Ish-ministrja socialiste humb të atin!

7 Shkurt 2024, 17:49Sociale TEMA
Ish-ministrja socialiste humb të atin!

Milena Harito, një ndër ministret e kabinetit të qeverisë Rama 1, njofton se ka ndërruar jetë babai i saj. Mes dhimbjes për ikjen e tij dhe kujtimeve të bukura që la pas gjatë gjithë jetës, ajo shkruan se Fatos Harito ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur.

“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin.

Në alpinizëm ku edhe u njohën e u lidhën me Tatjanën, në plazhin e Golemit asokohe i shkretë ku shkonim me motorrin e tij të dashur Vespa, në ekipin e futbollit të mjekëve të QSUT ku çdo të premte luanin si të fandaksur, e më pas me mbesën e parë Annën dhe dy  nipat Gregun dhe Enean.

Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Prehu në paqe Toto i dashur”, shkruan zemërthyer ish-ministrja Milena Harito.

Ceremonia mortore për Fatos Hariton do të zhvillohet nesër tek Funeral Alba pranë Medresesë, në ora 12:30, ndërsa vizitat familja i pret ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.

Fatos Harito ka shërbyer për shumë dekada si mjek dhe ka qenë një nga ekspertët e mjekësisë ligjore që ka parë nga afër trupin e ish-kryeministrit të vetëvrarë, siç është deklaruar, Mehmet Shehu.

Bashkë me shefin e mjekësisë ligjore, Bashkim Çuberin, Fatos Harito kreu ekspertimin e kufomës së ish-kryeministrit në vilën te ish-Blloku.

5 Komente

  1. T
    Tiransja

    Do ishte me mire te kishit shkrojtur per punen e kontributin e tij te madh ne mjeksine ligjore se sa te listohej si babai i ish ministres.

    1. A
      Ariu

      Sigurisht. Katowica vazhdon. Sonila Qato na doli goca e llambi gegpriftit...etj etj. Rrace e poshter bolshevikesh

      1. p
        prokurori

        Ndjesë pastë.I shkoftë shpirti në parajsë! Ngushullime familjes.

        1. m
          mos

          Po ai kurioziteti perse jept ne keto momente apo per te klikuar! Ku ka arritur !

          1. e
            e dhjefsha gazetarine

            Edhe cfare se humbi X babain?? pse nuk shkruani per qindra mijera te tjere te moshave shume me te reja qe humbin jeten? pse nuk shkruani per 100 probleme te tjera serioze qe ka ky vend. Mbushni gazeten me tituj gjoja bombe.. late nom, late.

            Lini një Përgjigje