
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”.
Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake.
“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit West Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”- shkruan Rama.
Ku behet kjo infrastrukture
Idioti i Lindes
Edhe pse njihesh që je ‘i zoti’ nga forma ,në këtë 3d,me ndertese akademie,ku ngjan si palester per balerina,i ke qit zbulu akademiket e ardhshem ushtarak,se ‘fluturojnë’ nga xhamat me llastiqe,jo më që teknologjia e sotme ‘t’i hedh plaçkat’ në erë me një dron ‘kalamajsh’… Po çfar tani.po tallesh edhe me ushtrine,kur ajo ka rregullat e veta ,qe nga pergatitja e deri ne mbrojtje a front,është larg syve te civilëve dhe nuk flet,nuk mburret,nuk tregon,,por fsheh,apo ruan sekretet e veta,punon,mbron dhe lufton për të mbrojtur paqen pa shume buje e perplasur duart…
Vetëm për arësim dinjitoz nuk mund të flasësh në Shqipëri. Tek ne nuk ka mbetur asgjë dhe asnjë me dinjitet.