale arriti në mbi 27 mijë e 500 leje qëndrimi, nga rreth 22 mijë që ishin në 2024. Shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.


Trendi rritës vërehet edhe nga ekspertët e pasurive të paluajtshme, përmes kërkesës së këtyre qytetarëve për të marrë apartamente me qira.

“Jo vetëm europianë, por edhe amerikanë ka pasur shumë vitin e fundit, që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i pasurive të paluajtshme.


Numri i shtetasve nga SHBA-të arriti në 1 mijë e 128 banorë, apo 164% më shumë sesa në 2024, kur ishin 427. Sipas ekspertëve, amerikanët janë më të përqendruar në Tiranë, ndërsa italianët zgjedhin qytetet bregdetare.

“Italianët janë të fokusuar kryesisht në Vlorë, por ka edhe në Sarandë, si dhe çekë dhe sllovakë”, shton ai.


Në rritje nga viti në vit është edhe numri i shtetasve që vijnë nga India, Filipinet dhe Egjipti. Numri total i tyre është rreth 8 mijë, ku kryesojnë shtetasit nga India me rreth 2 mijë e 500. Rritja e këtyre shtetasve po ndodh për shkak të kërkesës së madhe që ka tregu i punës për krah pune, sidomos në sektorin e shërbimit.

6 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Skeni turp kur I quani te huaj shqiptaret qe vin nga Kosova per te jetuar ne atdheun e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Vijne se ju duket se ju duket se eshte jeta me pak e kostushme por te kene ndo nje probleme me ligjin do ikin me vrape nga se do ti lene te gjitha leket duke paguar per te gjetur te dreiten.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ehhh

        Me sa përqind është interesi se më pyeti njeri për ITERESIMIN

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Bravo interes tamon i bukur per te zhdukur shqiptaret. Po si nuk Keni turp o te poshter.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkerdhatokracia malokare 7501

            Shvejk bravo , shqiptaret e te gjitha trojeve etnike jane dhe duhet te ndihen ne atdheun e tyre .

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zot hidh tru por merru separi cadrat!

              Vjen Vlora nga Prishtina te jetoje ne Vlore dhe keta e quajne te huaj!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje