Si do funksionojë skema e pensioneve? kreu i ISSH: Qytetari zgjedh vetë se ku do ta marrë shumën e parave në Itali apo Shqipëri

6 Shkurt 2024, 22:00Sociale TEMA

Si do funksionojë skema e pensioneve? kreu i ISSH: Qytetari zgjedh

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka zbuluar në “Real Story” se si do të funksionojë skema e pensioneve pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai ka deklaruar se qytetari zgjedh vetë se ku do ta marrë shumën e parave në Itali apo Shqipëri.

Sipas Hados, secili shtet do të paguajë pensionin në bazë të legjislacionit të vetë.

“Parimi i kësaj marrëveshje, është trajtimi i barabartë i qytetarëve, që do të thotë çdo shqiptar që është rezident ose ka paguar kontribute do të trajtohet njëlloj si një italian. E njëjta gjë do të vlejë dhe për italianët që do të punojnë në Shqipëri.

Parimi i dytë është ai që i leverdis më shumë shqiptarëve, do të thotë që çdo vit kontributiv, pavarësisht se është realizuar në Shqipëri apo në Itali, do të merret në konsideratë, por ka një gjë që secili vend do të llogaris objeksionin bazuar në pagat që ka paguar në vendin respektiv, që do të thotë në rastin e Karlos do t’i llogaritet pensioni në Shqipëri siç do të më llogaritet juve dhe mua, edhe për periudhën që ka punuar në Itali do t’i llogaritet në varësi si ka punuar atje. Do të marrë aq sa kontribute ka punuar në Shqipëri dhe aq sa ka punuar në Itali, në një farë mënyre do të paguhet një pjesë nga pala  italiane dhe një pjesë nga pala shqiptare”, u shpreh ai.

4 Komente

  1. A
    Abazi

    Po mire,por kur ka punuar 10 vjet ne shqiperi,dhe pjesen tjeter ne Itali,nderkohe qe minimalja ne Shqiperi eshte mbi 15-16 vjet pune a do njihet vjetersia shqiptare ose ajo Italiane

    1. A
      Arbereshi

      me 10 vjet pune ne Shqiperi per momentin nuk te takon pension, por kur marreveshja midis 2 vendeve do hyje ne fuqi, ne Shqiperi do te paguajne pensionin per vetem ato 10 vjete pune.

      1. p
        pilo Lala

        Kjo eshte nje nga marrveshjet me te sukseshme te kesaj Qeverie. Ishte iniciative e Erjon Veliaj qe e nisi kete pune kur ishte Minister i Punes ne 2013-2015. Shume Shqiptar qe kane punuar me pak se 15 vjet ne Itali, do marrin pension Italian, krahas atij te Shqiperise. Jeta e Shqiptareve po ndryshon per mire. Qeveria ka premtuar nje rritje pensionesh kete vit, besoj qe do jete midis 10-20% ne dy vite. Pensionistet kane nevoje per ilace, ushqime, sherbime, doktor.

        1. T
          Tërfoni

          Të rrojë Partia dhe shoku i lavdishëm Edi Rama, o Pilo vëllai! Dhe ty të pastër partia si propagandist i devotshëm që je, o xhan!

    Lini një Përgjigje