Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, ARRSH devijon trafikun për 8 ditë

5 Shkurt 2024, 17:08Sociale TEMA
Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, ARRSH devijon trafikun

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe linjës së re për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet kalimi në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Punimet do të zgjasin 8 ditë, nisur nga e marta.

Lini një Përgjigje