Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Luksemburg, ku është takuar me homologun e tij Luc Frieden. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Frieden, është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se heqja e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe rritja e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri, janë çështjet e dakordësuara në takimin me homologun e tij në Luksemburg.
“Luksemburg - Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.
Fillun pushimet. Ka shku me ba pazaret e pranveres idioti i Lindes.
Arritje te madhe ke bere...marreveshja eshte bere qe ne 2012...zwre se e bere ti...
Jepi Edi Rama,ja ke ndryshuar imazhin Shqiperise ne bote,foltoristet e Sali kriminelit vetem cpifin,babale politiken kan objektivin e tyre.
Çfarë merresh me vënde kot, mikroskopike! Pse e ul veten o shoku Edi, ti duhet të shkosh atje ku të takon, Kinë, Indi, SHBA, Brazil, Pakistan, Francë, Gjermani, Kanada, Australi, etj, këto janë vënde që i përkasin nivelit tënd.
Pakistan????
Po koqe kanari, Luxemburgu do te te mbushi me turista. Luxemburgu eshte sa nje lagje e Lushnjes.