“Agjenti” bjellorus në Durrës: La vendlindjen për Shqipërinë, sot ka ngritur biznes

7 Shkurt 2024, 22:25Sociale TEMA
“Agjenti” bjellorus në Durrës: La vendlindjen për

“Dua pasaportën shqiptare dhe djali im të jetë shqiptar”. Ky është Aliaksandr Kavaleuskiy nga Bjellorusia, që prej gati 3 vitesh jeton në Durrës.

“Këtu kam ardhur për herë të parë si turist në vitin 2021 dhe brenda gjashtë muajsh vendosa të zhvendosesha përfundimisht bashkë me familjen time, gruan dhe djalin e vogël. Siç mund ta dini, në atë kohë situata politike në vendin tim nuk ishte shumë e mirë dhe prandaj vendosa të iki prej diktaturës së Lukashenkos. Më pas kur erdha këtu, pashë detin, klimën e mrekullueshme, ushqimin, restorantet, baret dhe pashë që gjithçka që më rrethonte ishte perfekte. Kështu e vendosa se ky ishte vendi që duhej të jetoja”, thotë Aliaksandr Kavaleuskiy, agjent imobiliar.

Tashmë Aleksi dhe familja e tij janë përshtatur më së miri me jetën në Shqipëri.

“Zemra ime është në Shqipëri tani. Djali im ndjek klasën e dytë dhe është i pari i klasës. Ai është djalë shqiptar tani. Ne kemi hapur dhe një agjenci imobilare këtu, për ta bërë Shqipërinë të njohur edhe në Bjellorusi, që duhet ta pranoj nuk njihet aq në masë dhe për të investuar kështu në ekonominë shqiptare”, shprehet ai.

Në Shqipërinë që ka vend për të gjithë atij gjithçka po i shkon mirë, por ka vetëm dy probleme.

“Kam pasur qindra blerës këtu. Unë punoj më shumë me klientë nga Ukraina, Bjellorusia, Rusia etj. Më pak me polakët apo çekët dhe shumë më pak me italianë. Vetëm se çmimet janë të larta. Kur nisa punën çmimi ishte shumë i leverdishëm, ndërsa tani jo më, tani Shqipëria i ka çmimet njësoj me Italinë e Spanjën. Nga ana tjetër vuaj edhe për një punëtor. Më pëlqejnë njerëzit këtu, janë të përgjegjshëm, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të të ndihmuar, por ndonjëherë jo shumë të gatshëm për të punuar. U bë kohë që kërkoj një menaxher dhe nuk po e gjej. Të dijë vetëm shqip dhe anglisht, asgjë më tepër, punën tjetër e bëj vetë”, thotë ai.

Rasti i Aleksit nuk është një rast i izoluar. Vitet e fundit kanë qenë të shumtë shtetasit ukrainas dhe bjellorus, që janë shpërngulur në vendin tonë për shkak të situatës së trazuar politike në atdheun e tyre.

10 Komente

  1. P
    Plepi

    Puneso ndonje koqevar, por problemi eshte se ata vetem majmuni i kupton.

    1. I
      Ilir Meta

      ha ha ha ha ,i madh o plepo

      1. D
        Dardania

        Nje shkja sikur ti kurr nuk do ta. lejonin te shante shkijet ne mediat e shkojeve. Pra, ti o shkja shko ne mediat e shkijeve tuaj dhe aty mund te shkruash kunder shqiptarve cfare te duash.

        1. C
          Celo Mezani

          Ti Plep je vetëm një krimb i ndyrë plepash !

          1. p
            pjeter

            Jo jo,ky do qe nje koqe varur,nga ata me tope te medha, qe ti rrasi plepin deri ne gryke,qe te mos i shkoje mendja me te kujtoje shqiptar.Ky eshte i njejti fis shk.... er pisogrek,qe provokon edhe me pelqimin e redaksise se temes,arsyeja kuptohet, provokime = klikime!!

          2. T
            Trojan

            ha ha je i madh ,,ne fakt shqiptaret e maqedonise flasin me paster ,keta koqevaret zot edhe me perkthyes s meren vesh

          3. L
            Liria

            Vazhdo vlla lavatricen se i duhen leket Piktorit te mbaj ne kembe ekononomine zombie qe ka krijuar.

            1. S
              Sovrani

              Jam kurioz si e fitoi qëndrimin në AL ky?? Se çfarë thotë ky duket si demografike ekonomike. Kemi ne hapësirë të tillë emigrimi?? O Tau nga LB a do ti rruash kufijtë apo jo. Ndonjë ditë prite të vij dhe Lulashenko të ngulet tek fshati I Samirit në Palasë.

              1. S
                Sionisti

                Sa shume ze u jepni ketyre te huajve qe vijne me duar ne xhepa e na kthehen ne biznesmen, eme dashuri te madhe per Shqiperine. Shikoni mire ku kane kembet e per ke punojne se bjelloruset jane vllezer te ruseve.

                1. t
                  troc

                  Kjo eshte kambane alarmi dhe jo rast per tu permendur.Kermat antikombetare po zbrazin Shqiperine dhe me kete ritem pas 10-20 vitesh shqiptaret do jene minoritet.e vetmja gje qe nuk do ndryshoje eshte se edhe tani qe jane shumice nuk i pyet njeri.Jetojme ne Perandorine moderne te Ramut Bej Tiranes.Vaj medet.

                  Lini një Përgjigje