OeAD fton subjektet tregtare për pjesëmarrje në procedurë tenderimi

5 Shkurt 2024, 11:27Sociale TEMA

OeAD fton subjektet tregtare për pjesëmarrje në procedurë

I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerja, transportimi, instalimi dhe programimi i pajisjeve ICT për Shkollën Profesionale Shërbime në Korçë, Shkollën Antoni Athanas në Sarandë, Shkollën Hermann Gmeiner School në Tiranë, Shkollën Petro Sota në Fier dhe Shkollën Thoma Papapano në Gjirokastër” me numër reference 1/2024, dhe fond limit me fond limit deri në 56,000 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) Euro, pa TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 12 Shkurt 2024 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 26 Shkurt 2024 ora 16:00. Të interesuarit mund të shprehin interesin e të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected]

Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake (OeAD)

Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

OeAD fton subjektet tregtare për pjesëmarrje në procedurë

Lini një Përgjigje